
Presidenti i vendit, Ilir Meta, paraditen e kësaj të marte ka takuar ekipin e ekspertëve nga Izraeli të cilët po punojnë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit.
Meta me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar edhe foto nga takimi me ekipin izraelit dhe në fund ka bërë edhe një falenderim në gjuhen izraelite.
"I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom! " shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIMI/ Në Kurbin miratohet bonusi i qirasë! Rama: Marrëveshje me kompani turke! Ruçi: Mbështetje nga ndërkombëtarët për rindërtimin











