-
Kina në qendër të diplomacisë botërore, Trump, Putin dhe Xi Jinping bashkë në Shenzhen! Dy orë bisedime për rendin botëror, nesër samiti trepalësh (VIDEO)
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping janë takuar në Shenzhen të Kinës, në kuadër të punimeve të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, në një takim që vjen përpara bisedimeve të pritshme trepalëshe me presidentin amerikan Donald Trump
18 Nëntor, 08:16 -
Putin mbërrin në Kinë, Kremlini: Synohet komunikatë e përbashkët mes tre liderëve
Këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, e cilësoi këtë takim si një ngjarje me rëndësi të veçantë simbolike, duke iu referuar bashkëpunimit të tri vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rolit të tyre në themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
17 Nëntor, 21:19 -
Lufta Rusi-Ukrainë drejt fundit? Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes, nuk përjashtoj një takim me Putinin
Presidenti amerikan bëri të ditur se çështja e luftës Rusi-Ukrainë do të jetë pjesë e diskutimeve të tij të ardhshme diplomatike, ndërsa vijojnë përpjekjet për të afruar qëndrimet mes Moskës dhe Kievit.
17 Nëntor, 15:20 -
Kina konfirmon zyrtarisht takimin Trump-Putin-Xi Jinping për të enjten, do të diskutohen armët bërthamore e Irani
Kina konfirmoi zyrtarisht takimin trepalësh mes Donald Trump Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Ai do të zhvillohet të enjten e kësaj jave në Shenzhen të Kinës dhe në fokus të bisedimeve liderët e 3 superfuqive botërore pritet të kenë çarmatosjen bërthamore dhe luftën në Iran. Palët duken në qëndrime larg për të tria çështjet.
16 Nëntor, 15:19 -
Putini, ndryshimi strategjik dhe kërcënimi për Evropën! Presidenti rus po mbështetet në përçarjet perëndimore për të ‘riformësuar kontinentin’
Ribërja e Evropës pa Evropën. Nuk është thjesht titulli i një prej shumë emisioneve televizive të fundjavës. Mund ta anashkalojmë, por në fund të fundit, ndryshimi strategjik i Vladimir Putinit reduktohet në këtë.
16 Nëntor, 07:51 -
'Fantazma e luftës midis Rusisë dhe Perëndimit është rishfaqur', media: Përse Evropa duhet të flasë përsëri me Putinin
Më shumë se katër dekada më vonë, fantazma e luftës midis Rusisë dhe perëndimit është rishfaqur. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, thotë se duhet të jemi gati për një sulm rus brenda pesë viteve të ardhshme. Po ashtu, Rusia është e bindur se anëtarët e NATO-s janë luftëtarë në Ukrainë.
15 Nëntor, 22:02 -
Kina bën thirrje që Ukraina të lihet jashtë samitit Trump-Putin-Xi! Lavrov ironizon BE për negociatat: Treni po niset, Europa kërkon të kapë vagonin e fundit
Pozicioni negociues i Rusisë ndaj Ukrainës do të përcaktohet në një mënyrë të tillë që të arrijë objektivat e operacionit ushtarak special". Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, duke shtuar se këto objektiva u formuluan nga Presidenti Putin në qershor 2024 dhe nuk kanë ndryshuar që atëherë.
15 Nëntor, 11:57 -
Shtëpia e Bardhë konfirmon takim me Trump-Putin-Xi Jinping në Kinë, tre liderët në një tryezë më 19 nëntor! Zyrtari amerikan: Nuk do të diskutohet për Ukrainën
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar takimin trepalësh Trump-Putin-Xi Jinping më 19 nëntor në Kinë, me në fokus, rendi i ri botëror, armët bërthamore dhe siguria në Evropë.
14 Nëntor, 17:33 -
Trump, Putin dhe Xi Jinping takohen në Kinë javën e ardhshme! Shtëpia e Bardhë zbulon çfarë do të diskutojnë tre liderët më të fuqishëm të botës
Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping pritet të ulen në një tryezë javën e ardhshme në Kinë, në një takim të përbashkët mes liderëve të tri fuqive bërthamore.
14 Nëntor, 10:24 -
'Ju lutem, pa surpriza!' Kancelari Merz i dërgon mesazh Trumpit para takimit me Putinin në Kinë: Mos e përsërisni skenarin e Alaskës
Nga Dublini, Merz shprehu shqetësimin se mund të përsëritet skenari i samitit mes Trumpit dhe Putinit në Alaskë, një takim që udhëheqësit europianë e kishin konsideruar si një moment potencialisht vendimtar në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
13 Nëntor, 17:07 -
Putini vë në lojë planet europiane për Ukrainën, ja barcaleta që u tregoi emisarëve të Trumpit gjatë takimit në Kremlin (VIDEO)
Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar planet e vendeve europiane për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë pas arritjes së paqes, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të çonte në rifillimin e luftës.
13 Nëntor, 16:52 -
Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff pas takimit me Putin: Evropianët do të marrin pjesë në negociatat e ardhshme
Witkoff e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara në procesin diplomatik, duke theksuar se vendet evropiane janë partnere të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jenë pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës.
12 Nëntor, 18:28 -
Witkoff dhe Kushner takohen me Putinin në Moskë, presidenti rus: Evropianët duhet të vendosin nëse duan paqe apo luftë
Një nga çështjet kryesore të diskutuara në Moskë ishte përfshirja e vendeve evropiane në negociatat për paqen dhe sigurinë e ardhshme të kontinentit. Jared Kushner bëri të ditur se një prej synimeve të takimit me Putinin ishte marrja e miratimit të tij për pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në tryezën e bisedimeve.
12 Nëntor, 16:49 -
Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Moskë, sot takimi me Putinin! Rusia nuk resht sulmet, raketa drejt Kievit! Atentat me bombë kolonelit rus
Pas largimit nga Moska, negociatorët amerikanë planifikojnë të udhëtojnë drejt Irlandës, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili pritet të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë. Ukraina do të marrë një paketë të 13-të ndihmash nga Italia.
12 Nëntor, 07:57 -
Lufta Ukrainë-Rusi, përfundojnë negociatat në Abu Dhabi! Kushner: Do të takojmë Putinin, pastaj Zelenskyn! Kallas nga Brukseli: Moska nuk dëshiron të negociojë seriozisht
Pas dy ditësh bisedime, palët kanë arritur përparim në disa çështje teknike, por jo një marrëveshje për përfundimin e luftës. Rusia përjashton shkëmbimin e territoreve, ndërsa BE kërkon përfshirjen në negociata.
11 Nëntor, 17:27 -
Të dërguarit e Trump drejt Moskës për takimin me Putinin, Kushner: Shohim mundësi për përparim në negociatat për Ukrainën
Vizita vjen pas dy ditësh bisedimesh mes përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas në Abu Dhabi, të cilat përfunduan pa një marrëveshje konkrete. Gjatë takimeve u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, çështjet humanitare dhe shkëmbimi i të burgosurve.
11 Nëntor, 16:59 -
Sekreti i Moskës del në dritë, hakerët zbulojnë shifrën e 400 mijë ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë! Dyshime për përfshirjen e inteligjencës evropiane në operacion
Shifrat kaq të jashtëzakonshme të të vrarëve nuk mund të gjendeshin në ndonjë dosje të zakonshme dixhitale të institutit rus të statistikave, Rosstat. Ky sekret duhej të ishte objekt i një mbikëqyrjeje jashtëzakonisht të rreptë nga ana e një superfuqie me përvojë të madhe në të gjitha format e luftës informatike.
10 Nëntor, 08:08 -
Europa me sytë nga Shtëpia e Bardhë, Trump kërkon marrëveshje sigurie me Putinin! Aleatët skeptikë: Nuk u besojmë rusëve
Propozimi i administratës Trump për një marrëveshje të re sigurie që përfshin Europën dhe Rusinë ka ngritur shqetësime në kryeqytetet europiane. Zyrtarët europianë druhen se kontinenti mund të lihet jashtë vendimmarrjes dhe se marrëveshja mund të forcojë pozitat e presidentit rus Vladimir Putin
6 Nëntor, 19:24 -
Lufta në Ukrainë/ Trump: Shumë shpejt do të zhvilloj një takim me Putin dhe Zelensky-n
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se së shpejti amerikanët do të organizojnë një takim me Volodymyr Zelenskyn dhe Vladimir Putin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se negociatorët e tij po bëjnë progres sa i takon këtij takimi por nuk shpjegoi nëse ai do të ishte një takim ballë përballë mes dy liderëve në luftë.
28 Tetor, 15:20 -
Liderët e Norvegjisë dhe Finlandës zhvillojnë një telefonatë të rrallë me Putinin, negociojnë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë
Udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë kanë zhvilluar një telefonatë të përbashkët me Vladimir Putinin - një kontakt i rrallë midis presidentit rus dhe udhëheqësve evropianë.
27 Tetor, 17:46