-
-
Edison Ypi: Varr madhështor
Të kesh paturpësinë, partinë që ta krijuan, votuan, ndihmuan të tjerët, ta vrasësh dhe ta varrosësh, jo me duart e tjetrit, që pastaj të dyshosh në është gjallë apo ka vdekur, por me duart e tua, dhe pa tu dridhur qerpiku të premtosh duke uluritur se do e ngjallësh, a ka absurd kriminal më madhështor?
5 Mars 2025, 16:15 -
-
Edison Ypi: Po vjen Rusi
Në këtë vend qesharak dhe zevzek që mburret e lumturohet kur pushtohet, ndërron besimin, vret të vetin, rren gjith kohës, Rusi po vjen për qef, për variacion, për ta këmbyer qiellin e zi kontinental me qiellin e kaltër mesdhetar, vodkën me rakinë, Siberinë e akullt me Myzeqenë e ngrohtë.
23 Shkurt 2025, 15:16 -
-
Edison Ypi: Aleat hajdut
Zgjedhja për aleat e Hajdutit për të dëshmuar hajdutllëkun të lë pa mënt. Nuk duket si e këtushme. Duket si e tejbotëshme. Si e ndodhur tjetërkund. Vite drite Larg. Në një planet ku gravitacion nuk ka, koha ka ndalur, Jeta e saponisur është në epokën e shpellave të populluara nga pitekantropët që jetojnë në kope, dhe ushqehen me njëri-tjetrin
3 Shkurt 2025, 15:17 -
-
Edison Ypi: Paradoks
Sa herë vjen fjala te arratisja dhe të arratisurit e Diktaturës, komunistat e sotëm, bashkë me aleatët e tyre të përhershëm, hordhinë e budallenjve të kudondodhur, hapur ose nënkuptuar, nuk e lënë pa shprehur një përbuzje cinike për "të pandjeshmit, që nuk pyetën për familje e farefis që i degdisën nëpër internime, por bënë si u desh qejfi i vet"
22 Janar 2025, 15:44 -
Edison Ypi: Sali Kulla si Ebu Qerimi
Sali Kulla, pasi preu me brisk të gjitha lidhjet me realitetin, po sheh ëndrra, zhgjëndrra, halucinacione, si te Pallati i lavdishëm, Ebu Qerimi famshëm, i cili, pasi preu me biçak lidhjet me realitetin ju fut interpretimit të ëndrrat dhe rrenave të të tjerëve, u bë ëndërrtar dhe rrenacak edhe vet
20 Janar 2025, 17:14 -
-
-
-
Edison Ypi: 24 orë nga jeta e një Fatkeqi
Gjatë atyre pak orëve deri në gdhirje, strukur brenda gjumit dhe në kërthizë të ëndrrës, pra në zgëqin më të largët dhe më të qetë të kohë-hapësirës, atje ku diktatura e proletariatit me klithmat e sukseseve dhe urratë e fitoreve nuk mund të hynte, Fatkeqi lodhej e cfilitej të gjente sekretin e papërsosmërisë së botës përmes njohjes së thellë të numrit irracional Pi
6 Janar 2025, 15:31 -
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
Ai që ja ka arrit me ja kursy të vjellat publikut të banakut të pakënaqur nga banaliteti, është, e kush tjetër veçse, i mrekullueshmi, i lavdishmi, i paarritshmi, i pa pangatërrueshmi, i paqortueshmi, i paoksidueshmi, i paçmuari, Çim Pecatori (llagapi për shkak të stirpes latine) pra Çim Mëkatari, ose shkurt Çim Peka
25 Dhjetor 2024, 21:15 -
Edison Ypi: Pyetja e Adit
Pyetja e Adit është një lumë plot llum mediokriteti, më i gjatë se Misisipi, më i pisët se Lana, më zevzek se Erzeni, që përdridhet nëpër kthesa, kalon nën ura, futet nëpër vrima, zgëqe, zgafella, trashet para pengesave, fëlliq toka, shtëpira, ara, turpëron, skuq e zverdh njerëz e shtazë, ç'ti dalë përpara.
23 Dhjetor 2024, 10:38 -
-
-
-
-
