-
-
-
-
PD akuzon: KQZ ka mashtruar, kanë votuar 15% dhe jo 19.4%!
Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka manipuluar shifrat, duke rritur % e votuesve në vend. Në një dalje për mediat nga selia blu, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, shprehet se monitorimi i kryer
30 Qershor 2019, 20:08 -
Zgjedhjet/ Rama: PD-së i shtrij dorën për pakt, koha për reflektim dhe një politikë të re! Basha: Votimet nul!
Kreu i PS-së kishte dy mesazhe në fjalimin e tij pas mbylljes së votimeve, e para ftoi PD-në për pakt nëse dëshiron, por pa kushte dhe theksoi se në korrik do të ketë një reflektim që do të nisë me një analizë të thellë jo vetëm për qeverisjen, por edhe brenda partisë për të hapur PS-në për një politikë të re. Ndërkohë për liderin demokrat Lulzim Basha këto zgjedhje janë nul, ku në një deklaratë në mbrëmje nga selia blu, tha se Ramën nuk e votuan as socialistët.
30 Qershor 2019, 19:47 -
Skandali/ Maliqi i PD thotë se halla e deputetes Ermonela Felaj po ushtron presion për të votuar, por në fakt ajo ka ndërruar jetë…
Deputeti i PD, Lefter Maliqi, ka shpërndarë sot në media disa lajme ku thoshte se halla e deputetes socialiste Ermonela Felaj, po ushtron presion ndaj qytetareve për të votuar në Kuçovë.
30 Qershor 2019, 19:46 -
Mbyllet votimi në Kamëz, kutitë grumbullohen në KZAZ
Në qytetin e Kamzës votimi është mbyllur në orën 19:00. Edhe pse në këtë qytet pritej të kishte incidente, nuk janë shënuar ngjarje madhore. I vetmi incident i shënuar ishte arrestimi i një personi i cili në gjendje të dehur ka tentuar që të thyje materialet zgjedhore.
30 Qershor 2019, 19:53 -
Artan Hoxha 'thumbon' Metën: Shkëlqesi edhe në fshatin tënd të vunë drunë me këngën e Baftjarit
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha në mbyllje të votimeve në të gjithë vendin ka ironizuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta duke shkruar se nuk e dëgjoi as fshati i tij, por shkoi si asnjëherë më parë në votime ditën e sotme.
30 Qershor 2019, 19:38 -
-
-
Mbyllet votimi në Fier, Lushnje, dhe Korçë/ Dërgohen kutitë në KZAZ
Në orën 19:00 është mbyllur procesi i numërimit edhe në qytetin e Fierit, Korçës dhe Lushnjes. Procesi i votimit është mbyllur pa incidente, e ndërsa janë dërguar kutitë e para në KZAZ, ku dhe pritet të nisë numërimi i votave.
30 Qershor 2019, 19:39 -
-
-
-
Kreu i KQZ i prerë: Orari i votimit nuk shtyhet!
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka reaguar në lidhje me shtyrjen e orarit të votimit.Sipas Zgurit ai ka marrë vesh nga mediat se është bërë një kërkesë për të shtyrë me 30 minuta procesin e votimit dhe kjo ka qenë p
30 Qershor 2019, 19:17 -
Komiteti Shqiptar i Helsinikit: Procesi i zgjedhjeve, i qetë dhe pa incidente
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vëzhguar procesin e votimeve ditën e sotme duke sjellë edhe një raport me shkeljet e evidentuara gjatë këtij procesi. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinikit, procesi ka qenë i qetë dhe pa incidente.
30 Qershor 2019, 19:16 -
-
Mbyllen votimet edhe në qarkun e Shkodrës, vetëm një qendër votimi mbeti e 'kyçur'
Në Shkodër u mbyllën të gjitha qendrat e votimit. Qarku me probleme të mëdha edhe para procesit zgjedhor, kaloi këtë ditë votimesh pa incidente, vetëm me akuza politike nga opozita joparlamentare. Votimet nuk u kryen vetëm në qendrën e votimit në Prekall, e cila u sulmua nga persona të paidentifikuar gjatë mbrëmjes së djeshme.&
30 Qershor 2019, 19:08 -
-
-
Mbyllet votimi në Sarandë
Kur ora ka shënuar 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Sarandë.
30 Qershor 2019, 19:03 -
-
Braimllari: Sot nuk kishte zgjedhje në PS por brenda Rilindjes, Rama nuk arriti as rezultatet e PS
Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka deklaruar se shqiptarët sot vërtetuan se nuk pajtohen me votime moniste dhe për këtë arsye e refuzuan këtë farsë."Ka një refuzim total ndaj Edi Ramës. Ata nuk pajtohen me votime moniste. Si rrejdhojë e refuzuan këtë farsë. Edi Rama është shumë poshtë
30 Qershor 2019, 18:52 -
Mbyllet qendra e votimit para orarit zyrtar, anëtari i KZAZ me kutitë në duar: Pritëm 5 orë nuk erdhi asnjë njeri!
Ende pa përfunduar orari zyrtar i votimeve, ora 19:00, qendra e votimit 2160 në Synej, mbylli dyert duke marrë kutitë me vete dhe duke i çuar në KZAZ-në numër 42 në Kavajë ku do të kryhet procesi i numërimit.Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, anëtari i qendrës së votimit, tha se kutitë i k
30 Qershor 2019, 18:45 -
-
Durrës/ Disa militantë të PD në protestë: Në 28 vite nuk kemi parë votime të tilla
Disa militantë të PD kanë dalë pasditen e sotme në protestë pranë shkollës Muharrem Dollaku. Protesta ka qenë paqësore. Ata kanë mbajtur në duar edhe flamujt e SHBA dhe BE. Njëri prej tyre është shprehur për Report tv se protesta ka të bëjë me kundërshtimin ndaj zgjedhjeve lokale.&
30 Qershor 2019, 18:30 -
'Mos përto! Merr pak minuta dhe VOTO' Veliaj poston foton nga shtabi...me shoqëruesin e veçantë në krahë
"Na erdhi një "vëzhgues" në shtab. Ka edhe 1 orë kohë për të votuar! Mos përto! Merr pak minuta dhe VOTO! Vetëm kështu mund të thuash nesër se edhe ti dhè një kontribut për transformimin e qytetit! Forca miq!", shkruan Veliaj.
30 Qershor 2019, 18:28 -
Kreu i PD-së në Korçë denoncon: Kemi video ku në Ersekë blihet vota me 5 mijë lekë
Vijojnë deklaratat e Partisë Demokratike ku sipas tyre janë shënuar incidente të shumta në qendrat e votimit. Së fundmi ka reaguar edhe kreu i PD-së në Shkodër, Andrea Mano, i cili pretendon se pjesëmarrja në Korçë është tepër e ulët. Ndërsa më pas ka deklaruar se ka fakte ku në Ersekë sipa
30 Qershor 2019, 18:41 -
-
Voltana Ademi: Komisionerët në Bërdicë të Mesme kanë mbyllur dyert dhe po plotësojnë fletët e votimit
Voltana Ademi ka bërë një denoncim lidhur me procesin e votimit në qendrën e votimit 0216 Berdice e Mesme. Sipas Ademit kjo qendër votimi qëndron e mbyllur prej dy orësh dhe komisionerët që janë brenda po plot&eum
30 Qershor 2019, 18:20 -
FOTOT+EMRAT/ Punonjësit e Bashkisë së Vorës, presion votuesve në qendrën e votimit në Marikaj
Situatë e tensionuar në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj të Bashkisë Vorë, ku ndodhen qendrat e votimit 1558/0, 1558/1, 1559/0 dhe 1559/1. Sipas raportimeve nga kjo qendër mbështetës
30 Qershor 2019, 18:08 -
Zbulohet çfarë solli ngjarjen e tmerrshme në Sukth ku burri u fut me kallash në qendër votimi (VIDEO)
Një 53-vjeçar, Ramiz Bakanaçi u arrestua nga Policia e Durrësit pasi mëngjesin e sotëm u fut në një qendër votimi me armë mori fletët dhe listat e votimit dhe i dëmtoi ato. Kryetari i qendrës së votimit në Katund Sukth të Durrësit në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi.
30 Qershor 2019, 17:58 -
Klosi kthehet nga Berati për të votuar: Objektivi u përmbush, zgjedhjet u bënë në 30 qershor (VIDEO)
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka votuar pasditen e sotme. Pas daljes nga qendra e votimit Klosi tha se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe të ndershme. Ai tha se tashmë objektivi për realizimin e zgjedhjeve në 30 qershor është realizuar."Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. O
30 Qershor 2019, 17:39 -
-
Punonjësit e bashkisë Kamëz i binden Mziut dhe filmojnë votuesit, vëzhguesit mbyllin dritaret me perde
Në qendrën e votimit nr.1567 në qytetin e Kamzës që është e vendosur në gjimnazin Ibrahim Rugova, vëzhguesit kanë mbyllur perdet e ambienteve të brendshme ku janë vendosur materialet zgjedhore.
30 Qershor 2019, 17:22 -
-
Një i dehur me dru në dorë tenton të sulmojë votuesit në Cërrik (VIDEO)
Një i dehur është përpjekur të krijojë incidente në qendrën e votimit 25311 në Bashkinë Cërrik. Ai ka tentuar të hyjë disa herë në ambientet ku zhvilloheshin votimet.Ai është nxjerrë jashtë nga forcat e sigurisë. Edhe kryetarja e komisionit të QV është shprehur se
30 Qershor 2019, 17:16 -
-
-
Dritan Leli për Report tv: Vlora është bastion i njerëzve të mençur (VIDEO)
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili kandidon për një tjetër mandat e ka quajtur të kënaqshme ecurinë deri në këto momente. Ai tha se pjesëmarrja në disa zona ka ardhur me një trend pozitiv nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017."Është një ecuri i kënaqshme deri më tani. Trendi është
30 Qershor 2019, 16:16