-
Zv.sekretari i NATO-s: Kosova tregoi se është partner joefektiv i sigurisë, rrezikoi jetën e ushtarëve tanë! Të merren masa urgjente për shtensionim të situatës
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin hapa urgjent për shtensionim të situatës. Një koment e bëri edhe për ushtarët e KFOR-it që u vunë në rrezik për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës.
6 Korrik 2023, 11:13 -
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen takon Brnabiç dhe bën thirrje për paqe: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i domosdoshëm
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi dje një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiç. Ajo shkruan se KE mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE ndërsa shton se në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe marrëdhëniet dy palëshe Kosovë-Serbi.
5 Korrik 2023, 11:00 -
Vuçiç akuzoi Gjermaninë se financonte protestat në Beograd, raportuesja e PE-së për Kosovën: Budallallëqe
Eurodeputetja Viola von Cramon i ka cilësuar si “absolutisht budallallëqe” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se organizata nga Gjermania përfshirë Partinë e Gjelbër kanë financuar protestat në Serbi, të cilat i kërkojnë dorëheqjen
4 Korrik 2023, 17:19 -
Deputetja britanike ngre alarmin: Në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët me ambulanca! Britania të ndalë eksportet drejt Serbisë
“Kosova është në situatë kritike dhe Mbretëria e Bashkuar ka një përgjegjësi atje”. Kështu u shpreh deputetja britanike Alicia Kearns e cila ka ngritur alarmin se në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohet armatim nga Serbia përmes ambulancave.
4 Korrik 2023, 17:19 -
S'ndalen ndëshkimet, Gjermania merr vendimin, zvogëlon bashkëpunimin me Kosovën në siguri
Qeveria Gjermane ka konfirmuar se ka vendosur të zvogëlojë bashkëpunimin me Kosovën, duke përfshirë sektorin e sigurisë, pas dështimit të Qeverisë së Kosovës për të deeskaluar situatën në veri. Një vendim i tillë, vjen në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht, 27 vendeve anëtare të tij
4 Korrik 2023, 17:13 -
'Dodik, më i afërt me Putinin sesa me Vuçiçin'
“Krizë e madhe dhe e vështirë” - kjo është gjithçka që mund të dëgjohet nga zyrtarët në Beograd, prej se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë anuloi dy vendime të Banjallukës që bien ndesh me Marrëveshjen e Dejtonit.
4 Korrik 2023, 11:26 -
A ka fajtor për tensionet në veri të Kosovës? Kryeministri i Luksemburgut: Jemi këtu për të dëgjuar, jo për të gjykuar
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë me dije së bashku me kryeministrin e Holandës janë në Prishtinë për të dëgjuar dhe jo për të vënë gishtin për fajtor.Në konferencën e përbashkët, pas takimit me kryeministrin Kurti, ai ka kërkuar deeskalim t&
4 Korrik 2023, 11:09 -
Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut në Kosovë: Të përmbushen kërkesat e BE-së! Kurti: Gabim i madh që marrëveshja bazë nuk u nënshkrua nga Serbia, hapi derën për shkelje
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut janë duke zhvilluar një konferencë me atë të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë bërë thirrje për deskalim të situatës dhe përmbajtjes së marrëveshjes bazë dhe dialogut
4 Korrik 2023, 11:05 -
-
Tensionet në veri të Kosovës, Clinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar
Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së nga Tirana i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Clinton tha se ishte gabim që qeveria e Kosovës zhvilloi zgjedhje e theksoi se situata mund të krijojë përplasje
3 Korrik 2023, 20:03 -
Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, me gjasë nga dita e martë, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bindur palët që të kthehen në dialog.
3 Korrik 2023, 13:55 -
Shkrimtari i njohur ‘shpërthen’ kundër Vuçiç: Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë! Je idiot, provokator dhe psikopat
Me rastin e festës së Vidodvanit pak ditë më parë, vizita e djalit të Aleksandër Vuçiç dhe një kontroll nga policia e Kosovës, u kthye në ‘mollë sherri’ kjo sepse Presidenti Vuçiç tha se djali i tij është keqtrajtuar nga policia e Kosovës.
3 Korrik 2023, 12:29 -
Sanksionet e BE-së për Kosovën, Kurti: Masat janë të përkohshme dhe të padrejta! Jemi në kontakt të përditshëm me ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta
3 Korrik 2023, 11:43 -
-
Ndërron jetë ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç
Ish-presidenti i Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Milan Milutinoviç, ka ndërruar jetë të dielën, më 2 korrik, në moshën 81-vjeçare, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
2 Korrik 2023, 19:39 -
-
Vuçiç për Kurtin: Pres të intensifikojë sulmet, si Ukraina! Ëndërron të bëhet si Enver Hoxha e Zelensky
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se pret një ofensive të re nga Albin Kurti, që sipas tij dëshiron të imitojë Zelenskin e Enver Hoxhën. Vuçiç kritikoi edhe ndërkombëtarët se nuk reagojnë kur shkelen të drejtat e serbëve në veri, ndërsa përgënjeshtroi policinë e Kosovës lidhur me djalin e tij
2 Korrik 2023, 14:59 -
Protesta e 9-të kundër dhunës në Beograd, mijëra në shesh! Thirrje edhe kundër Vuçiç
Mijëra protestues janë mbledhur në Beograd mbrëmjen e kësaj të shtune në protestën e 9 të quajtur “Serbia kundër dhunës”. Protesta u mbajtën edhe në 7 qytete të tjera. Në kryeqytet protestuesit u nisën nga Parlamenti dhe u mblodhën para televizionit Pink, të cilin e akuzuan si promovues të dhunës
2 Korrik 2023, 10:43 -
Kurti, skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel.
1 Korrik 2023, 20:57 -
Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti: Kemi pasur në të kaluarën, tani kemi një marrëveshje bazë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar dje idenë e paraqitur nga kryeministri, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë dhe zbatimin e planit franko-gjerman
1 Korrik 2023, 07:36
