-
-
Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pritet të takohen sot në Bruksel ku do të diskutojnë për hapat ë ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
4 Prill 2023, 08:17 -
Djegiet e makinave në veri të Kosovës, BE: Shpresojmë të mos ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviç
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga vlerësimet të cilat mund ta prishin atmosferën në dialog, dhe thotë se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit, të cilët do të takohen të martën në Bruksel.
3 Prill 2023, 14:52 -
Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe thirrje për kryengritje në veri: Qytetarët janë rrahur nga policia e Kosovës
Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe ka bërë thirrje për kryengritje në veri. Pavarësisht paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili kërkoi të shqyrtohej mundësia për t’u shpallur anti-kushtetuese, Lista Serbe i është kundërpërgjigjur duke tentuar të nxisë tensione në veri të Kosovës
3 Prill 2023, 11:56 -
-
Vuçiç përgjigjet ashpër pasi u pyet për targat e veturave : Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë të martën në Bruksel. Nuk është e sigurt se pas atij takimi serbëve nga Kosova do t'u bëhet më e qartë se çfarë targash do të kenë, kush do t'u lëshojë dokumente, kë do të paguajnë dhe të panjohura të tjera që përbëjnë jetën e tyre të përditshme.
2 Prill 2023, 16:16 -
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
Lista Serbe ka kërkuar lirimin e serbit të arrestuar ditën e sotme për djegien e makinave në veri të Kosovës. Në një reagim të bërë, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosov&eum
1 Prill 2023, 22:06 -
Arrestimi i serbit për djegien e tre makinave në veri të Kosovës, Zveçla: Pjesë e strukturës kriminale që ka sulmuar më herët policinë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar për arrestimin e serbit në veri të Kosovës ku u dogjën tre automjete me targa “RKS”. Zveçla tha se i arrestuari është pjesë ak
1 Prill 2023, 21:11 -
Digjen tre makina në veri të Kosovës, dy prej tyre me targa 'RKS'! Në pranga një serb! Zveçla: Pjesë e strukturës që ka sulmuar policinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit
1 Prill 2023, 18:32 -
Thaçi të hënën para gjykatës, historiania: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet
Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën.
1 Prill 2023, 14:32 -
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.
31 Mars 2023, 18:49 -
Franca dhe Gjermania, thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
31 Mars 2023, 16:23 -
Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin
“Kemi qenë shtetet e vetme që nuk kishim kufij, tani jemi të vetmit që kemi kufij”. Kështu u kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij serbe në Beograd teksa foli për kufijtë e rajonit të Ballkanit.
31 Mars 2023, 15:34 -
Gjukanoviç: Mali i Zi po përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar 'Serbinë e Madhe'! Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç në një deklaratë për mediat e huaja ka thënë se Mali i Zi po përballet aktualisht me problemet e nacionalistëve serbë të cilët kërkojnë të zbatojnë projektin e Serbisë së Madhe.
30 Mars 2023, 16:45 -
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
30 Mars 2023, 14:14 -
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
Edhe pse nuk i është bashkëngjitur shteteve të tjera të Evropës për të dënuarkrimet ruse në Ukrainë, Serbia ka gjetur një metodë për të bërë show.
30 Mars 2023, 09:57 -
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka besim se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas tij, marrëveshja duhet të shënohet në histori pasi sjell normalizimin e raporteve mes 2 vendeve.
30 Mars 2023, 08:46 -
Dialogu Kosovë-Serbi vijon në Maqedoninë e Veriut, nesër do flitet për ekonominë, në fokus tregtia e dy shteteve
Vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes politike në Ohër, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se do të presë në një takim më 30 mars Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet për largimin e barrierave administrative lidhur me tregtinë mes dy shteteve.
29 Mars 2023, 11:41 -
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
Ambasadori amerikan Christopher Hill në Serbi ka dhënë një intervistë për mediat e Kosovës ku ka folur për përmbajtjen e marrëveshjes së Ohrit të dakordësuar mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në 18 mars.
28 Mars 2023, 22:40
