-
Kreu i organizatës Diaspora of Albania, Florian Haçkaj, ka bërë me dije përmes një videoje në rrjetet sociale se është takuar me presidentin para dy ditësh. Ai thotë se i ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, por presidenti ka refuzuar.
18 Tetor, 10:57 -
-
VIDEOLAJM/ 'Armë' kundër policisë, 'zhvishen' nga gurët trotuaret në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
18 Tetor, 10:39Trotuaret po pastrohen nga mjete të angazhuara nga bashkia e Tiranës ndërsa punonjësit e pastrimit po kujdesen që të largojnë të gjithë mbetjet e ngurta.
-
Dhuna në protestë, asnjë në burg nga 100 të arrestuar! 78 të prangosur në Tiranë e 22 në Durrës dalin para gjykatës, ‘detyrim paraqitje’ për 62 prej tyre (EMRAT)
18 Tetor, 09:59Gjykatat në Tiranë e Durrës kanë dhënë masa për disa dhjetëra të arrestuar ditët e fundit nga protestat. Në Tiranë nga 61 masat e sigurisë për të cilat është dhënë një vendim, 44 u lanë ‘detyrim për paraqitje’, dy në arrest shtëpie e të tjerat masa më të lehta. Në Durrës 18 në ‘detyrim paraqitje’ dhe 4 ‘arrest shtëpi’.
-
Gjykata e Lartë, zyrat e Bankës së Shqipërisë dhe filiali i bankës së djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të protestuesve
18 Tetor, 09:36Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë.
-
-
-
-
-
-
Protestat e dhunshme, Rama: Dy ditë më parë u neutralizua një dron me eksploziv, do të godiste kryeministrinë (VIDEO)
18 Tetor, 09:01Dy ditë më parë gjatë protestave të dhunshme, një dron me eksploziv që do të godiste kryeministrinë, është neutralizuar, tha kryeministri Rama.
-
-
-
-
-
-
Protestat/ Rama: Kurth që kërkon gjak! Dhuna s’është zgjidhje, ta harrojnë se është çështje ditësh! Rusia dhe Irani, duart e huaja pas protestës! Në lojë e ardhmja e Shqipërisë në BE
18 Tetor, 08:06Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ai është i gatshëm të dialogojë me këdo që proteston, por duke saktësuar se kushdo që dërgon mesazh me gurë e me maska do të ketë shtetin përballë. Sipas tij kjo që po ndodh është një dhunë e verbër përpara së cilës shteti nuk mund të dorëzohet. Rama zbuloi se dy ditë më parë është neutralizuar një sulm ndaj kryeministrisë me një dron eksploziv.
-
Protestat/ Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar!
17 Tetor, 23:12Ambasada thotë se dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar ndërsa thekson thirrjen për vetëpërmbajtje e qetësi.
-
-