-
-
Ylli Pata: Realiteti përtej përjashtimeve, pse ndodhin sherret në PD?
Frustrimi më i madh i Sali Berishës është se ai dhe grupi i tij nuk e kontrollon dot strukturën e Partisë Demokratike, pasi e rimori atë në vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për ato pjesë strukturash që janë të mënjanuara apo të larguara, e që përbëhen nga grupe militantësh që njohin në mënyrë kirurgjikale terriitorin, ku kanë punuar prej 30 vitesh.
30 Mars, 22:24 -
Tubimi i përjavshëm i PD braktiset edhe nga militantët e Berishës, ironizon Balla: Fati i keq për krushqit tani që zgjati dita! Kur errësohej shpejt, dukeshin më shumë
Të pranishmit në ‘Foltoren’ e Berishës ishin aq pak, sa mund të numëroheshin edhe me gishtat e dorës. Kjo tregon se kryedemokratin po e braktisin edhe militantët e vet, pasi nga protesta në protestë ka një bjerrje të numrit të të pranishmëve.
30 Mars, 20:45 -
-
Jakin Marena: Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe... ‘PD më e fortë’
'Atëherë pse Berisha ka ndërmarrë këtë operacionin ‘fshesa’ në parti, duke përjashtuar apo siç deklaron ai ‘vetëpërjashtuar’ që nga Salianji e Alesia Balliu, që ‘gabuan’ dhe menduan se mund të garojnë përballë tij për postin e kreut të PD, e deri tek mbështetësit e tyre, të cilët morën pjesë në këto foltoret e organizuara qytet më qytet?!'
30 Mars, 19:18 -
-
'Noka është gomari i Saliut', Balliu pas përjashtimit nga PD: Berisha ka frikë garën, më renditi krah Azem Hajdarit
Juristja Balliu nuk i kurseu akuzat as ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, për të cilin tha se ka horizont të kufizuar mendor dhe se roli i tij në PD është ai i 'gomarit' të Sali Berishës.
30 Mars, 17:56 -
-
‘Grusht njerëzish që shiten’, Berisha për valën e përjashtimeve në PD: I shërbyen partisë së krimit, s’i pranojmë në gjirin tonë
Valën e përjashtimeve nga PD, Sali Berisha e sheh si një moment pozitiv për partinë. Ai thotë se janë larguar tradhtarët e idealeve të demokratëve dhe në të njëjtën kohë bën thirrje për sa më shumë anëtarësime të reja.
30 Mars, 15:26 -
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit
Sa i përket përplasjeve të Elisa Spiropalit me kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama, Hoxha thotë se ish-ministrja tashmë është përballë 2 zgjedhjeve të vështira. Ose të tërhiqet nga antagonizimi i saj, ose të denoncojë, sipas funksionarit të PD-së, korrupsionin brenda PS-së dhe qeverisjes socialiste.
30 Mars, 14:42 -
Indrit Vokshi: PD-ja, si Firmë Piramidale!
Përjashtimi iu thotë njerëzve se nuk jeni të sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj është Firmë Piramidale; ke investuar prej vitesh por një ditë zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk janë më, se bordi nuk t'i njeh aksionet. Kjo është firma politike piramidale. Ka ketë lloj pasigurie.
30 Mars, 13:46 -
-
E përjashtuan nga PD e Elbasanit, reagon Alesia Balliu: Vendimi është nul, Berisha ka frikë nga gara e ndershme
Alesia Balliu e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht, pasi sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës dhe as nga kryesia e degës së PD Elbasan.
29 Mars, 21:30 -
‘I zhgënjyer dhe i prerë në besë’, rrugëtimi i Dritan Burgisë nga rithemelimi te përjashtimi: Manipulimi i primareve, numri i anëtarësisë u rrit me lista fasonerie
Sot Dritan Burgia është përjashtuar nga PD pa një motivacion të qartë, pa argument dhe në mënyrë arbitrare. Ai rrëfen marrëdhënien e tij me lidershipin e PD-së në tri kohë dhe flet për zhgënjimin e pabesinë që ndjen sot i përjashtuar nga një parti që i ka dhënë gjithçka pa asnjë rezervë.
28 Mars, 22:11 -
Berisha përsërit akuzat për Partizanin, reagon sërish Filip Çakuli: Plak i rrjedhur, sajon pronarë të rinj me halucinacionet e tij
Filip Çakuli u është përgjigjur edhe një herë akuzave të Sali Berishës lidhur me klubin Partizani dhe pronësinë e tij. Berisha ka përsëritur se Gazment Demi nuk është pronar pasi klubi i përket “familjes Rama”. Çakuli thotë se Berisha është “komunisti i fundit”, një lloj pasuesi i Enver Hoxhës dhe se po sajon pronarë të rinj me halucinacionet e tij.
28 Mars, 21:48 -
Raportet/ Parti fantazmë, zero aktivitet në vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025
Partitë fantazmë në Shqipëri vijojnë të jenë të regjistruara pranë organeve kompetente. Sipas raporteve financiare vjetore të të gjitha partive politike, rezulton se shumica dërrmuese prej tyre kanë 0 aktivitet financiar e për pasojë asnjë aktivitet politik.
28 Mars, 19:00 -
‘Mori fund’, Evi Kokalari zbulon lojën e Berishës dhe djalit të tij në 2022, ultimatum kryetarit të PD: Gara vetëm mes meje e teje!
Evi Kokalari ka riafirmuar qëndrimin e saj se Partia e sotme Demokratike ka dy themelues kryesorë: atë dhe Sali Berishën. Ajo ka zbuluar për herë të parë edhe një bisedë me Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin, në fund të vitit 2022 kur e kishte kuptuar se premtimi i tyre për reformimin e partisë nuk do të realizohej.
28 Mars, 17:59 -
Berisha ‘sqaron kilometrin e fundit’ dhe i rikthehet sulmeve ndaj Bashës: Lul Brava donte që të ishim simotër e PS-së në qeveri
I pyetur për dështimin e protestave, Berisha u detyrua të bënte edhe një sqarim për kilometrin e fundit, që sipas tij ka nisur që prej vitit 2021 me betejën për marrjen e partisë nga Lulzim Basha.
28 Mars, 15:54 -
Berisha sulmon sërish Kos: Raciste e paguar nga Rama! Spastrimet në PD? Do hapim partinë! Më 17 prill protesta e radhës
Sali Berisha nuk i ndal akuzat ndaj Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos. Të blerë nga Rama e cilëson ai zyrtaren e lartë të Brukselit, që sipas tij bënë deklarata raciste ndaj shqiptarëve.
28 Mars, 13:26 -