-
Katër punonjës policie të Komisariatit Dibër janë pezulluar nga detyra pasi janë filmuar duke konsumuar birra në një lokal.
8 Korrik 2023, 15:52 -
-
I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër! Pritet ekstradimi i tij
7 Korrik 2023, 09:26Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.
-
Prenë pyjet në kundërshtim me ligjin dhe ndërtuan pa leje, nën hetim katër persona në Dibër
5 Korrik 2023, 09:50Dy raste të prerjes së pyjeve dhe dy raste të ndërtimit pa leje janë goditur nga policia e Dibrës. Për pasojë katër persona u vunë nën hetim në gjendje të lirë.
-
Bllokohet për 10 ditë segmenti Qaf Bualli- Ura e Vashës, shkak asfaltimi i rrugës! Qytetarët që lëvizin nga Dibra drejt Tiranës do të kalojnë segmentin e vjetër
1 Korrik 2023, 13:19Për 10 ditë, të gjithë qytetarët që lëvizin nga Dibra drejt Tiranës do duhet të ndjekin segmentin e vjetër të rrugës pasi po shtrohet segmenti Qaf Buall- Ura e Vashës.
-
-
Kamuflohej si shofer furgoni dhe transportonte lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari në Dibër! Iu kap 1 kg kanabis çokollatë (VIDEO)
28 Qershor 2023, 09:52Një 36 vjeçar nga Tirana, i cili kamuflohej si shofer furgoni për transportin e pasagjerëve ka rënë në pranga në Dibër, pasi transportonte lëndë narkotike. Yllson Dani, i cili kryente linjën Klos-Tiranë-Klos, përdorte furgonin për të transportuar lëndë narkotike dhe pas kontrollit të ushtruar nga policia i janë gjetur katër kallëpe me kanbis çokollate.
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e bërë për pezullimin e ndërtimeve të Hidrocentralit të Skavicës
28 Qershor 2023, 09:11Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga shoqata “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” për pezullimin e punimeve në hidrocentralin që po ndërtohet.
-
Bulqizë, 'luftë për pasagjerë' mes dy linjave të transportit qytetarë! Në hetim administratori dhe dy shoferë
26 Qershor 2023, 11:02Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shoferët e një linje tjetër furgonash.
-
Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun
26 Qershor 2023, 09:56Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia, me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Report Tv, mëson se ditën e sotme, avokati Allës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia.
-
Punëtori në Bulqizë u rrëzua nga karroceria e kamionçinës dhe u plagos rëndë, nën hetim shoferi e pronari i firmës së ndërtimit
25 Qershor 2023, 10:25Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Bulqizës për ngjarjen e ndodhur në 23 qershor ku punëtori D.D mbeti i plagosur rëndë pasi u rrëzua nga karroceria e një kamionçine.
-
Bulqizë/ Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
23 Qershor 2023, 20:35Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.
-
Asgjësohen 233 rrënjë kanabis në Dibër arrestohet 62-vjeçari! U kap duke vaditur bimët
23 Qershor 2023, 08:41Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Dibër për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Arif Bodini i cili në momentin që u arrestua ishte duke vaditur bimët.
-
Theu masën e arrestit shtëpiak me qëllim që mos të kthehej në qeli, në pranga 42 vjeçari në Mat (EMRI)
22 Qershor 2023, 17:04Një 42 vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ishte arratisur nga banesa e tij pasi gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpiak’ në ‘arrest me burg’.
-
Ishte zhdukur që nga mbrëmja e djeshme! Gjendet i mbytur në kanal 25-vjeçari në Mat
16 Qershor 2023, 15:00Pas disa orësh kërkime nga banorët e zonës dhe familjarët e tij, një 25-vjeçar i zhdukur që nga mbrëmja e djeshme është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në Mat.
-
Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me dy makina të tjera! Plagoset çifti i bashkëshortëve, dërgohen te Truama
14 Qershor 2023, 18:54Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera, e për pasojë dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur.
-
Çifti i bashkëshortëve nga Britania tenton të fusë 25 mijë paund të padeklaruara, ndalohen në Bllatë
12 Qershor 2023, 09:56Paratë ishin futur në çantat personale të burrit dhe gruas dhe policia i gjeti pasi kanë kontrolluar në mënyrë të imtësishme automjetin tip “Audi 7”
-
EMRAT/ Tentoi të vriste 20-vjeçarin në Dibër, në kërkim autori
8 Qershor 2023, 13:36Ardit Aldedja, 33-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri pistoletë një 20-vjeçarin S.A
-
Zbulohen disa parcela me 350 rrënjë kanabis në Mat, në pranga 33-vjeçari! U kap duke punuar fidanët
8 Qershor 2023, 09:25350 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar
-
