-
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
16 Janar 2019, 09:31 -
Komisioni Hetimor për DSIK/ Balla: Jemi dakord me kërkesat e opozitës, vendimi të jetë në koherencë me ligjin
Kreu i grupit parlamentar të Ps është shprehur se forca e tij politike bie dakord me kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për DSIK. Balla pohoi edhe gatishmërinë e PS për votimin e reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se thirrja e Ramës, për mbledhjen e Kuvendit nesër, është e paligjshme.
15 Janar 2019, 13:17 -
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
14 Janar 2019, 14:10 -
Balla me emigrantët në Athinë: Opozita bllokon votën tuaj, por do bëjmë gjithçka të votoni në 2021
Me socialistët shqiptarë që punojnë në Greqi, sekretari i PS, Taulant Balla tha se do të bëhet gjithcka e mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë takim kanë qenë edhe Blerina Gjylameti, Bledi Cuci, Alket Hyseni e Stefan Cipa.
13 Janar 2019, 11:26 -
-
-
-
Investimi në qendrën shëndetësore Fushë Studë, Balla: Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë (VIDEO)
Taulant Balla ka bërë me dije këtë të enjte se Qendra Shëndetësore Fushë Studë në Lezhë do t'i vijë tanimë plotësisht në ndihmë banorëve të saj, për shkak të furnizimit të plotë të barnave si dhe vendosjes së një personeli mjekësor prej 6 vetësh.
10 Janar 2019, 10:47 -
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:18 -
-
-
Nga kasolla në një shtëpi të re, ja surpriza për Vit të Ri për familjen në Librazhd
Me rastin e festave të fundvitit, familja Buzani në Çercan të Librazhdit e cila prej vitesh jetonte në kushtë të vështira jetese kishte për vizitë një mik të veçantë këtë fillim viti për urim dhe për festën e shtëpisë së re.
4 Janar 2019, 10:46 -
-
2019, Balla: Vit historik i fillimit të negociatave me BE, sfidat kryesore mbeten punësimi e mirëqenia
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka cilësuar vitin 2019 si një vit historik të fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE-së. Ai ka përmendur më tej sfidat kryesore që shtrihen përpara por edhe protestën e studentëve.
1 Janar 2019, 15:16 -
-
Balla thirrje PD e LSI: Të mbledhim që nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për Kodin Zgjedhor
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se shumica është gati për mbledhjen e Kuvendit që ditën e nesërme.
27 Dhjetor 2018, 13:33 -
Festat/ Balla me fëmijët me nevoja të veçanta në Peqin: Mbetet ende shumë për t'u bërë
Që në nisje të fjalës së tij Balla tha se shumë është bërë për të mbështetur familjet që kanë një fëmijë me aftësi të veçantë, por ende shumë mbetet për t'u bërë dhe këto do të jenë angazhimet e vitit 2019/
25 Dhjetor 2018, 18:10 -
Basha e akuzoi nga protesta, Balla: Artist, as taksën s’paske paguar? Me Benzin 53 mijë eurosh ishe sot?!
Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro, dhe është në përdorim nga kryetari i PD
23 Dhjetor 2018, 19:36 -
I përmendi vajzën/ Basha irritohet keq në Kuvend: Ballës do i fusja një grusht, por s'dua ta prek m*tin se të bën pis
Akuzave të Taulant Ballës për lidhjet e Lulzim Bashës me "Victoria Invest" e cila po ndërton "Unazën e Madhe", kreu i PD i është përgjigjur me fjalor banal. Balla tha se Basha shkon dhe takon banorët e "Astirit" me automjetin e kompanisë Victoria Invest që sipas tij ka për pronar kumbarin e Bashës.l
21 Dhjetor 2018, 17:51 -
Balla akuza Bashës: Shkon dhe takon banorët e 'Astirit' me makinën e 'Victoria Invest', pronari është kumbari yt
Në vijim të akuzave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, Balla shkoi edhe më tej kur deklaroi se ai (Basha) shkon çdo pasdite dhe takon banorët e "Astirit" me automjetin e firmës "Victoria Invest" që do ndërtojë lotin e tretë të Unazës së Madhe.
21 Dhjetor 2018, 17:08
