-
U kap dy ditë më parë me kallash në dorë, Ylli Zalla mbyllet në qeli: S'kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s'janë të miat
Togat e zeza mbyllën në qeli të shumëkërkuarin Ylli Zalla, i cili u arrestua të hënën pas gati 1 viti në arrati. Hetuesit dyshojnë se 49-vjeçari furnizonte me armë grupet kriminale, pasi në 4 raste i janë zbuluar arsenal armatimesh pranë shtëpisë së tij në Fushë-Krujë.
19 Gusht, 11:02 -
Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO)
Ka marrë fund paraditen e sotme arratia e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Policia Tiranë bën me dije se 49-vjeçari u arrestua në një zonë të pyllëzuar. Zalla ka qenë i armatosur me kallashnikov e 3 krehra.Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit, ku shihet Ylli Zalla i prangosur si dhe kallashnikovi që mbante.&
17 Gusht, 11:14 -
Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
Ylli Zalla i shpallur në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar është prangosur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Zalla u gjet i fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. Vetëm një ditë më parë publikoi një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin.
17 Gusht, 10:12 -
EKSKLUZIVE/ Tritoli i shkatërron gjysmën e shtëpisë, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: S’dua azil politik! Policia dhe bandat duan të më vrasin! (VIDEO)
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2025, është shfaqur befasisht sot para banesës së tij, të cilës gjatë natës iu vendos tritoli.
16 Gusht, 19:30 -
'Benzi' i Ylli Zallës bëhet shkrumb e hi, Report TV siguron fotot e para nga shtëpia e 49-vjeçarit pas shpërthimit
Report TV ka siguruar pamje nga banesa dhe automjeti i Ylli Zallës pas shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zall, Fushë-Krujë. Në foto duket se automjeti tip "Benz" është shkrumbuar plotësisht, ndërsa rezulton të ketë pësuar edhe dëmin më të madh nga shpërthimi.
16 Gusht, 12:25 -
Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
Shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë u zbulua vetëm paraditen e së dielës, pasi policia u njoftua nga gruaja e tij, e cila ndodhej në Itali. Nga shpërthimi u dogj edhe automjeti i 49-vjeçarit, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe pistën që lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Zalla.
16 Gusht, 10:48 -
Dështon operacioni i RENEA-s, Ylli Zalla i shpëton sërish arrestimit! U arratis në pyll në Fushë-Krujë, pranga bashkëfshatarit që e informoi për policinë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
23 Qershor, 13:49 -
-
-
VIDEO/ Momenti kur policia mësyn në kasollen e kthyer në depo armësh
Kjo kasolle në Zall të Fushë Krujës është vendi ku Ylli Zalla fshihte me kujdes arsenalin e tij të armëve.Nga pamjet, shihet momenti teksa policia hyn dhe brenda gjen një mori armësh. 24 kallëpe tritol, 11 granata, 9000 fishekë, 2 silenciatorë, 6 kg kanabis dhe uniforma policie, mes të tjerash.Policia ka zhvilluar edhe kontro
20 Shkurt, 13:48 -
Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale dhe lidhjet me ISIS, kush është Ylli Zalla që iu gjet arsenal armësh! Në kërkim që pas atentatit në Rinas
Ylli Zalla, 49 vjeç, është një person me precedentë të mëparshëm dhe emri i tij është i lakuar edhe në ngjarje kriminale. Ai rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur n&a
20 Shkurt, 13:44 -
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armësh në Fushë-Krujë! Sekuestrohen 24 kallëpë tritoli, 9 mijë fishekë, granata e silenciatorë (VIDEO)
Zalla është në kërkim që prej nëntorit. Në shtëpinë e 49-vjeçarit u gjetën 3 armë zjarri, 24 kallëpe tritol, 11 granata e 6 kg kanabis. Gjithashtu edhe 9000 fishekë, 2 silenciatorë, uniforma policie dhe një sërë armësh të tjera që janë sekuestruar nga policia.
20 Shkurt, 13:26 -
Atentati në Rinas/ Lirohet 35-vjeçari i shoqëruar, pranë shtëpisë së tij u dogj mjeti i krimit! Armët s’u siguruan nga baza e Ylli Zallës
Policia e Tiranë shoqëroi një 35-vjeçar mbi dyshimet se mund të kishte dijeni për atentatin e Rinasit. I riu që ka shtëpinë pranë vendit ku u dogj makina në fshatin Halil deklaroi se nuk ishte në banesë dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Ekspertiza e armëve ul shpresat për prova, nuk u përdorën në ngjarje tjetër kriminale.
10 Dhjetor 2025, 10:50 -
Atentati pranë aeroportit të Rinasit/ U arrestuan se fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi Shaljanin, gjykata liron dy policët
Gjykata Penale e Tiranës ka konkluduar se arrestimi i dy efektivëve të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, ishte i paligjshëm dhe ka vendosur të mos vendosë asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
15 Nëntor 2025, 16:04 -
Atentati në Rinas/ Mori 10 plumba në trup, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital agjenti i Mikëqyrjes Policore, Shaljani! Lirohen nga qelia 2 policët
Shaljani ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës pasi kishte marrë 10 plumba në trup. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, kur ndaj automjetit me të cilin lëviznin u qëllua me breshëri plumbash. Shënjestra ishte Dani, i njohur si krahu i djathtë i Shullazit.
15 Nëntor 2025, 08:24 -
4 ditë nga atentati në Rinas/ Muçi Shaljani vijon në gjendje të rëndë, i intubuar nën kujdes intensiv
40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri, i plagosur në atentatin pranë aeroportit të Rinasit, ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, ai vazhdon të mbahet i intubuar n&eu
14 Nëntor 2025, 10:26 -
Kush është Ylli Zalla që ndihmoi qitësit në atentatin e Rinasit! Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale dhe lidhjet me ISIS, ndryshimi drastik ndër vite
Ylli Zalla, u shpall në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesën në Fushë-Krujë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas, të cilët Zalla i ka ndihmuar për të siguruar edhe armët. Ylli Zallës iu gjetën në ba
14 Nëntor 2025, 10:11 -
Pamjet e arsenalit në Fushë-Krujë/ Policia: U gjetën 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis (VIDEO)
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arsenalin e armëve të sekuestruar në fshatin Zall të Fushë-Krujës. Arsenali u gjet në banesën e Ylli Zallës, 48-vjeçar, i shpallur në kërkim, dhe po hetohet lidhja e tij me atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe plagosën mikun e tij, Muçi Shaljani.
14 Nëntor 2025, 09:59 -
Arsenali në Fushë Krujë, Report Tv siguron emrin e pronarit! Mjeti i autorëve dyshohet se doli nga shtëpia e tij
Burime për Report Tv bëjnë me dije se arsenali që u zbulua në Fushë Krujë ka qenë i Ylli Zallës, një person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga banesa e tij dyshohet gjithashtu se ka dalë makina e
14 Nëntor 2025, 09:48 -
Atentati në Rinas/ Armët u siguruan në Nikël, në kërkim 48-vjeçari që kishte arsenalin! Nga baza e tij doli mjeti i autorëve (VIDEO)
Arsenali u gjet në një banesë. U gjetën 4 armë, 5 bomba me telekomandë, 6 mijë fishekë, 2 kg kanabis etj. Pronari i banesës, i njohur për autoritetet, është shpallur në kërkim. Dyshohet se iu ka siguruar armët atentatorëve dhe makina me të cilën lëvizën doli nga shtëpia e tij.
14 Nëntor 2025, 08:59