-
Vrau dy turistët çekë në Shkodër, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, burg për jetë për Sokol Mjacajn
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në vitin 2015. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkodër, të dhënë në vitin 2018. Mjacajn ka kërkuar gjykim të shkurtuar por gjykata nuk e ka pranuar.
5 Korrik 2022, 16:23 -
PD paditi zyrtarë të administratës për korrupsion zgjedhor, Prokuroria e Korçës dhe SPAK e kaluan te njëra-tjetra për moskompetencë! Çështja shkon në Gjykatën e Lartë
Padia e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, për nënkryetarin e Bashkisë së Pustecit dhe zyrtarë të tjerë, për korrupsion zgjedhor në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 duket se do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Lartë. SPAK tha se nuk ka korrupsion zgjedhor dhe s’është kompetencë e saj.
27 Qershor 2022, 13:05 -
-
Gjykata e Lartë mund të bëhet me 15 anëtarë, KLGJ çon në presidencë 2 propozime të tjera
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit edhe 2 emra të tjerë për tu emëruar në si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. ReportTv mëson se ka vendosur së fundmi t’i propozojë Metës gjyqtarët Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri. Nëse Meta i dekreton këto 2 emra atëherë Gjykata e Lartë do të bëhej me 15 anëtarë.
9 Qershor 2022, 18:49 -
Tahiri kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia. Tahiri kërkoi që të pezullohet ekzekutimi i dënimit të tij me burg. Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit me burg të Tahirit, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni.
9 Qershor 2022, 15:08 -
Gjykata e Lartë me 13 anëtarë, reagon Yuri Kim: Hap i madh në Reformën në Drejtësi! Falë bashkëpunimit të drejtësisë me presidencën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas emërimit të Sokol Ngresit në Gjykatën e Lartë. Me emërimin e tij nga Presidenti i Republikës, plotësohet kuorumi për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Yuri
3 Qershor 2022, 15:35 -
Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë, emërohet Sokol Ngresi! Plotësohet kuorumi për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara
Nga sot Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë. Me emërimin nga Presidenti i Republikës të gjyqtarit Sokol Ngresi plotësohet kuorumi për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore.
3 Qershor 2022, 12:11 -
KLGJ propozon Sokol Ngresin, Gjykata e Lartë pritet të bëhet me 13 anëtarë
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit emrin e gjyqtarit Sokol Ngresi për ta emëruar si gjyqtar të lartë. ReportTv mëson se propozimi është bërë në mbledhjen e datës 27 Maj në KLGj, ndërsa pritet dekretimi i Ngresit nga presidenti Ilir Meta për të qenë gjyqtari i 13-të në gjykatën e lartë.
30 Maj 2022, 14:15 -
Tërheqja nga rekurset, Berisha akuza qeverisë: Grabitje me vendim! Ministri: Gënjeshtër e madhe, bëhet fjalë për çështjet që shkojnë deri në 1.2 mln lekë
"Vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me vendim". Kjo ishte akuza e Sali Berishës për vendimin e Këshillit të Ministrave që detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 çështje për të cilat ishte bërë rekurs me qëllim që të ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka sqaruar se bëhet fjalë për ato çështje që shkojnë deri në 1.2 milion lekë.
30 Maj 2022, 13:29 -
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 persona, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar nga prokuroria, pasi nuk ndodhen në Shqipëri. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u gjetën fajtor për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
24 Maj 2022, 17:07 -
U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga ‘regjimi 41 bis’ në Gjykatën e Lartë! Është në izolim të plotë pas tentativës për arratisje
Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 biss.
23 Maj 2022, 12:02 -
EKSKLUZIVE/ Gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit rimarrin pasaportat diplomatike e ato të shërbimit! Fitojnë ‘betejën’ me Qeverinë në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë ka marrë një vendim, duke u dhënë të drejtë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit dhe u ka rikthyer pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.
12 Maj 2022, 16:04 -
-
Gjykata e Lartë ul për herë të parë me 1% numrin e dosjeve stok, 3325 çështje u shqyrtuan në 2021, në Apel rritet me 24% ‘mali’ i dosjeve
Këshillit të Lartë Gjyqësor bilanc për ngarkesat në gjykata gjatë vitit 2021. Gjykata e Lartë ka nisur të ulë numrin e dosjeve, por çështjet po shtohen me shpejtësi në gjykatat e apelit ku punojnë 29 gjyqtarë nga 78 që duhet të ishin.
9 Maj 2022, 21:01 -
Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, më pas iu sekuestrua apartamenti dhe garazhi, ish-gjyqtari Thanza rekurs për pasuritë
Admir Thanza i shkarkuar dhe i dënuar pak kohë më parë për falsifikim formulari të vetëdeklarimit ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.
27 Prill 2022, 12:40 -
Gjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, Darjel Sina emërohet nga Presidenti! Meta: KLGJ ka zvarritur procesin
Darjel Sina është gjyqtari i 12 i Gjykatës së Lartë, nga 19 që duhet të ketë gjithsej institucioni më i lartë i sistemit gjyqësor në vend. Emërimi është bërë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
26 Prill 2022, 12:19 -
Dënimi me 3 vite e 4 muaj, Saimir Tahiri kërkon pezullimin në Gjykatë të Lartë: Jam i rrezikuar nga subjektet e krimit
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.
22 Prill 2022, 11:46 -
Kërkoi pezullim të dënimit se është i sëmurë, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Ekstradimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm mbetet pezull, teksa Gjykata në Itali i ka marrë pasaportën!
22 Prill 2022, 11:18 -
I arrestuar në Itali, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
17 Prill 2022, 17:01 -
U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
14 Prill 2022, 09:46
