-
Kronikë
Gjendet trupi i pajetë në Ulqin i ish-shefit të Policisë së Malit të Zi, Rudolf Elezoviç
Është gjetur trupi i pajetë i ish-shefit shqiptar të anti-drogës në Malin e Zi, Rudolf Dofi Elezoviç. Kjo u konfirmua nga autoritetet malazeze. Anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia, por paraprakisht dyshohet për vetëvrasje
9 Qershor 2021, 09:33 -
Kronikë
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Është arratisur në SHBA, anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme
Sipas medias serbe “Dnevni novini”, Elezovic besohet të jetë larguar me dokumente të rreme drejt SHBA, pasi kuptoi se u zbulua për lidhjen e tij me trafikantët e drogës. Në median serbe shkruhet se ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri dhe që i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen.
4 Qershor 2021, 21:05 -
Kronikë
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media malazeze: Dyshohet se favorizonte trafikun e drogës dhe merrte përqindje, iku për të mos u arrestuar
Sipas medias malazeze Novosti, Rudolf Elezoviç dyshohet të jetë fshehur vetë pasi kishte informacione se policia e kishte zbuluar që ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe ndihmonte trafikantët. Sipas burimit, Elezoviç është larguar drejt Shqipërisë duke humbur gjurmët duke shmangur kështu marrjen në pyetje.
3 Qershor 2021, 15:34 -
Kronikë
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prokuroria e Shkodrës nis hetimet! Do të kërkohet në dy anët e lumit Buna
Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.
1 Qershor 2021, 13:11 -
Kronikë
Raporti i Global Initiative, si funksionon trafiku i kanabisit, kokainës e heroinës në Ballkan dhe roli i Shqipërisë
Një raport i fundit i Global Initiative për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave gjatë vitit 2020 tregoi se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë aktorët kryesorë në biznesin global të drogës.
12 Maj 2021, 08:28 -
Trafikuan 14 kilogramë kokainë nga Belgjika në Itali, në pranga 2 shqiptarët! Në dhjetor u shkatërrua grupi kriminal që sillte drogë nga Kolumbia në Evropë
Operacioni u ndërmor pas një aktiviteti hetimor të kryer nga policia belge e cila bëri të mundur shpërbërjen e një grupi kriminal kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Mësohet se dy shqiptarët kërkoheshin edhe nga Belgjika pasi në dhjetor grupi i tyre kriminal u godit. Grupi kriminal me qendër në Belgjikë shpërndante kokainë kolumbiane në Itali, Francë dhe Gjermani.
23 Janar 2021, 11:03 -
Reportazhi i BBC nga kufiri shqiptaro-grek/ Pse rruga më e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet
"Pse rruga më e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet?". Ky është titulli e një reportazhi të publikuar mbrëmjen e djeshme nga prestigjiozja britanike BBC, në të cilin rrëfen se ç'ndodh me mbi trafikun e kanabisit në Evropë dhe sidomos në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
7 Dhjetor 2020, 12:30 -
Një javë më parë tentuan ta rrëmbenin, kush është shqiptari Adriatik Tresa që u ekzekutua me 6 plumba në Ekuador (VIDEO)
Përplasja mes karteleve te drogës ka shënuar viktimën e radhës shqiptare në Ekuador. Adriatik Tresa, një emër shumë i njohur për autoritetet policore të vendit amerikano-latin, është ekzekutuar në shtëpinë e tij. Vrasja është bërë nga një grup personash të veshur si policë. Ata kanë bërë të mundur nënshtrimin e rojeve të sigurisë dhe kanë përparuar 400 metra dhe kanë hyrë në banesën e shqiptarit Adriatik Treska, duke e vrarë atë. Një person e qëlloi 6 herë shqiptarin me origjinë nga periferia e Tiranës.
21 Nëntor 2020, 17:23 -
-
Tiranë/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në kërkim për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pjesë e një grupi kriminal
Sipas informacioneve të marra nga banorët, ai u arrestua në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme "Shqiponjat" dhe Patrullën e Përgjithshme. Personi G. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
2 Janar 2020, 11:14 -
Makina luksoze, para dhe ora të shtrenjta, arrestohen dy shqiptarët, kokat e një bande në Irlandë (FOTO)
Autoritet irlandeze kanë deklaruar se dy shqiptarët, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ishin në krye të një bande që merrej me trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.
7 Dhjetor 2019, 19:29 -
Greqi/ Aksion antidrogë në Selanik, shqiptari në tentativë për t'u larguar përplas makinat e policisë
Shqiptari ka tentuar të bëjë një skenë filmike duke iu larguar Policisë por nuk ia ka dalë. Bashkë me të janë arrestuar dhe dy bashkëpuntorët në kuadër të shkatërrimit të këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria.
22 Shtator 2019, 22:23 -
Voda: Po hidhet baltë, nuk është e vërtetë që 1/3 e territorit është e mbjellë me kanabis
Gjatë inaugurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar dhe se nuk është e vërtetë se kultivimi është shtrirë në 1/3 e vendit. Për zyrtaren e ministrisë së Brendshme mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar ndërsa shtoi se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.
9 Gusht 2019, 16:14 -
-
Lufta kundër kanabisit në Shkodër/ Brahimaj: Problem zonat malore! Voda: Beteja vijon
Strukturat e policisë së Shkodrës dhe zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda kanë analizuar këtë të enjte situatën e qytetit verior në lidhje me luftën kundër kanabisit. Drejtori i policisë Niko Brahimaj u shpreh se pavarësisht statistikave pozitive rrezik kultivimi mbeten vendet malore ku shkak për të mos e luftuar bëhet mungesa infrastrukturës.
30 Maj 2019, 21:59 -
Prokurori i Antimafias në Tiranë: Kriminelët shqiptarë i pastrojnë paratë e drogës këtu, ja si ti godisni
Ministria shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho. ''Në rast se të ardhurat e organizatave kriminale do të ishin ri-investuar te gjitha në Shqipëri, mafia do të kishte mundësinë të bëhej investitori kryesor në këtë vend dhe kjo – tekstualisht – “do të ishte e frikshme në mënyrë të dëshpëruar''. deklaroi Cafiero.
29 Janar 2019, 10:49 -
Shefi i antidrogës së kantonit zvicerian jep alarmin: Shqiptarët ‘truri’ i trafikut të heroinës
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen "Ticino" shefi i policisë së antidrogës zviceriane, ka folur për trafikun e lëndëve narkotike dhe lidhjen me trafikatët shqiptarë. Sipas artikullit, shqiptarët janë ata që kontrollojnë trafikun e lëndës narkotike të heroines në kantonin e Ticinos, në jug të Zvicrës.
20 Janar 2019, 17:09 -
Itali/ Përfundon gabimisht në një fabrikë këpucësh, sekuestrohet 80 milionë euro kokainë
690 kg kokainë e pastër është gjetur në provincën e Vicencës, e fshehur në një kontenier që po udhëtonte nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Mediat fqinje raportojnë se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike është dorëzuar gabimisht në një fabrikë këpuce. Ka qenë pikërisht pronari i kësaj të fundit që ka njoftuar policinë për drogën, që dyshohet se ka qenë për llogari të një grupi strukturor kriminal.
2 Dhjetor 2018, 11:19 -
-
