Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, s'ka dhënë tenderë të paligjshëm

TIRANË- Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të qëndrojnë në burg. Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca për masën e sigurisë, ndërsa mësohet se Berberi dhe dy ortakët e tij kanë mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre për korrupsion dhe pastrim parash. Në një seancë që zgjati rreth 3 orë e 30 minuta, gjyqtarja Elsa Ulliri konfirmoi masën arrest me burg, pasi dëgjoi dy palët, SPAK dhe avokatët mbrojtës.

Gentian Romano, avokati që mbron Berberin, tha për mediat se SPAK ka kthyer një proces juridiko civil në proces penal. Ai pretendoi se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë 'DAAM’ sh.p.k, pasi e ka shitur. SPAK e akuzon se Berberi e zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte këtë kompani, e përmes saj ka përfituar para nga tenderët që i ka dhënë ortakut të tij  Valter Begaj.

"Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet", tha avokati. 

Avokati paralajmëroi se do të paraqesin një ekspertizë tjetër dhe më pas do i drejtohen Apelit të GJKKO për kundërshtimin e masës së sigurisë arrest me burg.

"Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET - GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë 'DAAM" që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Lihet në burg Evis Berberi, avokati: S’i ka dhënë askujt tenderë në mënyrë të padrejtë! Asnjë lidhje me kompaninë ‘DAAM’, e ka shitur

 

GJKKO ka lënë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe dy ortakët e tij Valter Begaj, dhe Ervis Lami. Avokati i Berberit, Gentian Romano pas përfundimit të seancës tha për mediat se asnjë person tjetër nuk ka përfituar tenderë në mënyrë të padrejtë nga Berberi. Ai thotë se një çështje civile tregtare, SPAK e ka kthyer në çështje penale. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë 'DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.

Ai tregoi edhe qëndrimin që ka mbajtur Berberi në seancë bashkë me dy ortakët e tij, duke thënë se kanë kundërshtar akuzat e ngritura nga SPAK.  

“Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet.

Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat