-
Qeveria në detyrë e Kosovës, e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat e kthimit për emigrantët
Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar
26 Maj 2025, 17:28 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 21 për konstituimin e Kuvendit
Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve. Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.
25 Maj 2025, 08:32 -
Bilalli për Report Tv: Kosovës i duhet një qeveri e fortë me 80 vota, Kurti i brishtë! Kallas kërkoi zgjidhje pas dështimit të 20-të të konstituimit
Parlamenti i Kosovës dështoi në seancën e tij të 20-të për konstituimin, teksa edhe qeveria ka hyrë në ngërç për formim, pasi shumica e kryeministrit Albin Kurti është e brishtë dhe partitë e mëdha opozitare po rezistojnë. Analisti Lutfi Bilalli flet për situatën politike, gjendjen në veri të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe vizitën e Kaja Kallas në prishtinë
23 Maj 2025, 19:58 -
Tha se shefi i Zyrës së BE në Kosovë ka nxitur trazira në vend, Kurti shkarkon zëvendësministrin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit.
23 Maj 2025, 18:26 -
Kurti-Kallasit: Kosovës duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kurti i ka thënë shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, të cilën e takoi në Prishtinë, mbrëmjen e 22 majit, se “Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur një komunikatë nga zyra e Kryeministrit
23 Maj 2025, 11:26 -
Ngërçi politik në Kosovë! Dështon seanca e 19-të për konstituimin e Kuvendit
Dështimi i radhës ndodhi një ditë pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, ngulmoi se kandidatura e Haxhiut për kryetare të Kuvendit është vendim i partisë dhe se ajo nuk do të tërhiqet.
21 Maj 2025, 08:14 -
-
-
-
MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.
Ministria e Jashtme Gjermane i tha DW se ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore. "Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë", i tha një zëdhënës i ministrisë DW dhe shtoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, ndërsa Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE do të mbeten prioritete të qarta.
16 Maj 2025, 21:44 -
BE ‘shuplakë’ Prishtinës zyrtare: Veprimet e qeverisë në largim të Kurtit po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës!
Deklarata e BE vjen në ditën kur Vjosa Osmani u shpreh në Tiranë se “BE ka qëndrime të pabalancuara midis Serbisë dhe Kosovës” dhe kërkoi heqjen e sanksioneve që erdhën pikërisht për shkak të këtyrë veprimeve të Kurtit në Veri. Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe
16 Maj 2025, 20:41 -
Osmani takon partitë parlamentare në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin në Kuvend
Presidentja Vjosa Osmani i ka nisur të enjten takimet me shefat e partive parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin politike, pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
15 Maj 2025, 14:31 -
-
Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën
Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.
14 Maj 2025, 09:04 -
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Shkodra Elektronike shkëlqen në skenën europiane
Performanca spektakolare gjatë garës parafinale dha rezultatin e saj me një kalim të këngës “Zjerm” dhe Shkodrën Elektronike në finale. Reagon edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
13 Maj 2025, 23:26 -
Ngërçi politik/ Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ligjbërësit refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
13 Maj 2025, 10:49 -
Ngërçi politik/ Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kushtetuta i jep të drejtë partisë fituese të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, përsëriti ditë më parë se partia nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut, duke thënë se është detyrë e të gjitha partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin.
12 Maj 2025, 12:54 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.
10 Maj 2025, 12:42 -
Dështon seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish - në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë - ta konstituojnë Kuvendin e ri. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
9 Maj 2025, 08:41 -
Ngërçi politik/ Nënkryetari i LDK për Report Tv: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Vetëvendosjes në seancën e 12-të të konstituimit të Kuvendit, një ditë më parë tha se e refuzonte ofertën e LDK për një qeveri trazincioni. Lutfi Haziri tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një situatë e re për poltikën në Kosovë.
8 Maj 2025, 15:03
