-
Interpol Tirana i dorëzon në pranga 2 persona Turqisë dhe Bullgarisë! Njëri i dënuar për përdhunim, tjetri ‘rekrutonte’ gra shtatzëna të varfra për birësime të paligjshme
Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona të shumëkërkuar, për akuzat e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ndërmjetësim për birësim të paligjshëm, nëpërmjet rekrutimit të grave shtatzëna dhe me probleme financiare
1 Maj 2025, 16:03 -
I dënuar me 16 vite burg për vjedhje, vihet në pranga 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri (EMRI)
Policia greke ka arrestuar shqiptarin Eduard Vushaj, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016. Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom.
27 Prill 2025, 16:53 -
U përfshi në plagosjen e rëndë ku vdiq 75-vjeçari në Korçë, Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e dënuar! I kanë mbetur edhe 4,5 vite burg për të kryer (EMRI+VIDEO)
I ekstraduari është i riu korçar 39-vjeçar, i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pasi është përfshirë në një konflikt ku më pas ka humbur jetën në spital edhe një i moshuar që ishte plagosur rëndë. U kap në Greqi, Interpol Tirana e solli sot në pranga
26 Prill 2025, 16:17 -
-
Ekstradohen dy persona nga Italia dhe Gjermania, njëri prej tyre Ilia Ndoka! Ishte në kërkim nga operacioni 'Revanshi', i akuzuar për pastrim parash dhe grup kriminal
Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë Ilia Ndoka u ekstradua nga Italia. 50-vjeçari u arrestua në vendin fqinj në maj të vitit të kaluar në kuadër të operacionit 'Revanshi' nga SPAK
7 Prill 2025, 09:23 -
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
Një 40-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Vlorë. Arjan Rrokaj pritet të ekstradohet në Itali.
27 Mars 2025, 11:21 -
-
Tiranë/ Të akuzuar për tentativë vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona
Dy persona janë ekstraduar nga në Shqipëri, njëri nga Athina dhe tjetri nga Italia, pasi akuzohen për për tentativë për vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.
20 Mars 2025, 13:32 -
Ishte në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare më 1 Qershor të vitit 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale grabitja.
19 Mars 2025, 10:24 -
Video/ Momenti kur Lulzim Berisha ekstradohet në Rinas nën masa të rrepta sigurie
Shqiptarja.com siguron videon e momentit kur Lulzim Berisha është ekstraduar në Rinas i shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.Më pas me 3 makina policie Berisha u shoqërua në ambientet e burgut. Ai u arrestua në Madrid të Spanjës në dhjetor 2023.
18 Mars 2025, 23:15 -
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
Ka mbërritur në Rinas nga Spanja, ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha, i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2023 i transformuar, me mjekër të bardhë e identitet bullgar. Ai duhet të vuajë një pjesë mbetur dënimi në Durrës, aty ku i shpëtoi me disa taktika, burgut përjetë për bandë kriminale
18 Mars 2025, 11:43 -
Durrës/ I dënuar me 4,5 vite burgim në Itali për trafik droge, arrestohet për ekstradim 51-vjeçari nga Maminasi (EMRI+VIDEO)
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”. Gjykata e Apelit e Torinos, me vendimin e datës 10 janar 2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
18 Mars 2025, 10:12 -
Në kërkim nga SPAK për tritol e bashkëpunim në vrasje, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut
Pas Laert Haxhiut një tjetër bashkëpunëtor, i tij për të cilin GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” është ekstraduar nga Hollanda për tu përballur me drejtësinë shqiptare. 30 vjecari Kristi Bixheku auzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se ka marrë pjesë ne vendosjen ne dy raste te eksplozitit në banesën e Bujar Turkut.
16 Mars 2025, 14:14 -
-
-
-
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale "organizata kriminale", “trafikimi i narkotikëve" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale
28 Shkurt 2025, 14:13 -
Fier/ I dënuar në Itali me rreth 9 vite burg për organizatë kriminale e narkotrafik, arrestohet për ekstradim 62-vjeçari (EMRI+VIDEO)
Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët italianë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, gjatë aksionit të koduar “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier 62-vjeçarin. Pritet ekstradimi me Interpol Romën
26 Shkurt 2025, 08:49 -
Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino (EMRI+VIDEO)
Policia e Kavajës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, për kapjen e një 43-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllime ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 6 qershor 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale "organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve"
25 Shkurt 2025, 13:39 -
