-
Dosje
‘Në qelitë e Burrelit u njoha me Dom Ndocin, vëllanë e ‘Heroit të popullit’, nëna e të cilit dilte në tribuna me Enver Hoxhën’, kujtimet e intelektualit që vuajti 21 vite burg
Intelektuali i njohur Uran Kalakula i cili vuajti për më shumë se 21 vite në burgjet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të shkruara si gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ashtu dhe pas daljes nga burgu, një vend të veçantë ia kushtoi klerikëve katolikë, ortodoksë e myslimanë, të cilët gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, u masakruan në mënyrën më barbare nga regjimi në fuqi.
15 Tetor 2021, 08:08 -
Dosje
‘Hitleri kishte simpati të madhe për këtë vend të vogël e romantik dhe ai mbeti shumë i kënaqur’, Si i përshkruante politikanët shqiptarë, i dërguari personal i Fyrerit
Publikohen kujtimet e panjohura të Hermann Neubacher, diplomati nazist gjerman, i dërguari personal i Hitlerit për Juglindjen e Ballkanit, gjatë viteve 1943-1945, i cili në mes të tjerash në kujtimet e tij përshkruan me detaje dhe hollësira, misionin dhe aventurën e tij shqiptare, në vendin e vogël në Jug të Ballkanit. Këto kujtime, Neubacher, i ka botuar në Gjermani, disa vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke i përmbledhur në një libër.
12 Tetor 2021, 07:56 -
Dosje
Raporti ‘Tepër sekret’: Mbasi ndenjëm gjysmë ore të rrethuar, kursantët rusë i hodhën armët! Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik.
1 Tetor 2021, 07:46 -
Dosje
Historia tragjike e ruses, që braktisi Moskën për djaloshin nga Korça: Si vuajta 10 vjet në burgjet e Enver Hoxhës, e akuzuar si agjente e KGB-së dhe…”
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s.
20 Shtator 2021, 08:55 -
Dosje
'Pas ’90-ës kur në Durrës u kthyen disa agjentë të Sigurimit nga Zelanda e Re, njërit i dhashë një letër për Halit Bajramin'/ Dëshmia e rrallë e vëllait të kreut të 'bandës Xhevdet Mustafa'
Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.
19 Shtator 2021, 08:21 -
Dosje
Historia e panjohur e ish-kapos së ‘bandës Xhevdet Mustafa’: Si komunikoja me ‘kod’ me letra me Sabaudinin dhe gruaja misterioze nga Italia që na erdhi në shtëpi në ’62
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar.
17 Shtator 2021, 08:24 -
Dosje
‘Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari në 1950, me shefin e Sigurimit të Divizionit të Korçës’, historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar.
16 Shtator 2021, 07:47 -
Dosje
Historia e panjohur e tre shqiptarëve të arratisur, që ‘do vrisnin Enver Hoxhën’/ “E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtator ’82, ku vëllai im ishte ‘kapo’ i saj”
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar.
15 Shtator 2021, 08:06 -
Dosje
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Pas dënimit, i shkova Banushit në burgun e Burrelit dhe kur i kërkova që ta nxjerrim jashtë e të punonte për ne
Publikohet historia e panjohur e Dr. Hasan Luçit, ish-Shefi i Zbulimit për “emigracionin reaksionar” jashtë Shqipërisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vitet ’70 – ’80-të, i cili dëshmon lidhur me Avdul Banushin, i njohur ndryshe si ‘agjent i CIA-s’ që hodhi bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit në vitin 1974 dhe hyri disa herë me misione të fshehta zbulimi në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
14 Shtator 2021, 08:10 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e ish-agjentit të CIA-s/ Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith dhe më tha: ‘Dua që komunizmin ta shkulim nga rrënjët’
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë.
12 Shtator 2021, 08:23 -
Dosje
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat, u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
Është publikuar historia e panjohur të ngjarjeve të gushtit të vitit 1949, të njohura ndryshe si “Provokacionet e Gushtit”, ku forca të shumta të ushtrisë qeveritare greke të kryeministrit Caldaris, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ndërmorën sulme të armatosura në kufijtë juglindorë të Republikës Popullore të Shqipërisë në rrethet e Kolonjës dhe Korçës, duke hyrë disa herë qindra metra në thellësi të tokës sonë.
7 Shtator 2021, 08:00 -
Dosje
'Në Liceun e Korçës botonte poezi dhe përkthente Balzakun e Lamartine…”, historia e ‘Harry Fultzit' shqiptar, që drejtoi për 22 vjet ‘Polikumin’ në Tiranë
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Gjergji Canco me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës, i cili që në moshë të re, kur ishte në bangat e shkollës në Liceun Francez të atij qyteti, filloi të botonte në revistën letrare ‘Shpresa’, të shkollës, si në prozë, poezi, e përkthime të ndryshme nga frëngjishtja, si Balzakun, Lamartine etj.
6 Shtator 2021, 14:53 -
Dosje
Relacioni sekret/ 'Gratë e diplomatëve tanë që dinë gjuhë të huaja, duhet të lidhen me…', ja çfarë sugjeronte ish-ministri i Jashtëm
Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket vitit 1969, ku ndodhet një letër e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të të PPSH-së, Behar Shtylla, dërguar eprorëve të tij, të cilën ai e ka titulluar: “Disa mendime mbi punën e Zbulimit tonë jashtë shtetit dhe mbi punën në drejtim të emigracionit reaksionar”.
30 Gusht 2021, 07:46 -
Dosje
Fjala e panjohur e Hrushovit: Qëndrimin që mbajti Enver Hoxha ndaj nesh, Gomulka e krahasoi me qenin, kur i jep bukë dhe ai të…
Publikohen disa dokumente arkivore të panjohura dhe të pabotuara më parë, të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hrushov, e mbajtur gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë.
29 Gusht 2021, 09:08 -
Dosje
S’mund të krahasohen Enveri e Mehmeti me Stalinin, ata janë më kasapë/ Biseda e panjohur e Hurshovit gjatë një darke në Bullgari vitin ‘62
Publikohen disa dokumente arkivore të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hurshov, e bërë gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë me në krye sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Teodor Zhivkov dhe kryeministrin Anton Ygov.
27 Gusht 2021, 08:48 -
Dosje
'Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës
Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish – Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në disa legjislatura, i cili kujtonte periudhën e “zgjedhjeve” për në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke folur për rrethin e Krujës ku ai shërbeu për vite me radhë në detyra dhe funksione të ndryshme.
25 Gusht 2021, 07:35 -
Dosje
Dosja sekrete me përgjime/ Relacioni për Mehmet Shehun: Edhe sikur të duan këta që të shkojë Kosova me Shqipërinë, vetë kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Titua
Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi I ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që përkasin një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku ndodhet një korrespodencë në mes krerëve më të lartë të regjimit komunist të asaj kohe.
20 Gusht 2021, 08:37 -
Dosje
‘Mëkatet’ e Shqipërisë për luftën italo-greke dhe e vërteta e vrasjes së Daut Hoxhës nga…', fakte mbi rolin e qeverisë së Tiranës
Ka kaluar më shumë se shtatë dekada, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me pretekstin, se: nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin Italian, karshi fqinjës së saj jugore?
4 Gusht 2021, 09:28 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e ish-komandantit të Gardës së Republikës: Ç'ndodhi mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, kur vdiq Mehmet Shehu...ja ç'më tha Kadri Hazbiu
Emërimi i Xhaferrit në detyrën e komandantit të Gradës së Republikës në vitin 1972, ku ai shërbeu me devocion e besnikëri Enver Hoxhës e gjithë udhëheqjes së lartë deri në qershorin e vitit 1982, kur, me porosinë e Ramiz Alisë, ai u thirr nga Drejtori Kuadrit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Mihal Bisha, i cili i komunikoi largimin nga ajo detyrë, pasi udhëheqja e lartë dyshonte te ai, si njeri i afërt me ish-kryeministrin Mehmet Shehu!
2 Gusht 2021, 08:07 -
Dosje
Ish-komandanti rrëfen vdekjen e Mehmet Shehut: Pasi i mata pulsin dhe pashë se nuk kishte shenja jete, lajmërova Ramiz Alinë, i cili fare i qetë më tha…!
Mbledhja e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit 1981 dhe porositë e veçanta që i dha kryeministri Shehu truprojës së tij, për grupin e shërbimit që ishte roje atë natë në vilë, kush dhe përse e njoftoi Çenon që të shkonte atë natë me shërbim aty, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë…?!
28 Korrik 2021, 08:55 -
Dosje
"Në moshën 6 vjeçare mundi 'Mjeshtren e Sportit' por i’a ndaluan shahun, pasi unë kisha qenë i burgosur…", dëshmia e rrallë për vajzën që iu kushtua filmi ‘Dy herë mat’
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Rozana Gjergjit, legjendës së shahut shqiptar, e cila që në moshën 6-vjeçare aktivizohej me ekipin e të rriturave dhe fitoi disa kupa, medalje e vende të para në disa gara e takime shahu të cilat zakonisht zhvilloheshin tek Klubi i Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, siç ishte ai me Mjeshtren e Sportit, Liri Bajo.
27 Korrik 2021, 10:29 -
Dosje
Zbulohet dosja sekrete për Nënë Terezën:Të shikohet me kujdes qëllimi i vërtet i ardhjes së saj dhe njerëzit që e shoqërojnë, pasi…/ Dokumentet e panjohura për Shenjtoren e famshme, nga 1969-ta, në ’89-ën
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, ku ndodhet një korespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, e cila që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që ajo të vinte në Shqipëri.
16 Korrik 2021, 08:32 -
Dëshmia e ish-komunistes: Si e rrëmbyem unë dhe vëllai im vajzën 12-vjeçare të shefit të Policisë së Tiranës
Vanda Çorati, ish-komuniste dhe partizane e Pezës, e cila na rrëfente ngjarjen e bujshëme të vitit 1942, kur gueriljet komuniste të Tiranës rrëmbyen vajzën e Shefit të Policisë së tiranës, Man Kukaleshit, për t’i bërë presion që ai të lironte Shyqëri Ishmin, aksion të cilin e udhëhoqi i vëllai i saj Agron Çorati, me dy shokët e tij.
16 Qershor 2020, 11:02 -
'Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret', kujtimet e panjohura të diversantit
Memorie.al publikon historinë e panjohur e Zef Lukës nga Shkodra, i cili në 1946-ën u arratis nga Shqipëria për në Greqi, ku qëndroi për disa vite në kampet e azilantëve politikë.
10 Prill 2020, 21:08 -
'Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit', Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës
Edhe pse Haki Mulleti i’u largua politikës duke shërbyer për 20 vite në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, atij nuk iu ndanë peripecitë, pasi u arrestua dy herë nga Mbreti Zog, për shkak se i vëllai i tij, Qazimi, u akuzua si njëri nga tre atentatorët që qëlluan mbi Mbretin kur ai po dilte nga Opera e Vienës.
6 Mars 2020, 08:28 -
Letra e të arratisurit në ’85-ën, nga Chicago për Amnesty International: Po ju dërgoj ditarin tim, për tmerret e 2000 të dënuarëve të Spaçit
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës, ish-të dënuarin e burgut të Spaçit i cili pas lirimit në vitin 1985, mundi të arratisej nga Shqipëria dhe pas një qëndrimi në kampin e Llavrosit në Greqi, fitoi azilin politik për në SHBA ku dhe jeton aktualisht. Çfarë thuhet në korrespodëncën e tij në fundin e vitit 1985-së me degën e Amnesty International në Londër, lidhur me ditarin që ai kishte mbajtur gjatë kohës së vuajtjes së dënimin në kampin famëkeq të Spaçit, cilët ishin disa nga të dënuarit që ai kishte njohur aty dhe emrat e policëve që i torturonin ata?
12 Janar 2020, 13:10 -
Raporti i Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Në komitetin e Partisë të Tropojës janë 10 agjentë të UDB-së
Memorie.al publikon raportin tepër sekret të vitit 1953, ku ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Mehmet Shehu, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, “mbi veprimtarinë agjenturore e armiqësore”të dhjetë funksionarëve më të lartë të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv të Rrethit të Tropojës, duke filluar nga kryetari Idriz Mulosmani dhe shefat e seksioneve e disa drejtorë ndërmarrjesh.
27 Tetor 2019, 11:52 -
'Si e pashë ish-deputetin gjysmë të vdekur në burgun e ri të Tiranës. U tmerrova…', dëshmia rrëqethëse e Dr.Konomit
Historia e panjohur e disidentit komunist, ish-deputetit të Kuvendit Popullor, Xhavit Qesja, i cili në vitin 1956 kur ishte student i Filozofisë në Moskë, përkrahu politikën e Hrushovit duke iu kundërvënë udhëheqjes komuniste të Tiranës. Përse nuk pranoi ai t’i kërkonte falje Enver Hoxhës, dhe internimi e ishullin e Zvërnecit dhe më pas në burgun e Burrelit ku bëri 70 ditë grevë urie….?!
24 Maj 2019, 13:44 -
Dënimi i Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut/ Raport i Sigurimit: Në '79-ën në Korçë kishim 45 agjentë të zbulimeve të huaja
Publikohet dokumenti tepër sekret i sekretarit të parë të Korçës, Enver Halili, për Komitetin Qëndror: “Oficerët e drejtimit me porosi të Feçor Shehut kanë thënë: Mos u merrni me vllehët, boll keni goditur për spiunazh”.
4 Shtator 2018, 16:01