Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian, SHBA, vendeve të rajonit si edhe vendeve të tjera mike e partnere të Shqipërisë duke u thënë se vendi ynë po mobilizohet për të marrë sa më shpejtë ndihma dhe mbështetje nga ndërkombëtarët.
Kryetari i Kuvendit ndër të tjera i falenderon homologët mbi kontributin që kanë dhënë vendet e tyre në përballimin e fazës së emergjencës për familjet e prekura dhe i informon mbi masat e Qeverisë për zgjidhjen afatgjatë të problemeve të strehimit dhe pasojave të tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Mbështetja e ndihma që keni dhënë e po jepni në shpëtimin e jetëve njerëzore do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Megjithë përpjekjet intensive të Qeverisë, institucioneve, ekspertëve, sipërmarrjeve private, shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të mbështetur edhe nga organizata, sipërmarrje dhe qeveri të mjaft vendeve mike, të cilët po tregojnë një solidaritet dhe humanizëm të pashoq, burimet dhe kapacitetet tona në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme. Prandaj ne po mobilizohemi për të fituar sa më shumë mbështetje ndërkombëtare për të rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur pasojat e rënda të kësaj tragjedie. Duke Ju shprehur mirënjohjen e thellë timen, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, do të vlerësoja shumë nëse do të ishte e mundur që ky kontribut të vazhdojë me burime financiare e burime të tjera edhe në fazën e ndërtimit të banesave për të prekurit nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar. Ju falenderoj edhe njëherë nga zemra për ndihmën ndaj vendit tim në këtë kohë të vështirë. Këtë mbështetje nuk do ta harrojmë kurrë.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIMI/ Në Kurbin miratohet bonusi i qirasë! Rama: Marrëveshje me kompani turke! Ruçi: Mbështetje nga ndërkombëtarët për rindërtimin
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.9%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58