-
KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj
Këshilli i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.
1 Prill 2022, 09:49 -
Plagosi fqinjin, prokuroria kërkon 20 vite burg për Gjergj Gjinin! Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2020 në fshatin Balldre të Lezhës
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg të 70-vjeçarit Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini
23 Janar 2022, 12:07 -
Kronikë
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë për ta ekzekutuar, prokuroria e Lezhës kërkon 30 vite burg për Mikel Alinë
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar
19 Tetor 2021, 08:53 -
Kronikë
Përplasi për vdekje bashkëfshatarin me makinë se e tallte prej vitesh, prokuroria kërkon 18 vite burg për 60-vjeçarin në Mirditë: Ka prova se e vrau me dashje! Autori e mohon
Prokuroria e Lezhës ka këkuar dënimin me 18-vite burg të shtetasit Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Konkluzionet përfundimtare për këtë çështje janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj dhe referuar dosjes hetimore është arritur të provohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngri akuza e vrasjes me dashje.
4 Tetor 2021, 08:32 -
Kronikë
Pas kallëzimit të banorëve, prokuroria e Lezhës nis hetimet për ndërtimin e HEC-it në fshatin Thirre të Mirditës
Sipas burimeve procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të depozituar nga banoret e zonës të cilët janë kundra zbatimit të këtyre projekteve dhe pretendojnë se ju janë falsifikuar firmat nga kompania që po kryen këto investime në bashkëpunim me zyrtar vendor
6 Prill 2021, 11:40 -
Report Tv zbardh dosjen/ Fakte dhe dëshmi për vrasjen e Eri Zefit, biseda me gruan dhe pabesia e shokut që e nxori në pritë! 13 telefonata me të arrestuarin
Mikel (Gjovalin) Alia i cili është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës rezulton të ketë komunikuar 13 herë në telefon me viktimën pasditen dhe mbrëmjen e 1 tetorit të vitit 2019-të, ndërsa për të futur në kurth 34-vjeçarin janë përfshire dhe persona të tjerë, por që nuk është arritur të identifikohen.
24 Shkurt 2021, 11:04 -
Vrasja e 34-vjeçarit në tetor 2019 në Fan të Mirditës, prokuroria mbyll hetimet, çon të pandehur shokun e fëmijërisë: E nxori në pritë, ka prova
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.
17 Shkurt 2021, 09:19 -
Si u zbuluan vrasësit e efektivit të FNSH Xhulio Prela/ Plot 20 kamera sigurie zbardhën gjithçka, nga targa e makinës së autorëve te identifikimi i ish-pronarit
20 kamera sigurie të sekuestruara në të gjithë gjatësinë e superstradës Lezhë-Laç në bizneset në afërsi kanë bërë të mundur zbardhjen e ekzekutimit të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela. Qarkullimi në atë orar lëvizjeje në superstradë ka qenë shumë i ulët, detaj që ka ndihmuar hetuesit në qartësimin e ngjarjes.
21 Dhjetor 2020, 15:28 -
Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, identifikohen 2 personat e dyshuar! Burimet: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit
Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç. Dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes
19 Dhjetor 2020, 12:51 -
Tërmeti i 26 nëntorit/ Ku janë sot hetimet për 51 jetët e humbura, vetëm një dosje në gjykatë, askush në qeli (VIDEO)
Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, vetëm njëra nga dosjet penale të nisura nga prokuroria Shqiptare, ka përfunduar në gjykatë. Por duket se pas një viti këto hetime janë zbehur, pasi nuk është ai revansh si në fillim të muajit dhjetor dhe janar, i prokurorëve, për të hetuar e ndaluar personat përgjegjës. E vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI, e zyrës së urbanistikës të Bashkisë Durrës.
26 Nëntor 2020, 09:38 -
-
Hetimet për tërmetin/ Prokuroria e Lezhës 'merr në dorë' provat për 7 pallate të dëmtuar! Në 6 prej tyre u bënë ndërhyrje dhe kate shtesë
Organi i akuzës së Lezhës ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve 90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze. Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme.
13 Janar 2020, 09:43 -
S'ka pastrim parash! Pushohet dosja e llogarive miliona euroshe dhe hiqet sekuestro...miliarderi suedez dhuratë të moshuarit nga Lezha
Biznesmeni suedez Sten Ake Lindholm dhuroi shifrën e madhe të eurove për llogari të mikut të tij 83-vjeçar në Lezhë. Pas një vit hetime, prokuroria ka vendosur të pushojë këtë çështje, pasi nuk u arrit të siguroheshin prova për akuzën e “Pastrimit të parave".
20 Dhjetor 2019, 15:58 -
Rrokadë ndryshimesh në prokuroritë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës/ Ja lëvizjet e firmosura nga Arta Marku (Emrat)
Kryeprokurorja Arta Marku ndryshon prokurorët në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Tre drejtuesit e disa seksioneve në prokurorinë e Tiranës kanë kaluar si drejtuesë të thjeshtë pranë kësaj prokurorie.
7 Nëntor 2018, 18:37
