-
Kronikë
Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor
Vazhdon 'braktisja' e Gjykatës se Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila u krijua për të luftuar krimin e korrupsionin. Nga 16 gjyqtarë ka aktualisht 6. Mungon më shumë se gjysma. Katër vendet e hapura me garë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë garues. Një garuese e cila kaloi një fazë dhe do të emërohej u dorëhoq.
11 Tetor 2021, 11:02 -
Kronikë
FOTO/Vettingu nuk ndal luksin e gjyqtarëve, Rolex, Michael Cors, gjyqtarët sfidojnë me ora e çanta luksi
Konferenca e gjyqtarëve për të përzgejdhur tre anëtarët e rinjë të KLGJ nuk i ka shpëtuar paradës së përvitshme të luksit. Me një ekspozim në publik me ora Rolex e Michel Cors, gjyqtarët kanë vazhduar traditën edhe si vite më parë kur vettingu nuk ekzistonte për pasuritë e pajustifikuara.
8 Tetor 2021, 14:13 -
Kronikë
U mbaron mandati, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ (EMRAT)
Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ. Ato janë Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku e ndërsa u skualifikuan Asim Vokshi, Vjosava Osmanaj dhe Manjola Xhaxho. Këto tre anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.
8 Tetor 2021, 09:09 -
Politikë
Harta e re Gjyqësore, SHBA: Mbështesim fuqimisht riorganizimin e sistemit, të plotësohen hapësirat që lë pas vettingu
Teksa debatet për Hartën e re Gjyqësore mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë vijojnë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që të miratohet një hartë e tij.
2 Tetor 2021, 19:52 -
Politikë
Hartë të re me më pak gjykata? Qeveria: Shërbimet do të qëndrojnë aty ku janë! KLGJ insiston: Do të ketë reduktim, vetëm 1 Gjykatë Apeli
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar shumë shpejt një hartë të re gjyqësore në vend. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.
1 Tetor 2021, 10:31 -
Politikë
Soreca: Duhet të zgjaten afatet e vetingut, ka dosje që duhet të trajtohen në mënyrë urgjente! Do kem takime me mazhorancën dhe opozitën
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar zgjatjen e afateve të vetingut, në mënyrë që procesi të shkojë deri në fund për verifikimin e figurës së të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve. Në një deklaratë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Larte Gjyqësor, Soreca u shpreh se Kuvendi duhet të nisë konsultimet me të gjithë aktorët. Sipas ambasadorit të BE, ka dosje që duhet të trajtohen 'në mënyrë urgjente'.
1 Tetor 2021, 10:13 -
Kronikë
Zgjatja e afateve të Vetingut, avokatët: KLGJ dhe KLP të vijojnë procesin! Politika të mos i fusë duart te drejtësia! Vishaj: 5 vite ishin pak, s'mund të lihet në mes
Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit. . Për këtë arsye mazhoranca do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik. Ndërkohë, përveç debatit politik, ka edhe një anë tjetër, juristët. Report Tv ka biseduar me 4 prej tyre, që ndajnë këndvështrime të ndryshme në lidhje më këtë çështje.
21 Shtator 2021, 13:43 -
Kronikë
GJKKO drejt 'mbylljes', një tjetër gjyqtar drejt largimit! Ilirjana Olldashi në tetor do të bëhet gjyqtare apeli
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit drejt 'mbylljes' nga 16 gjyqtar ka 6. Mungojne 10. Prej 1 viti gjyqtaret refuzojnë te aplikoj e te bëhen pjesë. KLGJ në mungesë te kandidaturave për emërim bën thirrje për delegim.
17 Shtator 2021, 10:21 -
Kronikë
Vetingu shpërbëhet në qershor 2022, vota e PD-së vendimtare për zgjatjen e mandatit, gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve ende s’janë verifikuar
Ngërçi i ri në horizont, Komisionit të Vetingut pushon së funksionuari pas 9 muajsh. Për zgjatjen e mandatit duhet të ndryshohet Kushtetuta, ndryshe procesi kalon në duart e KLGJ dhe KLP.
7 Shtator 2021, 17:39 -
Kronikë
3 vakancat nga gjyqësori për KLGJ, aplikojnë 6 gjyqtarë! Zbardhen emrat
Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në total kanë aplikuar 6 gjyqtarë për 3 vende vakante nga radhët e gjyqtarëve.
4 Shtator 2021, 09:30 -
Kronikë
KLGJ do përtërihet në dhjetor, 3 vende vakante në radhët e gjyqtarëve, afati i fundit për të aplikuar deri më 3 shtator
Në dhjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Tre vendet vakante nga rradhet e gjyqtareve i përkasin Brunilda Kadi Medi Bici dhe Ilir Toska
31 Gusht 2021, 15:08 -
Kronikë
Avokatët kërkesë KLGJ: Seancat gjyqësore të zhvillohen të hapura! Pjesëmarrja e familjarëve të të pandehurve apo publikut, vendos gjykatën në presion për të dhënë drejtësi
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vendosë për zhvillimin e seancave gjyqësore të hapura.
7 Gusht 2021, 10:45 -
Kronikë
-
Kronikë
Gjykata e Lartë bëhet më 9 anëtarë, Meta dekreton emërimin e gjyqtarit Asim Vokshi! Kim: Të ecim hap pas hapi që Reforma në Drejtësi të sjellë më shumë rezultate
Gjykata e Lartë bëhet më 9 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.
30 Korrik 2021, 14:43 -
Kronikë
Harta e re gjyqësore në shtator, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ nuk arrijnë dakordësinë! I rikthehen tryezave të konsultimit me avokatë dhe publikun
Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria nuk kanë arritur në një dakordësi sa i përket hartës së re gjyqësore, për këtë arsye rikofigurimi i Apeleve dhe gjykatave të rretheve është lënë për në muajin shtator.
30 Korrik 2021, 11:46 -
Kronikë
Jeton në SHBA dhe nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit
Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.
16 Korrik 2021, 09:29 -
Kronikë
Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e plotë të pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.Sipas vendimit, ILD duhet të caktojë një ekspert IT i cili duhet të verfikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën kur janë realizuar videot nga kryegjyqtarja, si edhe nga kush janë publikuar. Ndërkaq, ILD duhet të dokumentojë tekstin e këngevë të përdorura nga magjistratja për sfondin muzikor të viedove.
14 Korrik 2021, 13:33 -
Kronikë
Drejtësia për 2021/ Parlamenti 19 detyra urgjente për KLP-KLGJ, mbrojtje për prokurorët që sulmohen, plotësimi i SPAK e Gjykatës së Lartë, riorganizim gjykatave
Kuvendi i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë të dalë me deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve që vihen në shënjestër të sulmeve për shkak të punës hetimore. Për KLG-në kërkohet të gjejë konsensusin e me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e gjykatave.
26 Qershor 2021, 16:50 -
Kronikë
Llagami: Mungojnë 144 gjyqtarë nga vettingu! Humbjet në sistem më të mëdha se prurjet e reja
Naureda Llagami tha se për shkak të vettingut boshllëqet në sistem janë të mëdha, ku në të gjithë vendin mungojnë 144 gjyqtarë dhe se prurje që vijnë nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44. Këto humbje tha Llagami nuk zëvendësohen dot me këto ritme që janë prurjet. &
25 Qershor 2021, 13:05 -
Kronikë
Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet
Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht.Një intervistë për Report Tv, kreu i KLGJ, Llagami tha se sistemi është në krizë, kostot janë tepër të larta, stoku i dosjeve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi i kërkuar.
25 Qershor 2021, 12:36