-
Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)
Kreu i PD, nën akuzë për dosjen “Partizani”, vijon të firmosë grupet e punës për zgjedhjet e ardhshme, pas daljes nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit. Elbasani me grupin më të madh me 25 persona në shtab.
5 Dhjetor 2024, 18:32 -
Berisha ankohet për luksin e kundërshtarëve në Kuvend, por nusja e djalit të tij ka paguar 38 mijë euro vetëm për 6 çanta!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën e dosjes “Partizani” dhe i sapoliruar nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit, nuk i ka ndalur sulmet ndaj mazhorancës, duke analizuar edhe shpenzimet monetare për veshje luksi. Por ‘harron’ shpenzimet e nuses së djalit të tij, Armina Mevlani
4 Dhjetor 2024, 16:42 -
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
Kreu i saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani” nga SPAK dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar, ka marrë vendimin e firmosur dje, duke e nisur me grupin e punës në Tiranë
4 Dhjetor 2024, 13:14 -
Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!
Aty ku sot janë 19 kullat, e deri para pak vitesh ishte klubi Partizani, ka qenë në komunitet shumë miqësor ndaj Partisë Demokratike. Njësia 7 ka qenë një nga zonat që ka votuar disa herë PD-në. Nuk bëhet fjalë ër zonën e aviacionit që janë të ardhur, por ish-klubi Partizani, apo zona e 21 Dhjetorit, e rrugët që e përshkojnë këtë zonë. Në vitin 2005 votuan Lulzim Bashën në një shumicë thuajse plebishitare
2 Dhjetor 2024, 19:17 -
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
Ish-kryeministri nën akuzë për dosjen "Partizani" pranon se gaboi me deklaratën për prokurorin. Por kreu i PD shkoi më tej, duke thënë se atë e dinte Dumani dhe se e fshehin. Berisha hodhi dyshime se Dedja ishte dëshmitari i vetëm që dinte për zhdukjen e Jani Prengës dhe e vranë
2 Dhjetor 2024, 12:53 -
Buxheti 2025/ Pas heqjes së izolimit, Berisha kthehet të martën në Kuvend, ‘krah’ Bardhit! Do depozitojë 2 amendamente
Sali Berisha kthehet në Kuvend të martën, pas thuajse 1 viti mungesë, nën akuzë për dosjen "Partizani". Në seancën që diskutohet për buxhetin, Report Tv mëson se ai do të propozojë dy amendamente, duke kërkuar edhe votën e socialistëve. Rikthimi në parlament Berishën do ta gjejë në një tjetër karrige, më në qendër të sallës dhe më pranë Gazment Bardhit
1 Dhjetor 2024, 17:56 -
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se disponon dokumente autentike që sipas tij provojnë lidhjet e bandave të Elbasanit me eksponentë të lartë të politikës dhe drejtësisë.
30 Nëntor 2024, 21:49 -
Ylli Pata: Impakti politik i zbritjes së Berishës nga kati i tetë
Vendimi i GJKKO-së, edhe pse është sjellë si një akt procedurial, ka sjellë një impakt poltik të fuqishëm ë terren. Një impakt politik shumëdimensional, që do të ketë pasoja, por më shumë zhvillime politike drejt zgjedhjeve parlamentare por jo vetëm
30 Nëntor 2024, 21:17 -
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
Jurisiti Skerdjan Dhuli, ka komentuar lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh se Berisha u lirua pasi ndikoi fitorja e Donald Trump dhe publikimi i rezolutës së Partive Popullore Europiane.
29 Nëntor 2024, 19:05 -
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
‘Lirimi i Sali Berishës nga 'arresti i shtëpisë' është një thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë’, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri.
28 Nëntor 2024, 22:27 -
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
Aktivistja reagon me një postim në Facebook, ku thekson se lirimi i kreut të PD nga arresti shtëpiak nuk ka lidhje me “non gratën”. Kokalari shprehet se tani që Grenell nuk u bë Sekretar, planet u janë bërë lëmsh Ramës dhe Berishës. E quan vendim të “Gjykatës së Ramës”, për fitoren e “këtij të fundit në zgjedhjet e 2025”
27 Nëntor 2024, 19:28 -
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj
27 Nëntor 2024, 18:07 -
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë, por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat. Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm”. Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos etj.
27 Nëntor 2024, 17:03 -
GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak, Berisha: U përpoqën të blejnë heshtjen time! U bënë qesharak
Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së PD-së pasi u lirua nga GJKKO prej arrestit shtëpiak. Berisha thotë se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por nuk ia dolën dot.'Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë. Tashm&
27 Nëntor 2024, 14:23 -
11 muaj arrest shtëpiak, Berisha: Theva rekordin, 330 fjalime gjatë vitit! Tani e tutje, veprimi do jetë kryefjala ime
Kreu i PD-së Sali Berisha pasi fitoi lirinë prej arrestit shtëpiak mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Berisha u shpreh ndër të tjera se gjatë një viti arrest shtëpiak, ka thyer rekordin duke mbajtur 330 fjalime.'Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, li
27 Nëntor 2024, 14:16 -
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
Nëse drejtësia është siç thotë Berisha, atëherë të gjitha këto vendime i ka dhënë Edi Rama dhe i interesojnë atij. Nëse nuk është siç thotë Berisha, atëherë ka nevojë për një rizgjim dhe një hedhje tej të ‘magjisë’ që Berisha u ka bërë këtyre njerëzve që e ndjekin me gojë hapur.
27 Nëntor 2024, 11:24 -
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej
27 Nëntor 2024, 11:20 -
GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Berisha kthehet në PD pas 331 ditësh, sulmon Ramën: Je puçist! Krijo qeveri teknike ose mosbindja civile është gati
Në fjalimin e parë në liri përballë miliantëve të mbledhur në selinë e PD-së i, Sali Berisha parë Berisha nuk artikuloi më akuza ndaj sistemit të drejtësisë, por përkundrazi, ndau falënderime për gjyqtaren që i dha lirinë. Kryeministrit Rama i përsëriti thirrjen për të pranuar qeveri teknike, me theksin se fjalimet mbaruan dhe tashmë është koha për veprim.
27 Nëntor 2024, 10:39 -
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka
27 Nëntor 2024, 10:20
