-
“Karriget nuk janë kurrë qëllim”, Erion Braçe pas mbledhjes së PS: Ishte e qetë, partia forcohet duke u hapur
Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave. Në postimin e tij, ai thotë se mbledhja ishte shumë “e mirë” dhe “e qetë”, u trajtuan shqetësime qytetare dhe të vetë partisë.Deputeti socialist thekson forcimin
28 Mars, 22:53 -
Reforma territoriale, Mazniku prezanton 4 variante të hartës para grupit parlamentar të PS! S’ka version përfundimtar, dëgjesa në të gjitha qarqet
Konsolidimi funksional, ai i decentralizimit, forcimi i qarkut dhe fajonet strategjike janë katër skenarët e reformës territoriale të propozuara para mazhorancës nga Arbjan Mazniku. Variantet e hartës së re territoriale parashikojnë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato më të mëdha fqinje, ruajtjen e atyre ekzistuese apo edhe konsolidimin e bashkive shumë të vogla. Asnjë prej këtyre varianteve nuk është përfundimtar.
28 Mars, 20:02 -
Spiropali përplaset me Ismailin në mbledhjen e grupit të PS! Rama i jep paralajmërimin e ashpër: Mos më detyro të të nxjerr jashtë!
Brenda takimit me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS, ka ndodhur një përplasje mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailit, dhe deputetes Elisa Spiropali, ku është përfshirë edhe kryeministri Rama.
28 Mars, 19:55 -
Rama mbledh deputetë e ministra, nis “punët për Shqipërinë”! Mazniku prezanton 4 variante për reformën territoriale, tur takimesh në vend deri më 12 qershor
Në një takim maratonë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave deputetët socialistët dhe ministrat e kabinetit të tij. Fokusi ishte tek puna parlamentare dhe çuarja përpara e projekteve në fusha të ndryshme. Para grupit socialist raportuan Arbjan Manziku, bashkëkryetar i Reformës Territoriale dhe Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli.
28 Mars, 07:55 -
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve.
16 Mars, 11:18 -
-
Rama i dorëzon Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend
Takimi mes Ramës dhe Begajt u zhvillua te Pallati i Brigadave dhe zgjati 40 minuta. Begaj ka 7 ditë kohë për të dekretuar 7 ndryshimet në qeveri, të cilat më pas kalojnë për votëbesim në Kuvend. Pasi të marrin 71 vota, ministrat e rinj betohet te Presidenti Begaj.
2 Mars, 10:14 -
-
Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Pas shkarkimit të Ballukut, s’marrin pjesë as dy ministrat e larguar, Vengu e Spiropali
Mbledhja e qeverisë zgjati vetëm 30 minuta. Në mbledhje nuk ishin Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu. Kryeministri Rama pritet t’i propozojë Begajt shkarkimin e ministrave dhe emërimin e emrave të rinj. Pas dekretit të Begajt, emrat kalojnë për votëbesim në Kuvend dhe më pas betimi tek Presidenti për të marrë detyrën.
27 Shkurt, 10:31 -
PROFIL/ Nga Hoxha te Ismaili, kush janë 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama! Karakaçi nga drejtor i OSHEE te Infrastruktura
Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes i cili zëvendëson Pirro Vengun. Ferit Hoxha është ministri i ri i Punëve të Jashtme që zëvendëson Elisa Spiropalin. Enea Karakaçi ka zëvendësuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, e cila tashmë është shkarkuar nga detyrat e saj. Eriona Ismaili është ministrja e re për Marrëdhëniet për Parlamentin që zëvendëson Toni Gogun.
26 Shkurt, 20:46