-
Opinion
-
Opinion
PD po kryen krim kolektiv
Opozita e cila aksidentalisht përfaqësohet edhe këtë fushatë nga partia e demokratikasve, po shkel hapur ligjin. Po kryen me ndërgjegje të plotë një krim kolektiv. Duke injoruar masat e Komitetit të Ekspertëve të Shëndetsisë mbi masat e ruajtjes ndaj COVID-19, duke mbledhur me dëshirë (dhe me urdhër partie) qindra njerëz në rrugë apo sheshe qytetesh, ata po nxisin infektimin masiv.
1 Prill 2021, 15:11 -
Opinion
Pse po mundohen ta bëjë 'pis' Elbasanin?
Qytetin e dijes, arsimit, shkencës, artit,sportit, qytetin që përkundi Xhuvanët, Budat, Popat, Delianat, Nosët, Papajanët, qyteti Kristoforidhit, dhe Aqif Pashës, qyteti i Demir Hyskës, vëllezërve Zena dhe një armate artistësh që kanë kontribute të çmuara, po tentohet të bëhet “pis”.
31 Mars 2021, 14:57 -
Opinion
-
Opinion
Kohë e re, model i vjetër…
i qëndrosh besnik “parimeve apo idealit”, është fisnikëri në politikë. Por ti qëndrosh strikt një filozofie shkatërruese siç është rruga e ashpër për të dalë në majë, kjo është lajthitje në demokraci. Në kampin opozitar, mendësia e vjetër (pra ajo e dhunës) mbetet tema e programacionit të ri edhe për fushatën e 2021.
29 Mars 2021, 15:23 -
Opinion
A do ta bëjë opozita 'vaksinën' Rama?
Nuk besonin, dhe as nuk e mendonin.Por ja që Edi Rama e solli vaksinën. I mbushi depot e Ministrisë së Shëndetsisë plot me vaksina, për shqiptarët, (edhe për mjekët në Kosovë) që i kanë besuar votën, dhe presin me padurim ti japin sërish një tjetër mandat. Nuk e kishin menduar, se Edi Rama do të nxirrte nga “dheu” vaksinat dhe do të niste të mposhte situatën e rënduar.
26 Mars 2021, 15:29 -
Lulzimi, ç’nuk po bën, për t'u bërë pak 'kryeministër'
Dëshira apo diçka tjetër, po e shtyjnë Lulzimin e Doktorit, të bëjë dhe shpikë gjithçka, vetëm për tu bërë pak “kryeministër”. I gjendur mes një kryqëzate të fuqishme Berisha-Meta, e cila e ka detyruar të deklarojë shpesh premtime që do ti kishte zili edhe vetë Doktori në fushatë, duket se Lulzim Basha, e ka kthyer në ëndërr të përditshme dëshirën e tij kryeministrore.
18 Dhjetor 2020, 21:47 -
Doktor, vetëm për 'mbështetje ndërkombëtare' mos fol
Doktor, Edvin Kristaq Rama, është kryeministri më i suksesshëm i vendit, është mik i Kancelares Merkel, është gjithashtu mik i Erdoganit, Micotaqisit, apo dhe burrshtetasve të tjerë, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe të sinqerta.
23 Shtator 2020, 16:45 -
Monika kërkon 'mos ma prek detin', apo 'mos ma prek floririn'
Monika Kryemadhi, ka vendosur të mbrojë me jetën e saj dhe të partisë saj, detin duke paralajmëruar për të 10 herë kryeministrin Rama se “mos ma prek detin, sepse do të largojmë me të rinjtë e LRI para prillit”. Tek dëgjoja deklaratën e zonjës Kryemadhi për “detin” (pasi e di se ajo e ka dobësi detin) mëndja se ç’mu ngatërrua, dhe për një moment , mu bë sikur dëgjoja “mos ma prek floririn”.
8 Shtator 2020, 15:47 -
-
-
Trakti antikushtetues i Ilir Metës
Në ditën e Rinisë, kryetari në detyrë i shtetit shqiptar Ilir Meta, ka gjetur rastin të dalë hapur me një thirrje sa antikushtetuese, aq edhe antiligjore, që në rastin më të parë, çdo organ prokurorie në cilindo vend tjetër demokratik, do ta kishte marrë në ndjekje penale. “O sot o kurrë”, u kërkon si kryetar shteti Ilir Meta, rinisë. U kërkon të ngrihen kundër shtetit, kundër qeverisë, kundër rendit kushetues.
12 Gusht 2020, 22:58 -
-
Bojkoti si e vetmja rrugë e Lulzim Bashës
Lulzim Basha, ka zgjedhur sërish edhe kësaj here, rrugën e vetme dhe më të lehtë për tu zvarritur drejt humbjes, bojkotin edhe të Këshillit Politik. Pas miratimit në Parlament me shumicë votash të ndryshimeve kushtetuese, kryetari “opozitës së shpartalluar” ka dalë mes aleatëve, dhe ka kërcënuar dhe paralajmëruar jo vetëm kryeministrin me burg “kur të vijë në pushtet”, por ai ka paranjoftuar se “do të braktisim edhe Këshillin Politik”.
31 Korrik 2020, 15:46 -
-
-
-
Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha
Kaq të dëgjosh nga këta leshngrirë, që kapardisen me çanta të zeza nën sqetull dhe që gjithë ditën rrinë në celularë, duke kryer edhe punë të “tjera” veç punë partie apo dhe elektorati jo, dhe të bindesh se “koha e re” e Lulzimit, ka ardhur pandarshmërisht me xhaketat e vjetra.
8 Korrik 2020, 17:40 -
Të 'shpëtojmë Shqipërinë' apo të shpëtojmë partinë
Ekspertët e “shpëtimit të Shqipërisë nga pandemia”, nuk po merren aq shumë me vizitat e kryeministrit Rama në Kosovë, me bujën e madhe të takimeve aq të nevojshme atje, sa po merren me “rritjen e borxhit, rritjen e varfërisë, rritjen e numrit të personave të infektuar”.
6 Korrik 2020, 16:31 -
Të nxitosh për t'u bërë 'kandidat'
Të gjithë mandatdjegurit e Lulzim Bashës, ata që kanë fjetur “gjumë” prej 4 vitesh, dhe nuk kanë recituar asnjë fjalë për votuesit e tyre të zhgënjyer, kanë nisur të nxitojnë. Kanë nisur të bëhen me djersë, u janë sulur podeve dhe ekraneve për të sulmuar kryeministrin, qeverinë, ministrat, investimet, inagurimet, kanë nisur të bëjnë “pis” çdo arritje, a thua se janë mrekullia mbi tokë. Ata që nuk kanë ditur të flasin (madje edhe atyre që u ka ardhur goja 9 vjeç) kurrë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ata që nuk kanë ditur të flasin një fjalë mbi ligjet apo nenet e tij pasi nuk kanë formimin e duhur intelektual, sot po nxitojnë drejt “fjalimeve” sepse erdhi sahati.
5 Korrik 2020, 15:40
