Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
Ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi
TIRANË - Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit , i cili kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e tij në qeli.
Ervis Lami i cili u arrestua me urdhër të SPAK bashkë me ish drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe Valter Begajn, u la i lirë nga Gjykata e Posaçme në datë 14 qershor të këtij viti.
Vendimi i shkallës së parë u ankimua nga Prokuroria e Posaçme në Apel. Shkalla e dytë ne datë 25 korrik vendosi rikthimin e Lamit në qeli.
Rrëzimi i rekursit u bë treshja gjykuese ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.
Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET - GROUP”, sh.p.k. Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tendera dhe shitje fiktive.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Janar, 17:13
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
48.4%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi
4 Janar, 09:52
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12
-
Namir Lapardhaja: Pika zero e Revolucionit!
3 Janar, 13:00
-
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
3 Janar, 11:32
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04