-
Përfundon edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Dhjetëra çmime dhe vlerësime për filmat dhe artistët
31 çmime janë ndarë në përfundim të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Fitues i kupës së festivalit u zgjodh “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, ndërsa me çmime të rëndësishme u vlerësuan edhe “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani apo “Derë e hapur” nga Florenc Papas. Publiku nga ana e tij vlerësoi “Këtu vallëzohet me hijet” dhe “Burri i shtëpisë”.
13 Shtator, 11:53 -
“Fëmijët e saj”, filmi i parë shqiptar kthehet i restauruar! Pas 69 vitesh nga realizimi, premiera e shfaqjes në kinema
“Fëmijët e saj”, filmi i parë i prodhuar në Shqipëri, me metrazh të shkurtër, është po ashtu i pari i restauruar tërësisht nga vetë specialistët e Arkivit Shtetëror. Në “Film Zone”, gjatë Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar u njoftua se “Fëmijët e saj” do të shfaqet premierë javën e ardhshme.
12 Shtator, 11:59 -
“Film di Stato”, dokumentari i Sejkos, premierë në Tiranë! “Shteti i propagandës” në ekran, regjisori: E kam bërë totalisht me material arkivor
Film di Stato”, dokumentari i regjisorit Roland Sejko është shfaqur premierë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Ai rrëfen katër dekada të komunizmit, përmes vetë pamjeve të propagandës përmes një leximi elegant të imazheve të prodhuara nga shteti, duke i rikthyer sot për të zbuluar atë që fshihej pas tyre.
11 Shtator, 12:27 -
Programi/ Dita e nëntë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Eventi qendror, një homazh për arkivin e kinemasë shqiptare
Një mbrëmje e veçantë dedikuar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit do të jetë ajo e sotmja në Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, ndërkohë që janë të shumtë filmat që do të shfaqen paralelisht për publikun.
11 Shtator, 11:05 -
Festivali Kombëtar i Filmit ul siparin të shtunën, Jonid Jorgji zbulon planin në Report TV: Filmi shqiptar po bëhet më i mirë, hapi i radhës është festivali mbarëkombëtar (VIDEO)
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë bën bilancin e edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit, flet për interesin e publikut, nivelin e kinemasë shqiptare dhe zbulon planet për ta shndërruar festivalin në një eveniment mbarëshqiptar.
10 Shtator, 19:53 -
Balkan Film Market, 1 dekadë bashkëpunimi me filmin shqiptar e rajonal! Takimi tematik në “Film Zone” në Festivalin Kombëtar
Bashkëprodhimet, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërkufitar në kinematografi ishin në fokus të diskutimit për Balkan Film Market, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar në diskutimin e mbajtur në hapësirën “Film Zone” në “Tirana Moon”.
10 Shtator, 13:45 -
Shqipëri-Kosovë drejt festivalit të përbashkët të filmit shqip! Diskutim në “Film Zone” dhe për ligjin e kinematografisë
Shqipëria dhe Kosova diskutojnë organizimin e një festivali të përbashkët kombëtar të filmit, që nga viti i ardhshëm. Idea u hodh gjatë një takimi në në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, ku u debatua dhe për vështirësitë që has industria kinematografike.
10 Shtator, 13:14 -
“Film di Stato”, shfaqje në Festivalin Kombëtar! Mbrëmje dedikuar muzikës shqiptare të filmit në "Tirana Moon"
“Film di Stato” nga Roland Sejko shfaqet sonte në Universitetin e Arteve krahas dhjetëra filmave të tjerë në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Në “Film Zone” do të mbahet edhe një aktivitet kushtuar muzikës shqiptare të filmit.
10 Shtator, 09:56 -
Dita e shtatë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Programi/ Shfaqen dhjetëra filma, eventet te “Film Zone”
Nga filmat artistikë, dokumentarët e deri te aktivitetet që bashkojnë profesionistët e kinematografisë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon edhe sot, me një program të larmishëm deri në mbrëmje. Për më tepër ju njeh materiali.
9 Shtator, 10:13 -
Yllka Gjollesha: Zoti Blushi, e dini pse kinemaja shqiptare ka zgjedhur
"Fshati shqiptar sot nuk është ai që duket në filmat tuaj të vjetër. Është boshatisur, të rinjtë kanë ikur, shtëpitë janë mbyllur, jeta sociale është zhvendosur dhe ka një realitet krejt tjetër demografik, ekonomik dhe kulturor".
8 Shtator, 15:37 -
'Luna Park' sjell ’97-ën në Festivalin e Filmit Shqiptar! Aktori Nik Xhelilaj, 'heroi i keq' i firmave piramidale
‘Luna Park’, filmi që rikthen atmosferën e kaosit të ’97-ës dhe pasojat që la te familjet shqiptare është prezantuar mbrëmjen e së hënës në sallën e Universitetit të Arteve.
8 Shtator, 12:57 -
Sot dita e gjashtë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Program i larmishëm, nga filmat artistikë te dokumentarët
Me një program që ndërthur filmat e gjatë e të shkurtër, dokumentarët, filmat e karrierës dhe aktivitetet profesionale, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon në ditën e gjashtë të tij, duke sjellë në vëmendje autorë, vepra dhe figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.
8 Shtator, 11:33 -
Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në ‘lule të rinisë’
"E vërteta është që Kinemaja e Re shqiptare po na zbardh fytyrën duke korrur sukses e duke marrë çmime pas çmimesh në festivale të rëndësishme ndërkombëtare ku ne konkurojmë me produksionet tona modeste, krah produksioneve titanike të kinemasë botërore".
7 Shtator, 19:11 -
Një baba që sakrifikoi gjithçka për të birin, por u braktis prej tij! 'Të thyer' i Budinës në Festivalin e Filmit Shqiptar, regjisori: Paraja shkatërron edhe marrëdhëniet familjare
Një baba që sakrifikoi lirinë për të birin, por humbi përgjithmonë lidhjen me të. “Të Thyer” i Edmond Budinës rikthehet para publikut shqiptar në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar.
7 Shtator, 11:30 -
Programi/ Dita e pestë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Sot dhjetëra filma të gjatë e të shkurtër dhe dokumentarë
Nga filmat artistikë e dokumentarë te aktivitetet që bashkojnë profesionistët e kinematografisë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon sot me një program të larmishëm deri në mbrëmje. Për më tepër ju njeh materiali.
7 Shtator, 11:02 -
Festivali Kombëtar i Filmit bashkon brezat e kinemasë shqiptare, nderohen Reshat Arbana e Roza Anagnosti për kontributin ndër vite
Ceremonia nuk kaloi pa një incident. Për pak sekonda, gjatë një momenti të programit, në vend të fotos së regjisores Xhanfize Keko u shfaq në ekran fotografia e poetes Natasha Lako. Pas lapsusit, drejtori artistik i festivalit, Ilir Butka, kërkoi ndjesë publike.
6 Shtator, 11:46 -
“Edeni i mohuar” në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar! Drama post-apokaliptike, Përmeti: Një reflektim mbi kujtesën (VIDEO)
Çfarë ndodh kur frika, urrejtja dhe ideologjia trashëgohen brez pas brezi? Këtë pyetje sjell në ekran Genc Përmeti me “Edeni i Mohuar”, dramën post-apokaliptike të prezantuar premierë në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar.
6 Shtator, 11:24 -
'Burri i shtëpisë', premierë në Festivalin Kombëtar të Filmit! Frani, një grua që 'thyen' traditat dhe mban familjen
Me emocione dhe një sallë të mbushur plot, filmi “Burri i shtëpisë” u prezantua për publikun shqiptar, në Festivalin Kombëtar të Filmit. Regjisori Andamion Murataj sjell historinë e Franit, një gruaje që merr rolin e burrit për të mbajtur familjen. Aktorja që e vë në jetë, Drita Kaba Karaga, është vlerësuar me çmim edhe në Itali, por emocioni që merr nga publiku shqiptar, thotë se është i veçantë.
5 Shtator, 15:24 -
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar kthehet pas 14 vitesh, homazh për ikonat e kinemasë! Artistët: T’ua përcjellim të rinjve trashëgiminë tonë
Emra të njohur të kinematografisë dhe artit në Shqipëri kanë qenë të pranishëm në çeljen e edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili rivjen pas 14 vitesh. Në natën e parë u nderuan disa prej figurave më të mëdha të kinemasë shqiptare.
4 Shtator, 12:25 -
Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, Gonxhja: Është një homazh për mjeshtrit që hodhën themelet
Për 10 ditë, Tirana do të jetojë me filmin shqiptar, ndërsa për publikun do të shfaqen mbi 100 filma nga rreth 220 që janë prodhuar me financim të QKK-së gjatë 14 viteve.
4 Shtator, 09:55