-
Platformë helikopteri dhe pishinë që shndërrohet në pistë vallëzimi, brenda jahtit superluksoz të Putin! Ja si 73 milionë euro ‘lundrojnë’ mbi dallgë
Platformë helikopteri, pishinë që shndërrohet në pistë vallëzimi, “dhomë muze” zyrë, palestër dhe dhoma me detaje floriri, janë disa prej pamjeve që mund të shohim “vetëm nga fotografitë” brenda jahtit super luksoz të presidentit rus, Vladimir Putin.
13 Shkurt 2022, 10:21 -
Vizatoi sy dhe i dha nota ‘artistike’ pikturës, roja bën gafën e pamenduar në Rusi
Një veprim i pamenduar dhe “për të shtyrë kohën”, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë një roje sigurie në Rusi, pasi i dha ‘nota artistike” njërës prej pikturave të varura në qendrën Yel’tsin, një qendër sociale, kulturore dhe arsimore e hapur në vitin 2015, në qytetin Ekaterinburg.
13 Shkurt 2022, 08:46 -
Si e rrethoi Rusia Ukrainën nga tre anë, ja ku mund ta nisë një pushtim
Trupat ruse që janë të mjaftueshme për të nisur një sulm direkt janë të dislokuara në 3 vende të ndryshme duke e rrethuar Ukrainën, përveçse nga pjesa e saj perëndimore. Rusia ka krijuar pika presioni në tre anët e Ukrainës -- në Krime në jug, në anën ruse të kufirit në lindje dhe në Bjellorusi në veri.
13 Shkurt 2022, 07:30 -
Tensionet me Rusinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga Ukraina
Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusa mund të sulmoje Ukrainën javën që vjen, Shqipëria u ka bën thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Ukraina
12 Shkurt 2022, 12:38 -
-
-
-
Nga pozicionimi i trupave te paralajmërimet e forta të SHBA/ Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh
12 Shkurt 2022, 07:50 -
-
SHBA: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrianën
Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
11 Shkurt 2022, 20:47 -
Konflikti Rusi-Ukrainë, Meta pret në takim Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e FA: Të merren masa për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse
Në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa shtohen , e po ashtu edhe rreziku i një pushtimi rus, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.
11 Shkurt 2022, 19:40 -
Ja pse Putini përfiton shumë më tepër nga bllofi, sesa nga lufta kundër Ukrainës
Në javët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një gjeneral gjerman u dërgoi një telegram aleatëve të tij austriakë, duke e përmbledhur kështu situatën. “Situata është serioze, por jo katastrofike!”. Pak orë më vonë mbërriti përgjigja e austriakëve:“Këtu situata është katastrofike, por jo serioze!”.
11 Shkurt 2022, 14:48 -
U bënë lajm dhe meme në të gjithë botën, por ja cila është arsyeja e vërtetë pse Macron dhe Putin u ulën aq larg njëri-tjetrit
Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi një kërkesë të Kremlinit që ai të bënte një test rus për COVID-19 kur mbërriti për të takuar Presidentin Vladimir Putin, për të parandaluar Rusinë të merrte ADN-në e Macron.
11 Shkurt 2022, 12:28 -
Blinken paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të vijë në çdo kohë
Rusia ka dërguar më shumë forca në kufirin e saj me Ukrainën dhe mund të nisë një pushtim në çdo kohë, duke përfshirë edhe periudhën gjatë Lojërave Olimpike, tha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
11 Shkurt 2022, 10:57 -
Biden thirrje amerikanëve të largohen nga Ukraina: Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë, s'dërgojmë trupa për t’iu shpëtuar
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të "shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse" kundër Ukrainës
11 Shkurt 2022, 07:42 -
Kriza në Ukrainë, ish-ministri i jashtëm Starova: Rusia luajti blofin me letrën për qeverinë shqiptare! Nëse do ketë luftë do cenohet siguria e Ballkanit
Shqipëria është e palëkundur ndaj qëndrimit të saj në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova tha në Report Tv se vendi ynë është rreshtuar krah Ukrainës njëjtë si vendet që bëjnë pjesë në NATO.
10 Shkurt 2022, 19:38 -
Komandantët e lartë rusë mbërrijnë në Bjellorusi, nis sot stërvitja ushtarake
Të mërkurën në Bjellorusi mbërritën komandantët e lartë ushtarakë rusë. Ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën
10 Shkurt 2022, 08:05 -
-
Kur Bërzhinski e parashikonte Evropën +2000, cinizmi i Rusisë dhe Kosova
Ndërsa janë futur shumë aktorë në lojë, kriza Rusi-Ukrainë gjendet në një spirale të rrezikshme. Cinizmi i Rusisë nuk ndalet më, madje një letër zyrtare e saj e hartuar prej ministrit të saj të Jashtëm Lavrov, iu përcoll Ministrave të Jashtëm dhe Sekretarëve të Shtetit të SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane. Mes tyre edhe Shqipërisë. Ajo, që u mor si kërcënim, në fakt ishte një sqarim për qëndrimet e NATO-s dhe dallimet mes qëndrimeve të shteteve anëtare, ku Rusia dukej se kërkonte përgjigje të menjëhershme edhe… nga ana e qeverisë shqiptare.
9 Shkurt 2022, 19:18 -
‘Blini një armë dhe merrni një picë falas’, çudit pronari në Ukrainë: Nëse nuk komandohen siç duhet, armët janë thjesht metal, ndaj stërvituni
Kemi dëgjuar shpesh për oferta picash “1+1” dhe një pije të gazuar falas, por asnjëherë nuk është parë oferta “Merrni një picë falas, nësë vërtetoni se keni blerë apo keni marrë leje për armë muajin janar”
9 Shkurt 2022, 09:02
