-
-
Lleshi prezantohet ministria e Brendshme, i pranishëm Rama, Xhafaj dhe Veliu (VIDEO)
Pas pak pritet që në ambientet e ministrisë së Brendshme që vijnë ministri i ri i komanduar Sandër Lleshi i shoqëruar nga kryeministri Rama, ndërsa të pranishëm janë edhe ish-ministri Xhafaj dhe drejtori i policisë së shtetit, Veliu.
6 Nëntor 2018, 12:32 -
Emërimi i Lleshit/ Paloka: Të provojë se nuk është një kukull, të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos
Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se Parlamenti ka hapur rrugën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: peng i krimit të organizuar.
6 Nëntor 2018, 12:28 -
Rama komandon dhe dërgon Lleshin në Ministrinë e Brendshme, Xhafaj i dorëzon detyrën
Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Fatmir Xhafës në Kuvend, pasi dha dorëheqjen pak ditë më parë, Rama ka komanduar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama ka preferuar që ta shoqërojë vetë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme në prezantimin me stafin. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Xhafaj për ti dorëzuar detyrën. Lëvizja e kryeministrit erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin.
6 Nëntor 2018, 11:50 -
-
-
-
Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake
Kuvendi ka votuar me 75 vota dekretin e shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa pas dorëheqjes së ai dha pak ditë më parë, ndërsa drejtimin e këtij dikasteri do e marrë Sandër Lleshi, por si i komanduar. Kryeministri Rama akuzon presidentin Ilir Meta se e ka shkelur hapur Kushtetutën me mosdekretimin e propozimit të tij për Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama solli në vëmendje se në asnjë nga 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta për presidentin, nuk parashikohet refuzimi i një ministri, ndërsa i bëri thirrje Metës për shmangien e thellimit të krisjes Kushtetuese që po krijon.
6 Nëntor 2018, 08:18 -
‘Zbutet’ Presidenti Meta, dekreton pas një viti kreun e SHISH, Helidon Bendo
Por prej tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm të dekretojë Bendon në krye të SHISH. Helidon Bendo është pasuesi i Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. CV-ja, kush është kreu i Shërbimit Kombëtar Informativ dhe historia e institucionit pas 1990.
6 Nëntor 2018, 07:38 -
-
Mosdekretimi i Lleshit, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli 'padashje' Kushtetutën
Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla preku një sërë cështjesh që janë në qendër të vëmendjes së publikut, që nga akuzat për Dakon e deri tek teoritë 'konspirative' që qarkullojnë në media se ishte Xhafaj që publikoi të dhënat e sistemit TIMS për Ballën.
5 Nëntor 2018, 21:56 -
Dita e fundit në ministrinë e Brendshme, Xhafaj përdor shprehjen e Ramës: Lojë shahu është…
Fraza e përdorur nga Xhafaj, u artikulua 3 ditë më parë nga Rama, në një mesazh që ai ua dërgoi deputetëve të grupit socialistë, pas vendimit të Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
5 Nëntor 2018, 17:27 -
-
-
-
Rama komandoi Lleshin, reagon Meta: Nuk do të lejoj të më sfidojnë, iku koha e Sekretarit të Parë
Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, por sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin.
5 Nëntor 2018, 13:34 -
Diskutime për Sandër Lleshin? Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit në Presidencë
Burime për Report Tv pohuan se një nga temat e bisedës ishte çështja e dekretit të Sandër Lleshit. Por në një njoftim për mediat, Presidenca thotë se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.
5 Nëntor 2018, 13:04 -
Refuzimi i Lleshit, Meta takim 60’ me Ruçin, e përcjell deri tek dera me buzëqeshje (VIDEO)
Ende nuk dihet nëse takimi i kërkuar nga Ruçi do të sjellë ndonjë surprizë, por në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në momentin e përcjellës së kryetarit të Kuvendit.
5 Nëntor 2018, 11:35 -
-
Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq
Refuzimi i dekretimit të Sandër Lleshit nga Meta ka bërë që Rama ta komandojë gjeneralin duke e emëruar fillimisht zv/ ministër të parë. Kryeministri ka deklaruar se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, ndërsa ka lëshuar edhe një paralajmërim. Nesër do të mblidhet Kuvendi për të shkarkuar Xhafën. Ruçi takon Metën më pas Ballën dhe Sekretarin e Kryeministrisë Agaçi pas refuzimit të dekretit të Lleshit nga Presidenti. Reagon PD: Rama këmbëngul në emërimin e Lleshit se i duhet një kukull për të mbrojtur veten.
5 Nëntor 2018, 10:28
