-
2 gjoba dhe 2 procedime penale s'e ndalin 46-vjeçarin në Krujë! Organizon sërish dasmë në lokalin e tij, arrestohet
Disa gjoba 1 milionëshe dhe 2 procedime penale nuk kanë mjaftuar për 46-vjeçarin Xh. B., i cili ka vijuar që të organizojë dasmë në lokalin e tij, edhe pse në kundërshtim me Aktin Normativ.kruje
26 Nëntor 2020, 09:50 -
Familja e varfër në Krujë nxirret pas 10 vjetësh nga stalla! Kryefamiljari Ylber Sadiku: Për dy muaj pronari kërkon godinën
Të jetosh në një stallë bagëtish prej 10 vitesh është e vetmja mundësi mbijetese për Ylber Sadikun dhe bashkëshorten e tij të cilët jetojnë në kushte aspak të mira me 3 vajzat e mitura. Çifti bën apel për ndihmë sepse edhe stalla nuk do të jetë më një “shtëpi” për ta pasi e kërkon pronari .
23 Nëntor 2020, 22:46 -
Të infektuar me COVID 3 mësues dhe nxënës me simptoma, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Krujë
COVID mbyll një tjetër shkollë në vend. Shkolla nr. 1 e qytetit të Krujës është mbyllur nga autoritetet vendore të shëndetit publik pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 3 mësues, ndërkohë që 6 te tjerë i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjeve.
20 Nëntor 2020, 09:41 -
Krujë/ 56-vjeçari abuzon me të sëmurën mendore dhe e lë shtatzënë! Dëshmia që zbuloi të vërtetën
Prokuroria e Krujës arreston njeriun që abuzoi seksualisht dhe la shtatzënë 24-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor. Analiza e ADN tradhtoi Shaban Muratin, doli që ishte babai i fëmijës së lindur.
18 Nëntor 2020, 09:32 -
Situatë e rënduar në Krujë, pacientë me COVID shtrohen në spital, Drejtoresha: Trajtim me oksigjen
Situata në Bashkinë e Krujës është kritike! Këtë e pohojnë mjekët e urgjencës dhe drejtoresha e spitalit, e cila tha për Report Tv se një ambient i veçantë në urgjencë është përshtatur për pacientët me Covid-19. Numri i të sëmurëve njeh vetëm rritje, ku çdo ditë në spital marrin mjekim më shumë se 12 persona.
12 Nëntor 2020, 15:38 -
Ibrahimi takim me drejtuesit e prokurorive Kurbin dhe Krujë, i japin 'llogari' për problematikat
Ditën e sotme, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë, Arben Nika dhe Petrit Çano.
6 Nëntor 2020, 10:40 -
Banorët e Krujës në protestë: Prej një viti nuk ka asnjë projekt për rindërtimin pas tëmretit, kujt kanë dashur i kanë dhënë para (VIDEO)
Banorë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nga të gjitha lagjet e qytetit të Krujës janë ngritur sot në një protestë përpara Bashkisë Krujë.
19 Tetor 2020, 11:54 -
E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti
30 fëmijë të fshatit Nuaj në Malësinë e Krujës e kanë nisur vitin shkollor në qendër shëndetësore, pasi shkolla u shemb nga tërmeti. Ky vendim, i pazakontë është marrë nga Bashkia e Krujës dhe është zbatuar nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor, pasi sipas tyre nuk ka asnjë objekt tjetër në fshat.
26 Shtator 2020, 23:05 -
Krujë/Taksia me 6 sirianë del nga rruga përfundon në kanal, plagoset rëndë një prej emigrantëve, dërgohet te Trauma në Tiranë
Aksidenti në Borizan të Krujës ka zbuluar trafikimin e 6 emigrantëve sirian të cilët kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Një taksi e cila udhëtonte me 6 emigrantë sirianë në të ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pranë kryqëzimit të Borizanës.
22 Shtator 2020, 22:24 -
Fushë Krujë/ Zjarr i fuqishëm te kodrat e fshatit Derven! Rrezikohen disa banesa, vështirë ndërhyrja! (VIDEO)
Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e fshatit Derven. Zjarri ka djegur afro 20 hektar pyje e shkurre, prej afro një ore e gjysmë zjarrfikësja e Krujës dhe e Niklës po luftojnë me flakët.
18 Shtator 2020, 17:28 -
Ra nga skela dhe humbi jetën teksa po punonte, kush është punëtori 28 vjeçar (FOTO)
Erlind Gazheli është 28 vjeçari i cili humbi jetën teksa po punonte në banesën e Lulzim Konit. Ky i fundit po bënte punime pa leje në shtëpinë e tij.Report Tv, ka siguruar foton e punëtorit Erlind Gazheli, i cili u rrëzua nga skela dhe humbi jetën.
8 Shtator 2020, 10:43 -
Vit i ri i vështirë për nxënësit në Krujë me 13 shkolla të dëmtuara, Masha për Report Tv: Mësim me turne në 24 shkolla
Kruja dhe Thumana janë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 1690 nxënës janë të detyruar të spostohen në shkolla të tjera dhe numri do të ketë një rritje të ndjeshëm duke e bërë më të vështirë respektimin e masave kundër pandemisë së COVID-19. Mësimi në vitin e ri shkollor në Krujë do të zhvillohet në 24 shkolla me turne.
5 Shtator 2020, 13:28 -
Operacion i madh anti-kanabis në Malësinë e Krujës, priten të asgjësohen 50 parcela (VIDEO)
Operacion i madh anti-kanabis në Malësitë e Krujës. Në operacion marrin pjesë mbi 20 grupe të FNSH dhe Policia e Krujës, ku referuar burimeve priten të asgjësohen rreth 50 parcela me kanabis. Report Tv sjellin pamje nga nisja e këtij operacioni, ky siç mund të shihet qyteti është "blinduar" nga uniformat blu.
26 Gusht 2020, 07:35