-
-
-
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët e UBT-së nisi me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i bëri një pyetje me lidhje me rritjen e tarifave të studimit dhe më pasi i shprehur publikisht se nuk ishte informuar nga rektori për këtë mbledhje. Kësisoj, ajo shprehu dëshirën për t'u larguar nga takimi. Kaq mjaftoi që Rama të ritheksonte nevojën për dialog midis tij dhe studentëve.
18 Dhjetor 2018, 10:54 -
Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit
Qeveria do të mbulojë në janar 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit dhe ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të 15-tën ditë, ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fokusin e tetë kërkesave të parashtruara, kjo mbledhje është shoqëruar edhe nga debate të vazhdueshme.
18 Dhjetor 2018, 10:30 -
-
Rrëzohet dekreti i presidentit për buxhetin, Ahmetaj: Meta duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave me votat e shumicës komisioni rrëzoi dekretin, që pritet të vuloset ditën e enjte në seancën plenare të Kuvendit. Kreu i shtetit e riktheu buxhetin me argumentin se shumica duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, që janë ngritur në protestë prej 15 ditësh
18 Dhjetor 2018, 10:05 -
Trishtim në prag dimri! Pas dy javësh protestë durimi ka sosur
Shpresa ime se më në fund do të hapeshin, shtroheshin dhe zgjidheshin problemet e rënda të akumuluara prej njëqind vjetësh në arsimin, shkencën dhe edukimin shkollor të rinisë shqiptare, që Shqipëria t'i bashkohej emancipimit dhe revolucionit të madh shkencor që ka përfshirë të gjithë botën,
18 Dhjetor 2018, 09:52 -
Protesta e studentëve/ Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri: Edhe ne kemi kërkuar dialog
Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe protestën e studentëve, që tanimë pritet t'i futet ditës së 15 të saj. Borchard u shpreh se OSBE ka kërkuar që të ketë dialog midis studentëve dhe qeverisë. E sa i takon Reformës në Drejtësi, Borchard e ka cilësuar këtë nismë si mjaft efikase për krijimin e një gjyqësori të mirë.
18 Dhjetor 2018, 09:52 -
Avokati i Popullit reagon për tarifat e studentëve: Të marrë fund neglizhimi, autoritetet arsimore të dëshmojnë vullnetin e tyre
Institucioni i Avokatit të Popullit ka apeluar këtë të martë përmes një deklarate për shtyp për rishikimin e tarifave të studentëve nga shtresat sociale në nevojë. Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve përgjegjëse arsimore që të marrë fund neglizhimi, si dhe u kërkon autoriteteve që të dëshmojnë sa më parë vullnetin në plotësimin e rekomandimeve dhe politikave që shërbejnë për lehtësimin e kësaj kategorie.
18 Dhjetor 2018, 08:40 -
-
-
-
-
Nis dialogu me studentët dhe pedagogët/ Rama tek Gjeologjia: S’ua kërkon njeri të bëheni tradhtar, rrini 2 vite në rrugë po doni
Kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave, tha se qeveria e ka të pamundur në këtë kohë që të bëhet 5% GDP e buxhetit për Arsimin. Rama iu tha studentëve se mund të qëndrojnë në rrugë nëse nuk pranojnë të dialogojnë.
17 Dhjetor 2018, 22:58 -
-
-
-
Marrëveshja e 17 majit, Basha: U imponua nga ata që mendonin se Ramës i duhej dhënë një shans i dytë
Në studion e "5 pyetjeve nga Babaramo" në Report Tv, Lulzim Basha tha se marrëveshja e 17 majit ishte e imponuar. Basha nënkupton ndërkombëtarët të cilët insistuan fort për normalizimin e jetës politike në vend.
17 Dhjetor 2018, 21:45 -
-
