-
Pse u shemb Bashkimi Sovjetik, dhe a e pret i njëjti fat Rusinë e Putinit?
Në pamundësi për të kapërcyer goditjen e shkaktuar nga një grusht shteti nga fanatikët e regjimit disa muaj më parë dhe nga lëvizjet për pavarësi në republikat sovjetike, Mikhail Gorbachev dha dorëheqjen më 25 dhjetor 1991. Udhëheqësi i fundit sovjetik donte të reformonte komunizmin, dhe jo ta zëvendësonte atë.
5 Janar 2022, 12:16 -
Takim i posaçëm NATO-Rusi lidhur me krizën mbi Ukrainën
Një zyrtar i NATO-s njoftoi sot se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.
4 Janar 2022, 15:24 -
Biden bisedon me Presidentin e Ukrainës: Do të përgjigjemi nëse sulmoheni nga Rusia! Zyrtarët amerikanë: S'besojmë se Moska do sulmojë Kievin
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhej se dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu rreth përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet pas një rritjeje në përmasa të mëdha të pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.
3 Janar 2022, 16:36 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden-Putin bisedë telefonike nesër
Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike nesër, ndërsa që udhëheqësi rus ka rritur kërkesat për garancitë e sigurisë në Evropën Lindore. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi "një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne në një deklaratë ku njoftoi për telefonatën.
29 Dhjetor 2021, 22:00 -
Tensionet Ukrainë-Rusi, aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” është urdhëruar që të qëndrojë në detin Jon mes Italia dhe Greqisë, vetëm pak milje larg Shqipërisë duke i dhënë një sinjal të qartë Rusisë nëse ajo vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.
28 Dhjetor 2021, 21:28 -
Rusia arreston dy aleatë të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexey Navalny
Rusia arrestoi dy aleatë të kundërshtarit të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, tha të martën një aktivist i njohur i opozitës, duke shtuar se ata mund të përballen me akuza për ekstremizëm për të cilat parashikohen dënime të gjata me burg.
28 Dhjetor 2021, 17:36 -
Në janar priten bisedimet SHBA-Rusi për çështjet e sigurisë! Lavrov: Do diskutojmë edhe me NATO-n
Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rreth kërkesave të Moskës për garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë, pritet të zhvillohen në fillim të janarit. Negociatat kryesore do të zhvillohen me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri, u shpreh sot gjatë një interviste ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
27 Dhjetor 2021, 16:08 -
Putin: Nëse Perëndimi refuzon propozimet mbi Ukrainën, Moska do të shqyrtojë disa alternativa
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se do të shqyrtojë një mori alternativash nëse Perëndimi dështon të përmbushë ato që ai i quan garanci për siguri. Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës n&
26 Dhjetor 2021, 15:48 -
Imazhet satelitore, Rusia vazhdon të shtojë trupat ushtarake pranë Ukrainës
Imazhe satelitore të regjistruara nga një kompani private amerikane tregojnë se Rusia ka vazhduar javët e fundit të rrisë praninë e saj ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014, si dhe pranë Ukrainës. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska vijon të rrisë trysninë ndaj Shteteve të Bashkuara për bisedime rreth atyre që i quan garanci për siguri.
24 Dhjetor 2021, 15:21 -
Putin: Rusia kërkon garanci 'tani', dhe jo konflikt me Ukrainën! Topi në fushën e tyre
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje "të menjëhershme" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.
23 Dhjetor 2021, 16:24 -
Putin nuk e përjashton mundësinë e sulmit në Ukrainë: Do t'i përgjigjemi çdo hapi armiqësor
Presidenti Rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e një sulmi ushtarak ndaj Ukrainës nëse NATO pranon të anëtarësojë këtë vend. Ai shprehet se do t'i përgjigjen çdo hapi armiqësor.
21 Dhjetor 2021, 16:29 -
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Prej muajsh NATO dhe BE kritikojnë marshimin e trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën. Moska kërkon t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s në lindje dhe po rrit presionin duke kërkuar garanci për sigurinë. Në kulmin e tensioneve me Ukrainën Rusia i ka paraqitur disa kërkesa SHBA-së dhe NATO-s.
18 Dhjetor 2021, 09:18 -
Paralajmëron ministrja: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, rrezikohet edhe Ballkani! Provokon një Luftë të Tretë Botërore
“Nëse Rusia na sulmon, duhet bërë kujdes edhe me Ballkanin”, ka qenë kjo një deklaratë paralajmëruese e ministres ukrainase Julia Laputina. Ish-oficerja e zbulimit ushtarak të këtij vendi është një njohëse e mirë e taktikave ushtarake ruse. Ajo duket se po paralajmëron përmes këtij skenari Perëndimin, për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore.
17 Dhjetor 2021, 19:59 -
BE paralajmëron Rusinë: Ulni tensionet, do ketë sanksione nëse forcat ushtarake kalojnë kufirin ukrainas
Udhëheqësit evropianë përfunduan sot takimin ku u zotuan të nxisin Rusinë të rikthehet tek bisedimet e paqes me Ukrainën. Ata gjithashtu rikonfirmuan se do të vendosin sanksione të paprecedenta ndaj Moskës, nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.
17 Dhjetor 2021, 16:58 -
-
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Nuk është e qartë nëse përqendrimi i trupave ruse paralajmëron një sulm të afërt. Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar Perëndimit që të përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ndaj shtimi i trupave në kufi mund të reflektojë përpjekjen ruse në mbështetje të mesazhit të saj.
7 Dhjetor 2021, 16:02 -
Takimi virtual Biden-Putin, Kremlini nuk heq dorë nga garancitë që kërkon për Ukrainën
Gjatë takimit Putin-Biden të zhvilluar në muajin qershor në Gjenevë, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Rusia do të kalonte vijën e kuqe, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës kryesore amerikane, administrata e tij do të përgjigjej dhe se "pasojat do të ishin shkatërrimtare".
6 Dhjetor 2021, 18:36 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden takohet virtualisht me Putin në 7 dhjetor
Ky takim virtual vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.
4 Dhjetor 2021, 19:21 -
Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën: Do ta bëj shumë të vështirë për Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake
Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë "shumë, shumë të vështirë" për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.
3 Dhjetor 2021, 22:48 -