-
Paga mesatare kalon 92 mijë lekë në muaj, por mbi 50% e shqiptarëve nuk e ‘kapin’ dot! 1 në 4 punonjës, me minimale
Paga mesatare në Shqipëri ka kaluar 92 mijë lekë, por shumica e shqiptarëve janë ende poshtë kësaj shifre. Gati 1 në 4 të punësuar paguhet me pagën minimale, thotë INSTAT ndërsa vetëm 17% marrin mbi 120 mijë lekë.
14 Shtator, 16:34 -
-
43 mijë vende pune bosh në 6 muaj, eksperti në Report TV: Politikat në arsim duhen ndryshuar, të rinjtë të orientohen drejt zanatit (VIDEO)
Me 43 mijë vende pune të paplotësuara në vetëm gjashtë muaj, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa thotë se tregu shqiptar i punës po përballet me pasojat e politikave të ndjekura ndër vite në arsim.
9 Shtator, 19:26 -
Filipinas, indian apo egjiptian: gati 30% e vendeve të lira të punës në vend tani u mbushën nga të huajt, 12 mijë morën leje në 6 muaj!
Tregu shqiptar i punës po mbështetet gjithnjë e më shumë te punonjësit e huaj, me 12.348 miratime për punësim në gjashtëmujorin e parë të 2026-ës. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thotë se 28.3% e vendeve të lira të punës që u shpallën gjatë këtij viti janë mbushur me shtetas të huaj. Ata janë të punësuar kryesisht në turizëm, industri, ndërtim dhe tregti.
1 Shtator, 16:24 -
Projektligji për punësimin/ Pagat për vendet e lira të punës do jenë publike, krijohet pasaporta digjitale me eksperiencën e punëkërkuesit
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për nxitjen e punësimit”, me synim modernizimin e shërbimeve të punësimit, rritjen e transparencës në tregun e punës dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.
7 Gusht, 16:28 -
22.700 të huaj të punësuar në Shqipëri deri në qershor, kryesojnë ata me prejardhje nga Filipinet, India dhe Egjipti
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
21 Korrik, 07:58 -
Diploma s’mjafton, mbi 17 mijë të papunë me arsim të lartë! I riu nga Vlora me specializime në SHBA e Itali: Ankesë deri te kryeministri prej burokracive në punësim
Mjeku veterinar Mario Nesturi, i specializuar në SHBA dhe Itali, tregon vështirësitë me të cilat përballen edhe të rinjtë e kualifikuar për të ndërtuar një karrierë në vend. 30-vjeçari rrëfen se për shkak të burokracive, i është dashur të bëjë ankesa deri në kryeministri.
12 Korrik, 18:48 -
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Numri i shqiptarëve që jetonin jashtë vendit vlerësohej në më shumë se 1.2 milionë në vitin 2024, ose mbi 230,000 persona më shumë se në vitin 2015. Norma e emigrimit arriti në 31.1%, e dyta më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
9 Korrik, 08:24 -
-
Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.
11 Qershor, 08:04 -
-
Raporti/ Pensioni urban 20 mijë lekë, ai rural 11.8 mijë lekë! Puna në të zezë godet 353 mijë pensionistë
Numri i pensionistëve në Shqipëri arriti në 755 mijë në vitin 2025, dhe afro 55% e tyre marrin pagesë të pjesshme për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës. Nga ana tjetër nëndeklarimi i pagave po i mban pensionet e ulëta. Sipas të dhënave të ISSH, vjet pensionet e reja të lidhura ishin vetëm 16 mijë lekë, ndërsa pensionet mesatare si në fshat dhe në qytet janë rritur në shifra minimale.
7 Qershor, 15:24 -
Qeveria miraton planin e ri të Garancisë Rinore për periudhën 2026-2028, synon mbështetjen e të rinjve në tregun e punës! Ministrja Ibrahimaj tregon detaje
Autoritetet synojnë që përmes planit të ri të 'Garancisë Rinore' të forcojnë masat për punësimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030.
3 Qershor, 20:22 -
Produktivitet i ulët, por shqiptarët të tretët në Europë për orët e gjata të punës
Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë.
28 Maj, 09:01 -
Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Raporti identifikon 7 arsyet, surprizon Kosova
Punonjësit shqiptarë raportojnë pakënaqësitë më të mëdha për të ardhurat, cilësinë e kohës së punë, mjedisin social e fizik, mungesën e perspektivës, ngarkesën në punë ndërsa janë pak më pozitivë në zhvillimin e aftësive të tyre për punë.
15 Maj, 07:35 -
-
Largimi i të rinjve, bizneset kthejnë 'sytë' nga të moshuarit! 27% e pensionistëve po punojnë tri herë më shumë se në vitin 2015
Kjo rritje reflekton jo vetëm nevojën ekonomike për të rritur të ardhurat në moshë të thyer, por edhe presionin që po ushtron emigracioni i të rinjve mbi tregun e punës, duke i detyruar bizneset të mbështeten te moshat më të thyera.
13 Prill, 12:48 -
Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara nga 2003-2023! Punët me aftësi elementare u zgjeruan me 15%, ato që kërkojnë arsim të lartë në 5%
Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.
7 Nëntor 2025, 07:25 -
Raporti i Bankës Botërore/ Negociatat me BE me ‘leverdi’ për ekonominë e Shqipërisë, mund të rrisin deri në 3.1% të ardhurat për frymë
Banka e Shqipërisë paralajmëron ngadalësim të rritjes ekonomike vitin e ardhshëm, për shkak të pasigurive tregtare ndërkombëtare. Në raportin më të fundit thuhet se rritja ekonomike e Shqipërisë po mbështetet fort nga turizmi dhe ndërtimi, ndërsa bujqësia është në rënie.
7 Tetor 2025, 15:09 -