-
Po punonte në minierë, plagoset 60-vjeçari në Klos
Një minator është plagosur, teksa po punonte në një minierë në fshatin Cërunjë në Klos. Dyshohet se shtetasi N.S, 60-vjeç është aksidentuar në punë, ndërsa më pas është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën
20 Shtator 2022, 20:01 -
Vodhën mjete pune në një minierë në Martanesh, në pranga 33-vjeçari! Shpallet në kërkim shoku
1 person ka rënë në pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë vjedhur disa mjete pune në një minierë në Martanesh. Report Tv mëson nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit se në pranga ka rënë B. B., 33 vjeç, teksa në kërkim është shpallur I. V., 28 vjeç, të 2 banues në Bulqizë.
6 Qershor 2022, 11:40 -
Bota
-
-
-
-
Shembet një galeri kromi në Tropojë, humbin jetën 2 minatorë, nxirren trupat e pajetë! Shpëtojnë 4 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.
19 Mars 2022, 13:19 -
SPECIALE/ Stoqet e kromit në Bulqizë 'fshijnë' varret e të dënuarve në komunizëm
Të burgosurit “ordinerë” që vdisnin para se të kishin përfunduar dënimin, nuk u dorëzoheshin familjarëve por varroseshin pranë zonën ku ndërronin jetë. Kështu ka ndodhur me të dënuarit që bënin punë të detyruar në minierën e kromit në Bulqizë. Dëshmitarë të kohës tregojnë se groposeshin bashkë me një shishe të vogël qelqi ku shënoheshin emri, mbiemri dhe mosha. Sot është e pamundur të gjenden nga familjarët pasi ata janë mbuluar nga stoqet e kromit.
20 Shkurt 2022, 10:39 -
Serbia heq dorë nga miniera e diskutueshme e litiumit
Qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga planet e saj për të ndërtuar një minierë masive të litiumit pas disa javësh protestash qytetare për shkak të ndikimin mjedisor të këtij projekti që llogaritej të arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarësh.
21 Janar 2022, 01:16 -
Bota
Rusi, 52 viktima nga shpërthimi në një minierë qymyri! Në mesin e viktimave edhe nga ekipet e shpëtimit
Shpërthimi i një miniere qymyri në rajonin Kemerovo të Rusisë ka shkaktuar 52 viktima. Sipas Ministrisë së Emergjencave zjarri shpërtheu në një thellësi prej rreth 250 metrash, duke shtuar se për shkak të zjarrit dhe tymit janë evakuuar 239 persona. Në mesin e viktimave ka edhe persona nga ekipet e shpëtimit.
27 Nëntor 2021, 15:02 -
Kronikë
Minatori prej 3 ditësh në minierë, kolegu i tij: Shpresojmë të jetë gjallë! Të nxirren përgjegjësit për këto aksidente, shikojnë interesin e parasë dhe jo të punëtorit
Prej 3 ditësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-minatori Ferat Kurti, i cili ka punuar me Plakun më parë në një minierë tjetër thotë e ekziston mundësia që ai të jetë gjallë por situata është sigurisht shumë e rëndë.
18 Shtator 2021, 13:17 -
Kronikë
Industria moderne, ‘minë me sahat’ e sëmundjeve profesionale! Mjekët specializantë: Punojnësit nuk kujdesen për vete
Ishte viti 1984, kur nevoja për punë e detyroi Iljaz Bardhin nga Librazhdi të futej në tunelet e errëta të minierës së hekur-nikelit në Përrenjas, e më pas në atë të kromit në Bulqizë. Por ai nuk e kishte menduar kurrë se pas një dekade pune, shëndeti i tij do të dëmtohej rëndë nga pluhurat dhe përbërësit e kromit e nikelit.
16 Shtator 2021, 15:30 -
Kronikë
Pas më shumë se 6 orësh kërkime, minatori në Bulqizë ende i bllokuar në galeri, nuk ka informacione për gjendjen e tij
Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë, minatori Muharrem Plaku vijon të jetë i bllokuar në një galeri në një minierë në Bulqizë, pas rënies së një masivi minerali. Grupet e
15 Shtator 2021, 19:24 -
Kronikë
Nuk dihet nëse është gjallë apo vdekur, ky është minatori që ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës
Muharrem Plaku është minatori i cili ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi u shemb një galeri mineralesh. Minatori, Muharrem Plaku është rreth 60 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet nëse është gjallë apo vdekur.
15 Shtator 2021, 14:41 -
Kronikë
Shembet masivi i kromit në një miniere në Bulqizë, bllokohet brenda galerisë minatori 60-vjeçar, s'dihet gjendja e tij! Pronarë të kompanisë që kanë galerinë 3 vëllezërit Duriçi
Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator. Report Tv ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në galerinë e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k. Kapllan Durici është administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi, të tre nga 33% të aksioneve.
15 Shtator 2021, 13:29 -
Kronikë
-
Kronikë
Minatori u asfiksua nga rrjedhja e gazit në Bulqizë, QSUT: Është shtruar në Reanimacion
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me minatorin 52-vjeçar Shyqyri Elezi cili ka mbërritur me helikopter në Tiranë për shkak se ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit në galerinë në Martanesh. QSUT bën me dije se pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave me mjek specialist në Urgjence, pacienti
11 Maj 2021, 19:31 -
Kronikë
Asfiksimi i minatorëve, reagon MIE: U çlirua gaz nga gjeneratori teksa po saldonin një vagon, 45-vjeçari humbi ndjenjat
Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ka reaguar në lidhje me asfiksimin e minatorëve në galerinë Zona e Re Batër, Qarku Dibër. Sipas MIE ka ndodhur një aksident, teksa gjatë
11 Maj 2021, 14:42 -
Kronikë
Helikopteri mbërrin te Trauma por nuk ulet, minatori i plagosur dërgohet në QSUT
Minatori i plagosur nga ngjarja sot në Dibër ka mbërritur në Tiranë në repartin e toksikologjisë në QSUT. Fillimisht helikopteri ishte nisur drejt Traumës por në momentin e fundit, kur po ulej atje u nis për në QSUT. Aktualisht i plagosuri është duke u ekzaminuar tek Urgjenca e QSUT-së.
11 Maj 2021, 14:34 -
Kronikë
Lefter Alla për Report Tv: Ka pasur probleme me gazrat në minierë, kanë dalë të gjithë! Vetëm një minator është më rëndë, por jashtë rreziku për jetën
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla në një lidhje telefonike për Report Tv tha se në minierën e kromit në Martanesh ka pasur probleme me garzat që ka sjellë dhe asfiksimin e minatorëve. Ai tha se asnjë minator nuk ka mbetur i bllokuar, ndërsa pjesa e çlirimi i gazrave në minierë është pjesë e pun&am
11 Maj 2021, 14:05
