-
Serbia kërcënon me devijim të Ibrit, përplasje e fortë mes Tiranës e Beogradit, Hoxha: Uji s’është mjet presioni politik! Vuçiç: Shqipëria s'ka lidhje, është çështje e brendshme!
Ministri Hoxha i kujtoi Serbisë detyrimet ndërkombëtare. Në mbrëmje reagoi kryediplomati serb Marko Djuric, i cili deklaroi se përpjekjet e Shqipërisë për të kundërshtuar projektin nuk do të kenë sukses, pasi sipas tij Serbia di vetë si t'i menaxhojë burimet ujore. Ndërkohë Prishtina, përmes Albulena Haxhiut kërkoi adresimin e çështjes te partnerët ndërkombëtarë.
10 Gusht, 18:39 -
Shqipëria reagon pas deklaratave të Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni për të ndëshkuar një shtet
Shqipëria ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke kërkuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe kundërshtuar çdo veprim të njëanshëm.
10 Gusht, 14:57 -
Zelensky ripohoi mosnjohjen e Kosovës, Berisha: E pavend dhe e papranueshme! Mbështesim luftën heroike të Ukrainës ndaj agresionit rus
Sali Berisha shprehet se deklarata bie në kundërshtim me vendimet e institucioneve ndërkombëtare që njohin legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, si rrjedhojë e miqësisë Shqipëri-Ukrainë, nuk duhet të reshtë mbështetja ndaj popullit ukrainas.
10 Gusht, 12:57 -
Dhëndër Fundërrina
Dhëndër Fundërrina paguan vetëm me pare të vjedhura. Nga shpenzimet më të vogla deri te astronomiket. Nga kafja e mëngjesit, që iu zëntë në fyt inshallah, te zagarët që mban rrotull, e deri te vaskat e përditshme me qumësht buallice që i kanë thënë se bëjnë mirë për diabetin që po ja kalb trurin.
10 Gusht, 10:56 -
Protestuesit 71 ditë në shesh, kërkohet 2-fishim i pagave të zjarrfikësve! Marshim para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: Zelensky fuck you
Marrë shkas nga 'lufta' me flakët në Krujë, protestuesit sot kërkuan 2-fishim të pagave të zjarrfikësve, duke i ftuar këta të fundit t'i bashkohen tubimeve. Ata 'sulmuan' edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas deklaratave të tij nga Beogradi se 'Kosova është pjesë integrale e Serbisë'.
9 Gusht, 20:09 -
‘Territorialja’/ Berisha: Drafti i PS, tërësisht elektoral! Rama kërkon të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s’i ka
Sali Berisha komentoi sërish propozimin e PS për reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Berisha e quajti një projekt tërësisht elektoral, me të cilin PS synon të marrë edhe b
8 Gusht, 15:13 -
Asnjë përfaqësues i SHBA-së në zyrën e tij që prej shpalljes ‘non grata’, Berisha ‘pret me entuziazëm’ ambasadorin e ri: Prioritet luftën e trafikut të drogës
Ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Shqipëri, e komentoi edhe Sali Berisha, në zyrën e të cilit asnjë zyrtar amerikan nuk ka shkelur prej 2021. Ai thotë se prioritet i ambasadorit të ri duhet të jetë lufta ndaj trafikut të drogës, pasi trafikantët shqiptarë janë kërcënim serioz jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera.
8 Gusht, 14:44 -
-
Anulimi i kontratës koncensionare për Aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: MABCO mori sot shkresën zyrtare, veprim që do t’i heqë investitorit të drejtat
Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me nismën e qeverisë për zgjidhjen e kontratës koncensionare për Aeroportin e Vlorës duke bërë me dije se ditën e sotme, MABCO Constructions SA është njoftuar përmes shkres&am
5 Gusht, 17:22 -
Pagat e magjistratëve/ Berisha: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por Edi Rama me politikat e tij pengmarrëse e ka përmbysur piramidën e pagave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve, pasi këta të fundit përmes një deklarate të përbashkët kërkuan që pagat e tyre du
5 Gusht, 14:00 -
-
Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Vlorës, Berisha: Duan t’i marrin aksionet Pacollit, shteti shqiptar do gjobitet me 500 mln euro!
Teksa akuzoi Ramën dhe Ballukun për vjedhjen e 130 milionë eurove, kryedemokrati Berisha tha se për ndërprerjen e kontratës koncesionare të aeroportit të Vlorës shteti shqiptar do të gjobitet në arbitrazh me të paktën 500 milionë euro.
5 Gusht, 12:57 -
Anulimi i kontratës për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Morëm shkresën zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, arbitrazhi i pashmangshëm
Ministria e Infrastrukturës i ka dërguar zyrtarisht Behgjet Pacollit vendimin për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, ku kompania e tij MABCO dhe 2A Group e Valon Ademit janë ortakët që kishin marrë përsipër ndërtimin. Pacolli paralajmëron arbitrazh duke fajësuar autoritetet për pengesa.
5 Gusht, 09:45 -
Protestuesit 66 ditë në shesh, i thonë 'jo' propozimit të PS për 'territorialen': Sjell përqëndrim pushteti në pak duar! Kundërshtohet edhe plani për Konsullatë serbe në Shkodër: Kal Troje!
Të paktë në numër, protestuesit janë mbledhur sërish ditën e sotme në kryeqytet, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e gjithë klasës politike aktuale. Ata gjithashtu janë shprehur kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46.
4 Gusht, 19:47 -
Spahiu: Nëse flamingot nuk krijojnë parti të re, në zgjedhje do forcohen PS e PD
Gjatë një interviste me Report TV Spahiu thotë se protesta do të shuhet nëse nuk strukturohet në një forcë politike, të zgjedhë përfaqësuesit e saj, të paraqesë një kandidat për kryeministër dhe një program qeverisës
4 Gusht, 12:39 -
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit sulmojnë SPAK: I shërben Qeverisë! Pyetjet që iu bënë Ballukut, u paracaktuan nga vetë ish-zv.kryeministrja
Me simbole kombëtare, pankarta dhe thirrje kundër Qeverisë, protestuesit u mblodhën sërish ditën e sotme në Tiranë, në ditën e 65-të të tubimit që po zhvillohet në kryeqytet. Ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale. Sulmet e tyre shënjestruan edhe SPAK, të cilin e akuzuan si të lidhur me Qeverinë.
3 Gusht, 19:48 -
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, Berisha: Nuk i bashkojmë votat me Ramën! Institucion i zhveshur nga çdo lloj kompetence
Sali Berisha paralajmëron se nuk ka ndërmend të bashkojë votat me maxhorancën për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm konsensual. Ai thotë se roli i prokurorit të përgjithshëm është kthyer në grumbullues statistikash, ndaj këtij institucioni duhet t’i rishihen kompetencat.
3 Gusht, 11:08 -
Qytetarët 64 ditë në protestë, kundërshtojnë propozimin e PS për Territorialen: Sjell përqëndrim pushteti në pak duar dhe shpopullim
Me një pjesëmarrje relativisht të ulët, protestuesit janë mbledhur sërish ditën e sotme në Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale. Ata kanë dalë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, teksa kanë theksuar se ulja e numrit të bashkive do të sjellë përqëndrim të pushtetit në pak duar dhe shpopullim të zonave rurale.
2 Gusht, 19:53 -
‘Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri’/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars '91
Bëhet fjalë një dokument arkivor sekret të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së.
2 Gusht, 07:43 -
Marrëveshja ushtarake me SHBA, Berisha: Të gatshëm të votojmë pro nëse e kthejnë në shinat kushtetuese
Sali Berisha thotë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm të votojë pro marrëveshjes me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake, në rast se ajo kthehet në shinat Kushte
1 Gusht, 12:54