-
Protestat/ Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve: Me hundë e kafkë të thyer, sulme të paprecedentë! Zero lekë nga buxheti për mjetet speciale (VIDEO)
Prej nisjes së protestave, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, foli për herë të parë para deputetëve. Në komision ku ai shkoi për buxhetin, ishin vetëm dy deputetë të opozitës, të cilët kërkuan sqarime për dhunën policore, por kryepolici iu përgjigj me imazhe të pa publikuara më parë të efektivëve të lënduar deri me kafkë të thyer, nga sulme të pa precedenta siç ai theksoi, me gurë e molotovë.
9 Nëntor, 14:10 -
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, opozita: A ka hetim administrativ për ministrin? Drejtoresha e Burgjeve: Bëni kërkesë zyrtare! Urdhri i transferimit, sekret
Erald Kapri ka pyetur drejtoreshën e Burgjeve nëse edhe raste të tjera transferimesh janë konsideruar “sekret shtetëror” si dhe nëse ka një hetim administrativ për takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut me kryebashkiakun. Sadleva Bodo ia ktheu se informacionet mund t’i marrin në rrugë zyrtare.
9 Nëntor, 12:45 -
'Shqipërinë e kemi bashkë', Demo mesazh për qytetarët: Faleminderit për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë (VIDEO)
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazhpër të gjithë qytetarët duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimit të shtetit ligjor
7 Nëntor, 09:10 -
4 milionë € dëm! Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael
Një operacion i gjerë në disa shtete, ku u përfshi edhe Shqipëria, zbuloi një rrjet ndërkombëtar të mashtrimit të qytetarëve përmes investimeve fiktive online. Një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, dyshohet se furnizonte grupet kriminale, edhe në vendin tonë, me platforma interneti që dyshohet se në total u kanë zhvatur të huajve mbi 4 mln €.
3 Nëntor, 15:20 -
SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari
Mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë të dhënat personale brenda një afati të shkurtër. Policia paralajmëron se lidhjet e dërguara çojnë në faqe të falsifikuara, ku synohet marrja e të dhënave bankare.
2 Nëntor, 13:21 -
Nga 1300 aplikantë, rreth 1000 vijojnë garën për t’u bërë policë! Skënder Hita takon kandidatët: Procesi do të jetë transparent, shanse të barabarta për të gjithë
Rreth 1000 kandidatë po vijojnë testimet për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm, Skender Hita, i ka takuar në Akademinë e Sigurisë, ku u ka garantuar transparencë dhe mundësi të barabarta gjatë konkurrimit.
29 Tetor, 13:07 -
Nga 1 janari 2027, rriten deri në 20 mijë lekë pagat e mbi 8500 policëve! 1.1 mld lekë për bursat e studentëve në nevojë
Rritje të ndjeshme të pagave të policisë parashikohen më projektbuxhetin e ri të prezantuar sot nga Ministria e Financave. Paga bazë për rreth 8500 punonjës policie me gradën inspektor rritje me 20 mijë lekë të reja, duke shkuar në 93 mijë lekë, ndërsa kategoritë e tjera rritjen me nga 10 deri në 15 mijë lekë shtesë.
29 Tetor, 09:08 -
Gozhdë, zare metalikë e molotovë, Policia thirrje protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës, shmangni zonat ku po zhvillohen (VIDEO)
Policia e Shtetit ka bërë thirrje për distancim nga dhuna në protestë dhe sulmet ndaj efektivëve e institucioneve. Në deklaratë, theksohet apeli ndaj qytetarëve për të shmangur zonat ku ka akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e tyre.Policia thotë se sulmet e ditës së sotme kanë rrezi
24 Tetor, 19:54 -
Protestat, Hita inspektime në terren! Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit (VIDEO)
Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.
24 Tetor, 13:11 -
Protestat e dhunshme/ Një grup organizatash e qytetarësh kallëzojnë Hitën në SPAK: Nxorri në terren efektivë të paidentifikueshëm, përdorim i paligjshëm force
Pretendimet e tyre janë se policia ka përdorur forcë në mënyrë të paligjshme, ka dështuar në detyrën për të ruajtur rendin dhe ka bërë demonstrime force. Në kallëzim, kërkojnë hetime edhe për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.
23 Tetor, 20:45 -
-
-
Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne, synojnë të cenojnë rendin dhe sigurinë (VIDEO)
Policia e Shtetit ka mohuar se u ka dërguar mesazhe intimiduese mësuesve dhe pedagogëve që kanë marrë pjesë në protesta. Drejtuesi Albert Nushi tha në një deklaratë për mediat se mesazhet janë dërguar nga persona ende të paidentifikuar.
22 Tetor, 12:50 -
Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit
Efekti financiar prej 740 milionë e 80 mijë lekësh për shpërblimin e efektivëve të angazhuar në ruajtjen e rendit gjatë protestave të dhunshme, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026.
19 Tetor, 20:53 -
-
Protestat në Tiranë, Bardhi akuza Ramës dhe Ballukut për veprimet e policisë: Paguhen nga shqiptarët, jo për të mbrojtur pushtetarët
Bardhi pretendon se uniformat blu po përdoren për të mbrojtur pushtetin, ndërsa ka kritikuar edhe shpërblimet e premtuara për efektivët, të cilat i cilëson “mafioze”.
19 Tetor, 18:30 -
Prokuroria e Tiranës regjistron 3 kallëzime për veprimet e policisë në protestat e dhunshme
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 3 materiale kallëzuese për veprimet e policisë gjatë protestave, mes tyre edhe rastin e 19-vjeçarit Ledion Balla, të cilit iu thye këmba pranë Parlamentit, dhe të 21-vjeçarit Muhamet Skana, i cili u përplas në asfalt nga një efektiv pranë Ministrisë së Arsimit.
19 Tetor, 14:28 -
'Jeni më të mirët!' Rama mes efektivëve të policisë të angazhuar në mbrojtje të rendit: Durim me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin për efektivët e Policisë së Shtetit për punën gjatë ditëve të protestave të dhunshme në kryeqytet, të cilat i quan "ditë agresioni mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian".Në rrjetet e tij sociale R
19 Tetor, 12:10 -
RENEA dje në terren gjatë protestës/ Policia: Morëm telefonatë për persona të armatosur mes turmës! U sekuestruan fishekë luftarakë, molotovë, vida e sfera metalike
Forcat speciale RENEA të cilët u panë dje pasdite në bulevard gjatë protestës së dhunshme kundër kryeministrisë, u nxorrën në terren, pasi një telefonatë në sallën operative të Policisë, kishte njoftuar për praninë e personave të armatosur mes manifestuesve. Në një deklaratë të sajën policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë veprimeve hetimore, ishte sekuestruar mes të tjerave dhe një karikator me fishekë
18 Tetor, 14:23 -
Efektivi merr flakë pas goditjes me molotov, Koçiu: E papranueshme, dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë
Koçiu e ka cilësuar të papranueshme dhe të pajustifikueshme atë që po ndodh, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë, mediave dhe shoqërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë.
17 Tetor, 21:39