-
Lulzimi hyn te ‘të vjetrit’ apo te ‘të rinjtë’ e PD ?
I pozicionuar dukshëm tek “të rinjtë e PD”, Lulzim Basha asnjëherë nuk ka patur kurajën të provojë veten përballë votës së bazës, asnjëherë nuk ka provuar të pranojë se ai është humbësi, ai është shkaku i humbjes së zgjedhjeve, por gjithmonë (madje edhe pas 25 Prillit) do të shfaqet si “kalorësi i fitores” dhe do të manipulojë me faktin se “na dëmtuan të vjetrit që u shitën tek Rama”. Deri tani Lulzimi po bën fushatë me idetë e Berishës, me programin e Berishës, dhe me projektet e Berishës, pa e ditur se de facto, ai hyn tek “të vjetrit” e asaj partie.
30 Janar 2021, 18:10 -
Armiku më i madh i PD-LSI është vetë trashëgimia e tyre
A do të ishte më mirë opozita të dilte me një listë të vetme? Kjo duket e vështirë sepse janë dy parti me përkatësi ideologjike jo të njëjta, veçse rasti i Kosovës na përcolli një mësim të madh. VV dhe LDK, dy parti me orientime të ndryshme ideologjike, u morën vesh për programin në harkun e 48 orëve teksa për emrat e qeverisë iu deshën javë të tëra.
30 Janar 2021, 13:29 -
Programet e LSI e PD, eksperti i ekonomisë: Të hiqet fare taksa për pagat e qytetarëve! Spahiu: Edhe taksa 9% mund të dështojë
Programi ekonomik i prezantuar nga Partia Demokratike ditën e djeshme si dhe ajo e LSI-së disa ditë më parë kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’. Duke prekur disa prej pikave të prezantuara në të dy programet, eksperti i ekonomisë, Alban Zusi shprehet se janë përfshirë shumë aspekte të mira por ka dhe të tjera që mund të përmirësohen.
29 Janar 2021, 22:07 -
Programi fiks si partia
Gati një vit më parë, Lulzim Basha po rrekej të na mbushte mendjen të gjithëve se kishte thirrur ekspertë të ekonomisë nga CDU gjermane, të bënin programin ekonomik të PD-së. Nuk ishte ide e keqe, sidomos në kushtet e një partie që nuk ka më asnjë emër financieri të njohur dhe as të aftë për të kuptuar çfarë është një program ekonomik.
29 Janar 2021, 19:39 -
Programi ekonomik i PD, ekspertët: I paqartë dhe pa të dhëna reale! Heqja e akcizës dhe ulja e sigurimeve rrit kostot për buxhetin
Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë politik dhe të paqartë planin ekonomik të Partisë Demokratike. Sipas tyre duhet të specifikohen burimet si do të rriten të ardhurat. Ekspertja Elona Shehu thotë se programi është ndërtuar pa të dhëna reale, ndërsa Klodian Muço shprehet skeptik për heqjen e akcizës dhe uljen e sigurimeve shoqërore.
29 Janar 2021, 18:03 -
Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit
A nuk e shikoni se po na tërheqin përdrejt llavës, teksa jemi nisur drejt zgjedhjeve të 25 prillit?Nuk ndodhemi shumë larg rrezikut…Edhe pse themi kaq shpesh se këto tre dekada nuk kemi bërë asgjë, të paktën kemi mbi krye një mal; mal rreziku që sa i largohemi, aq edhe i afrohemi. Vullkanit të Vezuvit, që fundosi katër qytete të madhërishëm romakë, tash 1900 vjet i janë larguar njerëzit. Rreziku ynë na vë në provë sot e kësaj dite, të paktën një herë në katër vjet.
29 Janar 2021, 16:17 -
Teliti shpjegon efektet e taksës së sheshtë të programit të PD: Më shumë para në xhepin e shqiptarëve
Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegon në 30 sekonda taksën e sheshtë 9% dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.
29 Janar 2021, 13:21 -
Tabaku për Report Tv: Zbatimi i programit tonë ekonomik kushton 450 mln euro! Burimi i parave nga menaxhimi i koncesioneve
Programi ekonomik i Partisë Demokratike, nëse vihet në zbatim do të kushtojë 450 mln euro. Burimin kryesor të parave, Jorida Tabaku e sheh te menaxhimi si duhet të koncesioneve, ndërsa ka edhe një përgjigje për ministrin Ahmetaj që e kritikon alternativën e tyre qeverisëse.
29 Janar 2021, 13:11 -
Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë shqiptarë
Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me mendimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj mbi programin ekonomik të PD-së. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se Shqipëria do të fitojë me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do të taksohen në një mënyrë
29 Janar 2021, 12:55 -
-
Denoncimi/ Vokshi nxjerr mesazhet e drejtoreshës: Në shkolla mungojnë mjetet elementare për mësim, prindërit detyrohen të blejnë çdo gjë
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar se në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë prindërit detyrohen që të bjelnë gjithçka, pasi shkolla ka kushte. Jo ka publikuar një mesazh sipas së cilës pretendon se është e drejtoreshës, ku i kërkohen prindërve mjete bazë për mësimi.
29 Janar 2021, 12:07 -
Skema e pensioneve fundosi Greqinë/ Skenari i Bashës i ngjashëm, çon vendin në faliment
Lulzim Basha në emër të Partisë Demokratike ka publikuar Programin qeverisës, i cili do të implementohet në Shqipëri, nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare më 25 prill!Madje është “kujdesur” shumë që të “godasë” në idenë se bëhet fjalë për një program me shtrirje kohore prej 8 vitesh.
29 Janar 2021, 12:04 -
-
Programi ekonomik i PD, Meçaj: E shoh si program konsumator e jo zhvillimor, Basha të sqarojë ku do i gjejë të ardhurat! Vehap Kola: I përmbajtur, jo premtime të bujshme
Prezantimi i programit ekonomik i PD ditën e sotme, ka qenë pjesë debatit në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Opinionisti Arben Meçaj tha se ky program është program për konsumatorët, por në të nuk shikon asnjë program zhvillimor. Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Vehap Kola e konsideroi programin ekonomik të PD si të përmbajtur dhe pa premtime të bujshme.
28 Janar 2021, 21:52 -
Basha është kryetari por për anëtarin e kryesisë së PD, Berisha i ka treguar rezultatet: Tani është radha e Lulit
Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit dhe për anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli prania e Berishës në parti është e rëndësishme dhe nuk mendon se ai duhet të largohet.
28 Janar 2021, 20:00 -
Mjekë, ekonomistë e biznesmenë, Endri Shabani prezanton kandidatët për deputetë të Nismës Thurje në disa prej qarqeve
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë për Report Tv ka zbuluar disa nga emrat e drejtuesve politikë si dhe kandidatë për deputetë të disa prej qarqeve. Në qarkun e Durrësit është mjeku Artan Koni
28 Janar 2021, 19:56 -
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s
Botimi përgjimeve të hetimeve mbi Ndrangheta-n nga Prokuroria e Catanzaros, u mendua se do t’i jepte një dimension tjetër rrjedhës së fushatës elektorale. Nuk do kish dhuratë më të mirë për PD-në, që pikërisht tani në prag zgjedhjesh të dilnin përgjime që do të implikonin maxhorancën në përfshirje aferash me biznesmenë që kanë lidhje me mafian.
28 Janar 2021, 19:44 -
-
Shabani kritika programeve ekonomike të opozitës: PD të tregojë ku do gjejë lekët për rritjen ekonomike! LSI si 'Sudja', nuk mund të besohet
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani është shprehur me kritika ndaj programeve ekonomike të shpalosura gjatë ditëve të fundit nga LSI dhe PD. Në një intervistë për Report Tv, Shabani deklaroi se problemi me këto programe është mungesa e besueshmërisë.
28 Janar 2021, 19:05 -
Rama ironi me Bashën, publikon deklaratat kontradiktore: Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironinë me kryedemokratin Lulzim Basha i cili ditën e sotme prezantoi programin ekonomik. Rama ka publikuar disa deklarata kontradiktore të shtrirë në kohë të liderit të opozitës lidhur me LSI-n&
28 Janar 2021, 18:31