-
Protesta e Shoqatës së Transportit zhvendoset te ministria e Financave (VIDEO)
Protesta e Shoqatës së Transportit është zhvendosur te ministria e Financave. Ato vijojnë të rezistojnë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t'u shpërndarë. duke thënë se nuk do të ndalin protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.
17 Qershor 2020, 11:31 -
Pa distancë, pamje e frikshme nga tubimi i shoqatës së transportit! Protestuesit: Duam pagë shtesë! Tensione me policinë, procedohen penalisht 7 persona
Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka sjellë ndërgjegjësimin e qytetarëve. Nga tubimi i shoqatës së transporti para Ministrisë së Infrastrukturës, policia ka proceduar penalisht 7 persona për organizim të paligjshëm të tubimeve.
17 Qershor 2020, 11:09 -
Shoqata e transportit nesër sërish protestë në 11:00: Na paguani për shtyrjen me një javë të hapjes së këtij shërbimi
Shoqata e Transportit i ka shtuar 4 kërkesave të saj edhe një pikë tjetër, atë të pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së këtij shërbimi nga qeveria, si pasojë e rritjes së numrave të të infektuarve me covid-19 në vendin tonë. Ata shprehen se për këtë kërkesë dhe hapjen e transportit publik do të protestojnë ditën e nesërme në orën 11:00 pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
16 Qershor 2020, 16:41 -
Transporti Publik sërish në protestë: Plotësoni 4 pikat tona! Nëse zbatojmë protokollet në autobusë hipin vetëm 45 vetë
Transporti Publik do të hapet për qytetarët më 15 qershor, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Megjithatë, shoqatat e transportit vijon edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.
10 Qershor 2020, 10:33 -
Shoqatat e transportit sërish protestë nesër përpara Ministrisë së Infrastrukturës: Plotësoni kërkesat që të rifillojë transporti
Ditën e nesërme shoqatat e transportit do të protestojnë përsëri përpara Ministrisë së Infrastrukturës në orën 10 të mëngjesit për shkak se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.
9 Qershor 2020, 16:10 -
Shoqatat e Transportit në protestë: Nuk njohim protokollet! S'ruhet distanca me 70% kapacitet
Shoqatat e transportit paralajmërojnë të mos nisin nga puna më 15 qershor nëse qeveria nuk u plotëson atyre kërkesa për ringritjen ekonomike pas goditjes nga pandemia. Sot ata protestuan para Ministrisë së Infrastrukturës ku ndër kërkesat kryesore kanë heqjen e akcizës së naftës.
8 Qershor 2020, 14:40 -
Shoqata e Transportit protestë: Afat dy javë ministrisë dhe bashkisë të plotësojë kushtet ose bllokojmë terminalin e ri në Tiranë (VIDEO)
Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka paralajmëruar sot se nëse Ministria e Infrastrukturës dhe bashkia e kryeqytetit nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre brenda dy javësh atëherë do të bllokojnë terminalin e ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut që u inaugurua pak javë më parë te Kthesa e Kamzës
24 Janar 2020, 09:53 -