-
-
-
-
-
-
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: Dhuna e patolerueshme
Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbërriti në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të parë më nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësve të Policisë dhe qytetarëve që janë lënduar nga protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara Kuvendit.
22 Nëntor 2018, 12:57 -
-
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: U sulmuan nga qytetarë dhe loja politike, dhuna e patolerueshme
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët dhe qytetarët e lënduar nga protesta që u zhvillua ditën e sotme përpara Kuvendit. Ai u shpreh për mediat se dhuna që degjeneroi këtë të enjte, nuk është e justifikueshme. Ndër të tjera, ai tha se efektivët e Policisë së Shtetit janë lënduar jo vetëm nga banorët e 'Unazës së Re' por edhe nga eksponentë të forcave politike.
22 Nëntor 2018, 12:31 -
-
-
-
Protesta para Kuvendit, policia: Janë lënduar 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
22 Nëntor 2018, 11:31 -
Shkon në tre numri i policëve të lënduar nga protestuesit
Nga tensioni dhe përplasja në protestën para Kuvendit ka shkuar në tre numri i efektivëve të policisë që janë lënduar. Përveç zv/ drejtorit të policisë së Tiranës, Ziu janë lënduar edhe dy efektivë të tjerë nga hedhja e shkopinjve dhe flakadantëve.
22 Nëntor 2018, 11:25 -
-
-
-
-
-
Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar
Banorët e 'Unazës së re" kanë protestuar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë për projektin që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre. Protesta agravoi në tension e dhunë të vazhdueshme përkundrejt efektivëve të Policisë. Banorët e 'Unazës së Re' hodhën shashka, shkopinj dhe nga sulmet e tyre janë lënduar 15 policë e 3 qytetarë. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 25 protestues. Përkrah banorëve të 'Unazës së Re' janë shfaqur edhe deputetët e Partisë Demokratike e ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paralelisht me zhvillimin e protestës u zhvillua edhe seanca plenare, ku u trajtua projekti i 'Unazës së Re'.
22 Nëntor 2018, 10:19 -