-
Politikë
Kulluri: Basha po saboton takimet e kandidatëve në degë! Është bërë 'meme'! S'di ku e gjen kurajën për të rikandiduar pas humbjeve seriale
Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri ka ngritur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha po ndikon të strukturat e partisë për të sabotuar takimet e kandidatëve të tjerë dhe kjo ka ndodhur në disa prej degëse.
5 Qershor 2021, 18:49 -
Politikë
Data e zgjedhjeve në PD, Harxhi në Bulqizë: Kam kërkuar që të shtyhen, madje po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator
Kandidatja për kryetarin e Partisë Demokratike Edith Harxhi u ndal te anëtarësia blu e Bulqizës për të prezantuar programin e saj. Harxhi tha se selia blu duhet të gjejë strategjinë e duhur për të kthyer
5 Qershor 2021, 16:55 -
Politikë
Gara për kreun e ri të PD-së/ Nga reformimi i partisë te fati i kryetarit, platforma e tre kandidatëve! Basha duarbosh para demokratëve
4 kandidatët e Partisë Demokratike pas një jave do të votohen nga anëtarësia për kryetarin e ri. Ndonëse ka vijuar turin e takimeve në thuajse gjithë vendin, Lulzim Basha nuk ka paraqitur program, ndërsa 3 kandidatët e tjerë kanë paraqitur platformat e tyre ku spikat një pikë e përbashkët, kryetari i partisë nuk duhet të vijojë drejtimin nëse humbet zgjedhjet
5 Qershor 2021, 14:57 -
Politikë
Zgjedhjet në PD, Basha: Nuk e njoh 25 prillin! Harxhi: Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit! Shehaj: Në drejtimin tim s'ka marrëveshje me Ramën
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, 4 kandidatët po zhvillojnë takime me anëtarësinë ku kërkojnë votat e tyre për drejtimin e partisë
5 Qershor 2021, 13:57 -
Politikë
Shehaj: Nën drejtimin tim nuk do të ketë marrëveshje apo bashkëqeverisje me Ramën
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se nëse do të zgjidhet kryetar i PD-së nuk do të ketë, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi
5 Qershor 2021, 13:50 -
Politikë
Harxhi: Është momenti që të ringremë PD dhe ta bëjmë parti fituese! Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit
Kanidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi në një shënim të gjatë në rrjetet sociale ka shpalosur edhe disa nga problematikat kryesore që ka evidentuar gjatë takimeve që ka zhvilluar me anëtarësinë
5 Qershor 2021, 13:33 -
Politikë
Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! S'ka bashkëpunim me autorin e masakrës
Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit
5 Qershor 2021, 12:00 -
Opinion
Politika nuk bëhet me ditirambe emocionale
Turi i takimeve të kryetarit të PD duket se ka ndërruar destinacion. Siç edhe e pohon në aktivitetet e zhvilluara në Kavajë e më gjerë, ai po synon të bindë aleatët dhe demokratët se zgjedhjet e 25 prillit ishin një manipulim zgjedhor. Është thënë e zeza mbi të bardhën.
4 Qershor 2021, 14:19 -
Opinion
Ylli Pata: Kostoja e nxjerrjes së PD nga sistemi, vula fatale e dështimit të Lulzim Bashës
Është e çuditshme se ende sot, kur gjërat kanë ndryshuar shumë dhe kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër, panelistë e gazetarë pranë opozitës, ende mbrojnë të ashtuquajturën teze “revolucionare”, e cila mori në qafë jo thjesht Partinë Demokratike, por opozitën mbarë, jetën politike dhe paqen sociale në vend.
4 Qershor 2021, 12:48 -
Politikë
Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha: Hileja e radhës, do të na asgjësojë! Ai nuk na sheh si kundërshtarë politikë, por si armiq
Ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama, kryedemkrati Lulzim Basha e sheh si një hile dhe mashtrim me qëllim asgjësimin e PD-së. Nga takimi me demokratët e Tiranës, Basha tha se nuk do njohë rezultatin e 25 prillit, edhe pse kjo deklaratë e tij rezulton kontradiktore, pasi ai ka pranuar që të hyjë në parlamentin e ardhshëm.
4 Qershor 2021, 11:59 -
Opinion
Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit!
Z.Basha në takimet me demokratët ka thënë me gojën plot:”....jo bashkëpunimin...., por rrëzimin një orë e më parë....”, “..ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”, “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”. Në këto shprehje sintetizohet premtimi dhe rruga që do të ndjeki Basha si Kryetar i PD, nëse Ai rikonfirmohet nga zgjedhjet fasadë në 13 Qershor.
4 Qershor 2021, 10:31 -
Politikë
‘Lufta’ brenda PD, Shehaj takim me demokratët e zhgënjyer në Kavajë: Nëse do të bëhem kryetar, partia jonë do të ketë demokraci dhe meritokraci
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se nëse ai do të jetë kryetar i PD-së, partia do të ketë demokraci, meritokraci dhe çdo vendim do të merret me votën e anëtarësisë.
4 Qershor 2021, 10:27 -
Politikë
Zgjedhjet ne PD, Spahiu sulmon Bashën: Shkatërroi marrëdhëniet me Amerikën dhe bëri aleancë me Monikën
Juristi i njohur Kreshnik Spahiu, ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku thekson se Basha në fushatë ofroi një mandat të limituar për kryeministrin në fushatën e tij, ndërsa vetë kërkon që të qëndrojë më shumë mandate se 3 apo 4
3 Qershor 2021, 22:24 -
Politikë
Repolitix/ Ish-eksponenti i PD-së, Valteri: Gara është farsë, kutitë do të mbushen në favor të Bashës si në 2017! Shehaj del i dyti dhe zgjidhet nënkryetar
Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia.
3 Qershor 2021, 21:43 -
Politikë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës (VIDEO)
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës.
3 Qershor 2021, 21:30 -
Opinion
Frrok Çupi: Një PD për Malajzinë
Vetëm në Kuala Lumpur kam përjetuar që ambasadorja e Amerikës të lihet në fund të radhës… Ma ka kujtuar ngjarjen aziatike kjo që po ndodh sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku ambasadorja mund të shpallet ‘non- grata’ orë pas ore. Ka ndodhur si papritur: Në PD tani nuk mund të thuash me zë të lartë se je pro- Amerikës.
3 Qershor 2021, 21:27 -
Opinion
Mero Baze: Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët
Gara në Partinë Demokratike deri tani ka prodhuar dy gjëra pozitive, të cilat po i nxjerrin kundërshtarët e Lulzim Bashës, nga kurthi që ai tentoi t’i fusë. E para, kur ai tentoi t’i kompleksojë me mbështetjen e Berishës, edhe pasi SHBA e futi në listë të zezë, duke bërë sikur fliste “me heshtjen e tij” pro Berishës.
3 Qershor 2021, 21:17 -
Politikë
-
Politikë
Gara për kreun e PD, Edith Harxhi: I njoh zgjedhjet e 25 prillit! PS fitoi, shifrat flasin vetë (VIDEO)
Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së tha sot se ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. E pranishme në Berat, në një takim me demokratët, Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur edhe nga ndërkombëtarët dhe se shifrat tregojnë fitoren e PS.
3 Qershor 2021, 19:35 -
Politikë
Kandidati për kreun e PD, Kadilli takim me ambasadoren Kim: Zë i protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat edhe në PD! Biseduam për gjërat e mira të së ardhmes
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka njoftuar se ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
3 Qershor 2021, 19:25