-
Vazhdon ofensiva turke në Siri, pavarësisht armëpushimit, të vdekur dhe plagosur. Amnesty International: Turqia ka kryer krime lufte. Trump: Si dy fëmijë në një fushë lojrash
Zv/presidenti i SHBA sqaroi se milicitë e YPG do të duhet të tërhiqen 30 km larg kufirit. Vetëm atëherë ata do të fillojë armëpushim me forcat e armatosura të Ankarasë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut denoncon se raketa turke kanë goditur qytetin sirian Ras al-Ayn, duke thyer marrëveshjen. Trump e krahason konfliktin në Siri me luftën e fëmijëve në një shesh lojërash
18 Tetor 2019, 08:05 -
-
Siria, 275,000 civilë kurdë në arrati, qyteti Manbij merret nga ushtria e Asad, rrezikohet përleshja me trupat turke, Moska garanton që 'Jo'
'Volkswagen' shtyn vendimin për fabrikën e re në Turqi, një ushtar turk i vrarë në betejën e Manbij. "Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG,"- tha zëdhënësi i gjigandit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon.
15 Tetor 2019, 13:19 -
BE: Lufta në Siri i hap rrugë ringritjes së ISIS, forcat e Asad dhe ato turke drejt Kobane, vritet dhe një tjetër gazetar
Situata kudo është në kaos të plotë, duke patur parasysh dhe rrezikun e shtuar të 10 mijë ish luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë arratisut nga burgjet. Një perspektivë kjo që tmerron popullsinë kurde por edhe pakicën e konsiderueshme të krishterë-sirianë që jeton në të dy qytetet.
14 Tetor 2019, 17:56 -
Asnjë pozicion i përbashkët i BE për ndalimin e armëve ndaj Turqisë, Mogherini: Kompleksiteti i situatës e bën të vështirë zgjidhjen
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka njoftuar se së shpejti do të kalohet në qeveri një dekret ministror për të bllokuar "eksportin e armëve në Turqi për gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e kontratave dhe angazhimet e ardhshme".
14 Tetor 2019, 16:16 -
Afrohet përplasja e madhe midis ushtrisë së Asadit dhe asaj turke, Sirianët: Do marrim gjithë vijën kufitare, Trump: Me luftëtarët e ISIS të merret Europa (VIDEO)
Trump: Evropa do duhet të marrë përsipër militantët e ISIS, Turqia dhe kurdët nuk duhet t'i lënë të shpëtojnë. EUropa duhej t'i kishte mbajtur ata pas kërkesave të shumta nga ana ime. Le ta bëjnë tani. Ata kurrë nuk do të arrijnë dhe kurrë nuk do të sillen në SHBA.
14 Tetor 2019, 14:32 -
-
Erdogan kërcënon BE: Do dërgoj 3.6 milionë refugjatë në Europë! Vazhdojnë bastisjet turke në kufirin me Sirinë, reagon diplomacia
“Nëse përpiqeni ta etiketoni këtë operacion si pushtim, ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë refugjatët drejt Europës. Që prej fillimit të operacionit, janë vrarë 109 terroristë. Qëllimi i operacionit “Pranvera e Paqes” është të kontribuojë në integritetin territorial e politik të Sirisë”, - tha Erdogan.
11 Tetor 2019, 09:37