’21 janari’ në duart e SPAK, Beqiri: Do dorëzojmë audiopërgjimin! Berisha ka pranuar krimin! Edhe Rama mund të pyetet si dëshmitar

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, të ftuarit diskutuan mbi vendimin e sotëm të gjykatës së Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar 2011.

Avokati Idajet Beqiri tha se brenda 9 muajve SPAK duhet të japë përgjigjie nëse do ngrejë akuzë për çështjen apo do të pushojë hetimet. Duke dhënë detaje, zbuloi se pasi të thirret nga prokuroria si denoncues, do të dorëzojë audio-regjistrimin dhe më pas pritet të thirren si dëshmitarë ish-kryeprokurorja e përgjithshme Ina Rama, kryeministri aktual Edi Rama dhe të tjerë që kanë folur me detaje për ngjarjen.

“Do thirremi në SPAK ku do shkojmë për audio-përgjimin. Kemi origjinalin. Do çojmë si provë të gjitha deklarimet e Berishës ku e ka pranuar krimin vetë, edhe çfarë është shkruar për këtë. Do i çojmë Kosta Bariabën, Fatmir Xhafën, ku i kanë gjetur ato që kanë shkruar me detaje. Do pyetet Rama si dëshmitar. Ina Rama, ish-presidenti. Do pyetet kryetari i SHISH, për materialet që kishin. Ajo dosje që u hetua do administrohet dhe do nxirren edhe prej saj të dhëna e prova. Vendimi i gjykatës së Strasburgut do konkretizohet”- u shpreh Beqiri.

Sa i takon faktit që edhe Basha është ndër personat e kallëzuar, Beqiri u shpreh se kryedemokrati ka mundësi që të pushohet hetimi ndaj tij nëse thotë se urdhrin e ka marrë nga Berisha.

“Këtë do ta ndajnë ata të dy me njëri-tjetrin se do pyeten. Nëse Basha thotë se urdhrin e ka dhënë Berisha, atëherë ai mund të përjashtohet dhe ndaj tij pushohet çështja”- shtoi avokati.

Avokati Përparim Caca tha se do të jetë një hetim shumë kompleks duke theksuar se duhet që SPAK të kryejë një hetim të gjithëanshëm për gjithë ngjarjet para dhe pas 21 janarit.

“Unë mendoj që do duhet të bëhet një hetim i gjithëanshëm por kërkon jo vetëm kohë por do duhet që SPAK të bëjë një hetim të gjithëanshëm që nga pjesa e protestës nëse kishim protestë të dhunshme apo jo.  Ka një bazë ku SPAK ka mundësi të shikojë se ku kanë qenë hetimet dhe ku kanë çaluar. Kur themi krim shtetëror normalisht që flasim për zinxhir komandues”- tha Caca.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që SPAK të marrë në dorë hetimet për 21 janarin, solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili tha se në këtë mënyrë është rikthyer në jetë shpresa për drejtësi ndaj një krimi shtetëror që solli vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Vendimi i gjykatës së Lartë për 21 janarin, Beqiri: Sot SPAK ishte për turp, nuk donte të hetonte dosjen

 

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se qëndrimi që SPAK mbajti sa i takon vendimit të gjykatës së Lartë për 21 janarin, ishte ‘për të ardhur keq’.

Beqiri tha se prokurori i SPAK ishte i pozicionuar kundër ligjit duke tentuar të shmangnte një dosje ku përmendet ish-kryeministri Sali Berisha e ish-ministri Lulzim Basha, subjekte të Prokurorisë së Posaçme.

“Prokurori sot fliste por kuptohej se ishte i pozicionuar te kundërligjshmëria në mënyrën më skandaloze. Në vend që të thoshte le ta lëmë në dorën e Gjykatës së Lartë, ne i thonim ja ku është kallëzimi penal ku akuzohet Berisha Basha dhe Prendi. Ai kundërshtonte veten e vetë sot. SPAK-u në këtë rast ishte për turpin e tij, për të ardhur keq”- tha Beqiri.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 12/03/2024 23:27

    Rama ka qene duke pire kafe tek kulla dhe nuk ka pare asgje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj