-
Report Tv siguron dokumentin/ Qeveria kundër nismave të opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura: Nuk ka argumente të reja, Gjykata Kushtetuese është shprehur
Qeveria refuzon kërkesat e opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili i hapi rrugë edhe një ndërtimi në Zvërnec, që më pas nxiti një valë protestash në Shqipëri. Ekzekutivi argumenton se nuk ka baza të mjaftueshme ligjore dhe shkencore për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024, pavarësisht rekomandimeve të Parlamentit Europian.
17 Nëntor, 16:51 -
-
'Jam kërcënuar nga 5 fëlliqësira ambasadash', Meta akuza në gjyq për emërimet në Kushtetuese: SPAK u ndikua nga McGonigal dhe Yuri Kim
Lidhur me çështjen e lobimit, Meta deklaroi se ishte i gatshëm të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara me shpenzimet e tij dhe të përballej me drejtësinë amerikane, nëse do të provohej qoftë edhe një shkelje e vetme nga ana e tij.
12 Nëntor, 14:23 -
Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e 'Diellës', Kushtetuesja zbardh vendimin: S'ka funksion kushtetues, është thjeshtë platformë me inteligjencë artificiale! Rekomandon kufizimin e AI në administratë
Gjykata shqyrtoi gjithashtu pretendimin se “Diella” nuk përmbush kriteret kushtetuese për t'u emëruar ministre. Në këtë drejtim, ajo theksoi se nga dekretet nuk rezulton që Diella të jetë emëruar anëtare e Këshillit të Ministrave apo funksionare e një organi kushtetues. Kushtetuesja ka kërkuar gjithashtu kufizim të përdorimit të AI në administratë.
9 Nëntor, 16:48 -
Kushtetuesja kalon në seancë kërkesën e AGSH-së, gazetarët 'mundin' GJKKO-në në sfidën e parë kundër rregullores së re censuruese
Në epokën e teknologjisë, akti i GJKKO-së, e ka kthyer rolin e gazetarit në epokën e gurit. Atij i lejohet të ketë në sallën e gjyqit vetëm laps e letër. Ndërsa telefoni celular, një mjet pune i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë, është kthyer në një objekt të ndaluar.
9 Nëntor, 16:03 -
Mazhoranca refuzoi komisionin hetimor për KAYO-n, PD i drejtohet Kushtetueses: Të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës, shfuqizim të vendimit
41 deputetë të opozitës thonë se është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së mazhorancës. Vendimin për të mos krijuar komisionin, kërkojnë të shfuqizohet duke u deklaruar si “i papajtueshëm me Kushtetutën.”
5 Nëntor, 18:34 -
Përplasje fizike në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti Nawrocki shtyn magjistraten: Ju nuk jeni gjyqtarë! (VIDEO)
Presidenti Nawrocki, i mbështetur nga opozita e djathtë, kishte refuzuar më herët betimin e pesë nga tetë gjyqtarëve të rinj, të zgjedhur këtë vit nga parlamenti. Ky vendim ka thelluar përplasjen mes presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore lidhur me kontrollin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
2 Nëntor, 09:50 -
Ngërçi me pagat e drejtësisë, Kushtetuesja do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.
2 Nëntor, 09:15 -
U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më
28 Tetor, 14:11 -
Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO)
Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Vetë qytetari i parë i Tiranës e quajti rrëmbim policor, pasi siç tha në një deklaratë publike, lëvizja ishte pa pëlqimin e tij dhe pa iu vënë në dispozicion urdhri i Burgjeve.
28 Tetor, 12:05 -
Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes.
23 Tetor, 17:14 -
Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit
Sipas pretendimeve të palëve, vendimi i 26 majit për rrëzimin e sigurimit të padisë së “2A Group” të Valon Ademit, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ata kërkojnë dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.
23 Tetor, 15:55 -
Kundërshton ratifikimin e marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA, Kushtetuesja kalon në seancë gjyqësore kërkesën e PD
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk është kundër marrëveshjes me aleatin strategjik të Shqipërisë, por kundër mënyrës se si ajo u miratua në Kuvend.
23 Tetor, 15:05 -
Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan në Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.
23 Tetor, 14:29 -
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, reagon Salianji: Arsyetim absurd! Beteja sot merr drejtimin për në Strasburg, kërkoj drejtësi e jo privilegje
Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg. Ish-deputeti shprehet se arsyetimi është absurd pasi pranon cenimin e një të dr
9 Tetor, 22:10 -
Ankimoi dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit: Sot beteja merr drejtim për në Gjykatën e Strasburgut
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për kundërshtimin ndaj dënimit të tij me 1 vit burg nga Apeli. Sipas arsyetimit, procesi ligjor ka qenë i rregullt, ndërsa Kushtetuesja shprehet se dënimi përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes.
9 Tetor, 18:49 -
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Kushtetuesja e ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe e ka kthyer mbrapsht duke i kërkuar ta arsyetojë.
9 Tetor, 17:17 -
'Diella' mbetet në qeveri, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD: Nuk është ministre, jo në kompetencat tona! Përdorimi i AI nuk transferon përgjegjësi
Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë një vlerësim ezaurues nëse dekreti i Presidentit Begaj për emërim të Diellës si ministre e Inteligjencës Artificiale është konform ligjit themeltar apo jo. Kushtetuesja thotë se nuk ka kompetenca shqyrtimi edhe për shkak se ‘Diella’ nuk është një organ kushtetues pavarësisht se Presidenti në dekret përdori termin ‘ministre’
8 Tetor, 11:45 -
Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
Gjykata Kushtetuese ka marrë kompetencat e ish Kolegjit të Posaçëm, ku rishikimi i vendimeve të saj, ishte refuzuar në të gjitha rastet, përjashtuar ato për të cilat Strasburgu ishte shprehur në favor të rishqyrtimit
4 Tetor, 18:13 -
Diella “harrohet” në Gjykatë Kushtetuese, një vit pas kërkesës së PD dhe 4 muaj nga shqyrtimi pa një vendim
Gjykata Kushtetuese ende pa vendim për Diellën, 4 muaj pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. Kërkesa e opozitës për të shpallur antikushtetuese ministren e inteligjencës artificiale nuk ka marrë ende një zgjidhje kushtetuese, ndërsa Gazment Bardhi thotë se zvarritja e afateve është e papranueshme.
30 Shtator, 10:31