-
Ftesa e qeverisë për dialog është fitore për protestën studentore
Edi Rama nuk e ka zgjatur heshtjen ndaj protestave studentore. Dhe duket se ka thënë gjënë e drejtë: Ejani të flasim! 24 orë pasi ministrja e tij e arsimit ka njoftuar përmbushjen e pikës së parë të kërkesave të studentëve, heqjen e tarifës për provimet e mbartura, Rama ka ftuar për dialog “sy për sy&rdqu
7 Dhjetor 2018, 15:34 -
'I bashkohemi studentëve', Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë: Pagat e pedagogëve duhet të rriten, për arsim cilësor
Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i është bashkuar shqetësimit të studentëve mbi tarifat dhe pagesat që detyrohen të paguajnë për t'u arsimuar.Përmes një deklarate, Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve t&
7 Dhjetor 2018, 15:18 -
Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin
Në kohën që përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po protestohej nga studentët për plotësimin edhe të tre kushteve të tjera, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.
7 Dhjetor 2018, 15:00 -
Protesta/ Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin
inistrja Lindita Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale
7 Dhjetor 2018, 14:56 -
Rama i ftoi për dialog në zyrë, studentët nuk pranojnë, vijojnë protestën
Studentët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog në zyrën e tij. Ata kanë dëgjuar deklaratën e tij dhe janë përgjigjur se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kushteve duke mos pranuar dialogun.
7 Dhjetor 2018, 13:35 -
Protesta/ Reagon kryeministri Rama: Zyra ime e hapur për studentët
Rama i bëri thirrje studentëve që të zhvillojnë një takim me përfaqësues së tyre pa praninë e pedagogëve apo të drejtuesve duke u shprehur se pushteti i zyrës së tij është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë.
7 Dhjetor 2018, 13:32 -
Protesta e studentëve, Rama: Dua t’ju takoj, pushteti i zyrës time është i kujtdo që e përdor në shërbim të vendit
Studentët prej katër ditësh kanë bojkotuar mësimin për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera.
7 Dhjetor 2018, 13:15 -
Protesta para ministrisë/ Reagon Nikolla: Jam gati që të takoj studentët
E ndërsa para ministrisë së Arsimit dhe Sportit vijon protesta, Lindita Nikolla ka inspektuar investimet e bëra në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2. Kryeministri Rama publikoi dje pamjet rikonstruksioni i godinave, ndërsa deklaroi se qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte. Kushtet në konvikte janë njëra nga kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë.
7 Dhjetor 2018, 13:14 -
REPORT TV sjell pamjet me dron, ja sa studentë ndodhen para Ministrisë së Arsimit
REPORT TV sjell pamjet me dron nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në protestë ndodhen studentët e Universitetit të Tiranës të mbështetur edhe nga të tjerë nga Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.
7 Dhjetor 2018, 12:43 -
Shkodër, studentët thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve për nesër në protestë
Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se në protestën e sotme morën pjesë mbi 300 studentë, ndërsa nesër pritet që të jetë më e madhe, pasi studentët u kanë bërë thirrje që të bashkohen edhe gjimnazistët dhe qytetarët, pasi është edhe 8 Dhjetori, Dita e Rinisë.
7 Dhjetor 2018, 12:35 -
REPORT TV sjell pamje të tjera, ja çfarë ndodh në protestën para ministrisë së Arsimit
7 Dhjetor 2018, 12:21 -
Bojkot i pjesshëm në Elbasan, disa nga studentët arrijnë te Ministria e Arsimit
Në Elbasan ditën e sotme ka pasur bojkot të pjesshëm të mësimit. Një pjesë e studentëve kanë vijuar normalisht mësimin, ndërsa një tjetër e kanë bojkotuar duke ardhur në Tiranë. Rreth orës 12:30 dy autobusë me studentë nga Elbasani arritën në Tiranë duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.
7 Dhjetor 2018, 12:15 -
Opozita ‘infiltrohet’ në protestën e studentëve, kandidati për deputet në tubim
Përballë Ministrisë së Arsimit në protestë janë përzier më studentët dhe përfaqësues të opozitës. Por duke qenë se duan të duken para liderëve të tyre se janë në krye të “detyrës”, nuk i shmangen do të të bërit selfie në protestë dhe ta hedhin menjëherë në adresën e tyre në rrjetin social.
7 Dhjetor 2018, 12:12 -
Studenti: U kërcënuam nga zv/ dekani i Fakultetit të Juridikut
Njëri nga studentët denoncoi se janë kërcënuar nga zv/ dekani i Fakultetit të Juridikut që të mos marrin pjesë në protestë. “Na u bë presion nga zv/ dekani për provimet. Iu bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të mos shantazhohen” deklaroi ai në protestë.
7 Dhjetor 2018, 12:06 -
Studentët paralajmërojnë: Mund të futemi në grevë urie
Studentët kanë paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tjera. Ata nuk kanë përjashtuar as grevën e urisë. “Protesta do të përshkallëzohet. Mund të ketë një grevë tek politekniku” u shpreh njëri nga protestuesit.
7 Dhjetor 2018, 11:32 -
“Jo protestë para Kryeministrisë”/ Studentët nuk lëvizin nga MAS: Presim përgjigje nga Nikolla
Një pjesë e studentëve që ndodhen përpara Ministrisë së Arsimit kërkuan që protesta të zhvendoset drejt Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët përmes megafonit kundërshtoi duke bërë thirrje që askush të mos lëvizë nga godina para MAS, pasi kërkesat janë drejtuar këtij institucioni dhe qëndresa do të vijojë përpara ministrisë.
7 Dhjetor 2018, 11:24 -
‘Me ken shkodran, tana i ban, edhe tarifat i hedh n’kazan’/ Vijon protesta e studentëve
Numri i studentëve që po marrin pjesë në protestë në Shkodër ditën e sotme është më i madh se dje, ndërsa nuk kanë munguar parullat dhe thirrjet nga më të ndryshimet kundër ministrisë së Arsimit. Ata janë solidarizuar me protestuesit në Tiranë duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave.
7 Dhjetor 2018, 10:25