-
Pushtimi i Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: Rusia po krijon rrezik të paprecedentë për Europën! I bashkohemi vendimeve të NATO, qofshin politike apo ushtarake
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Kodheli tha se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina, duke theksuar se po krijohet një rrezik i paprecedentë për Europën dhe më gjerë.
25 Shkurt 2022, 10:20 -
Rama: Lufta po rrit energjinë në gjithë botën, ne bëjmë gjithçka që të mos preken familjet dhe biznesi i vogël! Dyert e hapura për refugjatët nga Ukraina
Gjatë një konference të jashtëzakonshme pas sulmeve ruse në Ukrainë, Kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare si vend aleat i NATO është angazhuar të mirëpresë refugjatë ukrainas. Ai tha se lufta ka rritur çmimin e energjisë në të gjithë botën, por në Shqipëri nuk do të rritet as për familjarët e as për biznesin e vogël. Rama do takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme në Londër për Ukrainën
25 Shkurt 2022, 09:12 -
'Kosova në NATO brenda 6 muajsh' (!?) Deklarata e Putinit të vogël serb dhe strategjia e Rusisë për shtrirjen e konfliktit nga Ukraina në Ballkan
Të gjitha mediat qeveritare dhe pro qeveritare ruse në datat 20 dhe 21 shkurt u mbushën me alarmin e ri, që ngriti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një mbledhje publike në 19 shkurt se Kosovën së shpejti do ta fusin në NATO
23 Shkurt 2022, 09:49 -
-
-
Rritet frika e pushtimit të Ukrainës, NATO letër ministrit të Jashtëm rus për të zbutur krizën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të shtunën se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke ofruar më shumë bisedime për të shmangur një konflikt të mundshëm në Ukrainë, por paralajmëroi Moskën se po shtron kërkesa të sigurisë që është e pamundur të realizohen.
19 Shkurt 2022, 13:31 -
Granatimet e Ukrainës rinovojnë frikën e pushtimit pasi Rusia dëbon diplomatin amerikan
Granatimet në Ukrainë të enjten rinovuan frikën perëndimore për një pushtim të afërt rus, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden tha se Moska po përgatit një pretekst për të justifikuar një sulm të mundshëm dhe Kremlini dëboi një diplomat amerikan.
18 Shkurt 2022, 01:51 -
Presidenti Ukrainas pi çaj me ushtarët ne kufi me Rusi! Ja dhurata e veçantë që iu bëri
Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi fshatin e vijës së parë të Shyrokyne në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Presidenti kaloi rreth 30 minuta duke ngrënë dhe pirë çaj me ushtarët ukrainas, në atë që shihet si një turne për rritjen e moralit. Në fund, Zelensky u dhuroi ushtar&
17 Shkurt 2022, 21:30 -
-
Paralajmërimi i Borell: Nëse Rusia rrit agresionin kundër Ukrainës, të gatshëm t'i propozojmë Këshillit të BE një paketë sanksionesh
Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell, ka deklaruar se është i gatshëm t’i propozojë Këshillit të BE-së një paktë sanksionesh të rënda në rast se do të
17 Shkurt 2022, 16:31 -
-
Tensionet, Presidenti i Ukrainës: Nuk ka rrugë tjetër për ne veç NATO-s! Stoltenberg: Rusia mund të përdorë një pretekst për të justifikuar pushtimin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se për vendin e tij nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në NATO. Ai i ka dhënë kështu një përgjigje të qartë Rusisë, që kërkon që një gjë e tillë të mos lejohet, por megjithatë Zelenskypranoi se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndodhë tani. Sipas tij, ky është një proces i gjatë dhe Ukraina as që e ka filluar.
17 Shkurt 2022, 14:00 -
Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.
17 Shkurt 2022, 10:49 -
Ukrainë-Rusi, sërish tensione! Separatistët e Donbasit akuzojnë: Po na sulmojnë! Mohon Kievi: Rebelët kanë qëlluar! SHBA: Lajmet për tërheqje janë false, rusët kanë shtuar 7000 ushtarë
Pavarësisht njoftimeve për tërheqje nga Moska dhe hapjen e negociatave nga ukrainasit, tensioni vazhdon të rritet në kufirin mes dy Rusisë dhe Ukrainës në zonën e Donbasit. Separatistët rusë akuzojnë forcat qeveritare në Kiev se kanë përdorur mortaja, granatahedhës dhe mitralozë për të sulmuar territorin e tyre në agim të së enjtes, në kundërshtim me marrëveshjen e planifikuar për t'i dhënë fund konfliktit.
17 Shkurt 2022, 10:11 -
Ministeriali i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria e gatshme të shtojë kontributin në kufijtë juglindorë të Aleancës
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 16-17 shkurt 2022
16 Shkurt 2022, 18:01 -
-
Shefi i Pentagonit në Bruksel për bisedime të rëndësishme në NATO
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti në Bruksel për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes së vendeve aleate, ndërsa dhjetëra mijëra forca ruse kanë rrethuar Ukrainën nga veriu, jugu dhe lindja.
16 Shkurt 2022, 10:56 -
Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët
Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake
15 Shkurt 2022, 17:48 -
Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës
Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin 'fleksibël' në lidhje me ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.
14 Shkurt 2022, 12:14 -