-
VIDEO/ Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, familjarët protestë para Policisë së Shtetit në Tiranë: T’u hedhim një dorë dhé nëse janë vrarë
Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, e kanë spostuar protestën e tyre për gjetjen e trupave të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit. Ata kanë protestuar këtë të martë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë ndërsa 3 prej tyre kanë patur një takim që zgjati gati 20 minuta me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, i cili u siguroi se hetimet do të vijojnë.
2 Maj 2023, 09:59 -
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, arrestohet një person, dyshohet se ka dijeni për autorët! Dyshohet se iu dha shtëpinë me qira
Një 28-vjeçar i identifikuar si Sofokli Baxheri, është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
28 Prill 2023, 09:19 -
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! RENEA dhe policia zbulojnë detaje të reja nga mjetet e sekuestruara
Një automjet i blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO - 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol
26 Prill 2023, 10:34 -
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! Dyshohet se u vranë dhe u groposën në Konispol
Policia dhe familjarët e Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqin), kanë vijuar me kërkimet sërish ditën e sotme në Konispol. Ata rezultojnë të zhdukur që prej gati 19 ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Policia dyshon se të dy janë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit.
24 Prill 2023, 11:45 -
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet për sot në 4 fshatrat
Janë ndërprerë kërkimet për ditën e sotme për 46-vjeçarët e zhdukur nga Saranda të cilët dyshohet se janë ekzekutuar dhe janë groposur.Kërkimet ishin ndarë në 4 fshatra nga policia e FNSH por edhe nga familjarët dhe do të rifillojnë sërish nesë
23 Prill 2023, 19:09 -
-
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet, rifillojnë nesër! Dyshohet se u groposën pas ekzekutimit
Kërkimet për Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarin (Krasniqin) të cilët rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh janë ndërprerë përkohësisht dhe do të rinisin sërish nesër. Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre.
23 Prill 2023, 10:01 -
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, gjendet mjeti në Himarë me të cilin dyshohet se janë rrëmbyer! ‘Benzi’ me targa greke të vjedhura në Lezhë
Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhori dyshohet se janë ekzekutuar. Policia ka gjetur një mjet tip ‘Mercedez Benz’ në Himarë, që dyshon se është përdorur për rrëmbimin e tyre dhe më pas janë ekzekutuar. Mje
22 Prill 2023, 22:18 -
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, burime: Policia dyshon se janë ekzekutuar! Gjendet 'Benz'-i me të cilin janë rrëmbyer
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, mund të jenë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se policia dyshon se trupat e tyre të pajetë gjenden brenda bashkisë së Konispolit. Disa persona me precedentë penalë janë shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje mbi këtë ngjarje.
22 Prill 2023, 22:04 -
Prej 17 ditësh i zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, familjarët e Fatmir Sulovarit protestë para komisariatit: Gjeni trupin, vrasësit s’duam t’i njohim
Familjarët e 46 vjeçarit Fatmir Sulovari, i cili prej 17 ditësh është zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, kanë protestuar ditën e sotme para komisariatit të policisë në Sarandë.
22 Prill 2023, 17:43 -
13 ditë nga zhdukja e 2 personave me precedent penal në Sarandë, familjarët e njërit prej tyre apelojnë ndaj strukturave shtetërore gjetjen e tij
13 ditë nga zhdukja e Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, familjarët e Leonardit apelojnë ndaj struktuarave shtetërore gjetjen e tij. Evanthia, nëna e Leonardit, duke qëndruar në tavolinën ku ishte ulur për herë të fundit Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari, rrëfejnë çfarë kanë ka biseduar me djalin dhe shokun e tij.
19 Prill 2023, 13:26 -
Prej 7 ditësh i zhdukur, publikohet fotoja e Leonard Thodhorit, i përfshirë në masakrën e ‘Qafë-Gjashtës’ në vitin 1997
Kjo është fotoja e 46 vjeçarit, Leonard Thodhorit i cili prej 7 ditësh rezulton i zhdukur së bashku me shokun e tij, Fatmir Sulovari, të dy persona me precedentë të rëndë penalë. Thodhori rezulton të jetë i përfshir&
13 Prill 2023, 18:39 -
Të zhdukur prej 7 ditësh, Report TV siguron detaje për dy personat me precedentë penalë në Sarandë: Pinë kafe së bashku, qerasën fëmijët dhe u larguan
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve. Report TV udhëtoi sot në fshatin Çukë, aty ku janë parë për herë të fundit dy miqtë me të shkuar kriminale, te denuar per droge, arme e tentative vrasje.
13 Prill 2023, 16:45 -
Zhdukja e dy personave në Sarandë, prej 6 ditësh asnjë shenjë prej tyre! Policia shoqëron disa persona, nuk përjashtohet prapavija kriminale
Policia e Sarandës vazhdon në mënyrë intensive mbledhjen e provave që mund të cojnë në zbardhjen e zhdukjes misterioze të dy 46 vjecarëve në Sarandë. Mësohet se policia ka shoqeruar disa persona, kryesisht lidhje t
12 Prill 2023, 21:13 -
Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penalë në Sarandë, njëri prej tyre i përfshirë në masakrën e ‘Qafë Gjashtës’! Policia shoqëron disa persona
Dy persona me precedentë të rëndë penalë janë zhdukur në Sarandë. Burime konfidenciale bejne me dije se prej 6 ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjec, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, banues në Sarande
12 Prill 2023, 15:42