-
Djegia e mandateve, ja çfarë parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor ka parashikim të posaçëm në rast djegies së mandateve. Tërheqja nga mandati është i parashikuar në nenin 71 të Kushtetutës, ndërsa në nenin 164 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar edhe procedura që duhet ndjekur për plotësimin e vakancës.
17 Shkurt 2019, 16:23 -
Gara për kreun e KLSH, Balla: Vitore Tusha figurë e nderuar, por procedura do ndiqet sipas Kushtetutës
Gjyqtarja Vitore Tusha u propozua nga presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një personalitet me integritet të lartë moral dhe shoqëror. Këtë të martë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se pavarësisht vlerësimit të figurës profesionale të Vitore Tushas, në kuadër të funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit do ndiqet procedura sipas Kushtetutës.
13 Nëntor 2018, 12:12 -
Kur de jure dëftorja është e barabartë me urdhëroren
Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i të propozuarit prej Kryeministrit Edi Rama për në funksionin e ministrit të Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi, ndonëse realisht nuk mundi të krijojë as krizë politike dhe as ndonjë ngërç institucional të pazgjidhshëm, por ndezi menjëherë dhe që mund të shuhet po ashtu, si flak’e kashtës, një debat të paqenësishëm.
7 Nëntor 2018, 07:21 -
'Gjuha shqipe të figurojë medoemos', partitë shqiptare kërkojnë ndryshim në Kushtetutën e Maqedonisë
Ndryshimi i një përkufizimi në Kushtetutën e Maqedonisë që ka të bëjë me gjuhën shqipe, ka nxitur reagime të shumta jo vetëm brenda shumicës parlamentare, e cila është shfaqur kundër diskutimit për amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare.
5 Nëntor 2018, 17:15 -
Debati/ Nishani në 2017: Kushtetuta s’i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë ministrin
Vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, sipas deklaratës së dhënë të ish-presidentit Bujar Nishani në 2017-n, konsiderohet si një shkelje e Kushtetutës.
5 Nëntor 2018, 12:31 -
Sot Ilir Meta nuk ma mbush më mendjen as mua për President, shkelësi më i madh i Kushtetutës
Ilir Meta është sot shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës dhe shkelja e tij nuk ka asnjë lidhje me rastin italian, ku Presidenti Matarela nuk ktheu mbrapsht asnjë dekret, por thjesht negocioi me Kryeministrin për të mos patur në kabinet një ministër që ishte shprehur hapur kundër kushtetutës italiane.
4 Nëntor 2018, 10:27 -
Mos dekretimi i Sandër Lleshit, zbulohet ngërçi, ministri s’duhet të jetë pjesë e Forcave të Armatosura
Mos dekretimi ende i Sandër Lleshit nga presidenti Meta lidhet me një ngërç juridik që buron nga neni 103 i Kushtetutës ku sanksionohet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Report TV mëson se presidenca ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes për statusin juridik brenda forcave të armatosura që mban i propozuari për ministër të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi.
1 Nëntor 2018, 12:05