-
-
Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
“Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar” janë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH-it prej vitit 2023. Hyseni ishte në një konferencë në Baku dhe u kthye në Prishtinë në mbrëmje, ndërsa në Morinë iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Në pranga një drejtues në policinë shkencore dhe një kryekamerier i vilave qeveritare në Durrës.
22 Shtator, 08:26 -
-
Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.
18 Shtator, 13:55 -
Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
Hetimet për zhdukjen e verës me vlerë 950 mijë euro së Ergys Agasit nisën pas kontrolleve që SPAK ushtroi në vilën e tij në një zonë në periferi në Tiranës lidhur me hetimet për abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
16 Shtator, 19:11 -
‘KAYO’, opozita: PS të pranojë ngritjen e komisionit hetimor! Berisha: Roni Yeffet, varianti joshqiptar i Agasit
PD i kërkon maxhorancës të mos refuzojë ngritjen e komisionit hetimor për KAYO-n dhe hetimin parlamentar mbi skemën e supozuar të trafikimit të armëve pas audiopërgjimeve të Roni Yeffet, të publikuara nga Arben Ahmetaj. Sali Berisha tha se Yeffet është një element i zhixhirit mafioz të drejtuar sipas tij, nga Edi Rama.
14 Shtator, 16:06 -
2 javë pasi u transferua Ergys Agasi, SPAK urdhëron kontrolle 'blic' në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për internet
Gjatë kontrolleve në qeli është gjetur alkool dhe pajisje për përhapje të internetit në ambientet e kushinës, e cila frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit. Kontrollet janë kryer 2 javë pasi në paraburgimin e Bradasheshit u transferua edhe Ergys Agasi.
14 Shtator, 15:27 -
Arrestimi i Agasit/ Rama: Unë s’kam autorizuar askënd që të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin tim!
Rama theksoi se për arsye të ndryshme, kryesisht të punës, ai është dashur që të krijojë afërsi me persona të caktuar dhe shtoi se ndjente keqardhje kur personat me të cilët ai mund të kishte krijuar një marrëdhënie, ekspozohen si persona që kanë probleme me ligjin.
11 Shtator, 22:38 -
-
Dosja ‘AKSHI’/ Tabaku: Agasi vetëm një mekanizëm i sistemit! Hetimet të shkojnë te urdhëruesit dhe përgjegjësit politikë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Ergys Agasi është vetëm një nga mekanizmat e një sistemi që, sipas saj, lidh krimin, tenderët publikë dhe pushtetin politik.
29 Gusht, 14:33 -
DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit
Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë në paraburgimin e Bradasheshit, pasi GJKKO e la në burg. Në seancën e djeshme, ai mohoi akuzat e SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë pjesë dhe as ka përfituar nga tenderët e AKSHI-t.
29 Gusht, 10:11 -
Në makinë me Agasin/ GJKKO lë në burg ish-efektivin Shpataraku, rrezikon deri në 7 vite burg! I sekuestrohet arsenal me armë në banesë
Seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-efektivit Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë me Ergys Agasin zgjati gati 2 orë e gjysmë. Ish-polici, që vlerësohet të ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit Ilir Proda, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.I janë sekuestruar 7 armë që mbante pa leje në banesë.
29 Gusht, 10:03 -
Agasi mohon akuzat: S’kam përfituar nga tenderët, s'jam as pjesë e grupeve kriminale! Avokati: Do ankimojmë akuzën e re për korrupsion pasiv
“Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26
28 Gusht, 16:43 -
Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë
Dy efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotove të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut pas arrestimit. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim administrativ.
28 Gusht, 10:52 -
Dosja ‘AKSHI’/ Avokati i Ergys Agasit kërkon kohë për përgatitjen e mbrojtjes, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës.
28 Gusht, 10:06 -
Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO (VIDEO)
Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
28 Gusht, 09:55 -
Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam përfituar nga tenderët, as s'kam qenë pjesë e grupeve kriminale
Pas një seance që zgjati për disa orë, Gjykata e Posaçme la në burg Ergys Agasin, të arrestuar nga policia më 26 gusht, pas 8 muajve në arrati, të akuzuar nga SPAK si një nga figurat kyçe të dosjes AKSHI. Ai u kap në makinë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku, i besuari i Ilir Prodës.
28 Gusht, 08:04 -
Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Ishte i negociuar nga Rama! Lëvizte i lirë prej 8 muajsh, marrëveshje për t’i mbyllur dosjen (VIDEO)
Kreu i PD pretendon se u bënë përpjekje që Agasin ta trajtojnë si person të zhdukur si Ervis Martinaj. Por, sipas tij arrestimi i Ermal Beqirit i nxori zbuluar dhe Rama bëri marrëveshje me Agasin për t’i mbyllur më pas dosjen.
27 Gusht, 12:58 -
SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
Ergys Agasi, sot vetëm 39-vjeç, është biznesmeni kontrovers nga Durrësi, që e nisi si drejtor në administratë dhe u bë një prej më të pasurve në vend. Me biznese në sektorë të ndryshëm dhe me prona miliona euro, si përfundoi Agasi në qelinë e bllokut të sigurisë në Tiranë.
27 Gusht, 12:45 -