-
Gjykata e Vlorës i vërteton mandatin Fredi Belerit, për kryetar të bashkisë Himarë, i hapet rruga ceremonisë së betimit! Kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Fredi Beleri ka kërkuar sot lirimin në gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë kërkuar rrëzim të kërkesës së prokurorisë për masën e arrestit me burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa. Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.
14 Qershor 2023, 12:08 -
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 1 viti pezullim, nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi të arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqit të arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj të akuzuar si grup i strukturuar kriminal per rrembimin e Jan Prengës. Ndërkohë gjyqi per Altin Hajrin për të njejtat akuza është pezulluar deri ne njoftimin dhe kapjen e tij.
13 Qershor 2023, 12:11 -
U kap për blerje votash për kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin! Dëshmia: Bisedat për votat i bëra me gruan
Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale "korrupsion aktiv në zgjedhje". Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij.
12 Qershor 2023, 10:01 -
GJKKO i caktoi masën e sigurisë, Dako transportohet në burgun e Durrësit, ku ndodhen Lefter Koka dhe Alqi Bllako të arrestuar për inceneratorët
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në burgun e Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar pë
8 Qershor 2023, 21:00 -
Avokati i Vangjush Dakos: Nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, do e provojmë që nuk ka kryer vepër penale! Akuza për tenderin, lapsus i prokurorisë
Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha se vendimi për ‘arrest me burg’ është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet. Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sipas avokatit, akuza për tenderin 
8 Qershor 2023, 16:57 -
I arrestuar për shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Vangjush Dakon! Ndryshon masa e sigurisë për disa prej zyrtarëve të akuzuar
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre.Ndërkohë për zyrtarët dhe ish zyrt
8 Qershor 2023, 16:49 -
Dako mohon akuzat e SPAK: Për shëtitoren s’kam shkelur asnjë procedurë! S’kam pasur dijeni sa kate është pallati
Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijen
8 Qershor 2023, 14:21 -
I arrestuar për shpërdorim detyre, Report Tv siguron foton ekskluzive të Vangjush Dakos në GJJKO
Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të ish-kryebashkiaku të Durrësit, Vangjush Dako në sallën e gjyqit në GJJKO. Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre dy herë, do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa ësht&eu
8 Qershor 2023, 12:44 -
-
Vangjush Dako lihet në burg! Mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni për tenderin, as katet e pallatit! Çohet në burgun e Durrësit ku është Lefter Koka e Alqi Bllako
GJKKO cakton 'arrest me burg' për Vangjush Dakon. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka mohuar akuzat në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Edhe 1 ish bashkëpunëtor është lënë në burg, 4 në arrest shtëpie, 1 detyrim paraqitje dhe 3 mbeten në kërkim.
8 Qershor 2023, 07:40 -
GJKKO pranon familjarët si palë në proces, avokati: Fitore për familjen! Zamira Durda: Urdhri i ministrit vrau djalin tim
Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit në 2008, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen e penale e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.‘Historia e pjesëmarrjes
7 Qershor 2023, 15:21 -
Tragjedia e Gërdecit/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, pranon kërkesën e familjarëve të viktimave për të qenë pjesë e procesit
GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua. Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e nj&am
7 Qershor 2023, 15:12 -
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
Teksa pritej që këtë të mërkurë (7 qershor 2023) të shpallej pretenca ndaj Fatmir Mediut, gjyqi mori kthesë të papritur. Gjykata bën palë në proces 290 të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit
7 Qershor 2023, 13:50 -
Si u zbulua korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, sekretarja e përgjithshme dhe specialistja u kapën rastësisht duke përgjuar një tjetër zyrtar! GJKKO i lë në burg
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë të akuzuara për korrupsion. Ndërkohë Report Tv mëson se korrupsioni u zbulua nga SPAK rastësisht pasi ishin duke hetuar një çështje tjetër.
5 Qershor 2023, 17:41 -
Kërkoi masë më të butë sigurie, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën: Ka probleme me zemrën! Të hënën seanca në GJKKO
Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
5 Qershor 2023, 15:22 -
Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, lihen në burg Sekretarja e Përgjithshme e 'Shëndetësisë' dhe zyrtarja tjetër
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme, ku mësoi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Edhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto është lënë në burg.
5 Qershor 2023, 09:49 -
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt kanë bërë rekurs të Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e pasurive të tyre. Dorëzues të padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco
3 Qershor 2023, 13:44 -
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
Saimir Tahiri është në ditën e parë të lirisë, pasi Gjykata e Elbasanit e nxori nga qelia për tu kujdesur për 2 fëmijët, me bashkëshorten e sëmurë siç u vlerësua nga ekspertiza e mjekëve. Por teksa opozita në seri dhe ambasadorja Yuri Kim u shprehën të zhgënjyer nga drejtësia, vetë ish-ministri i Brendshëm paralajmëroi në reagimin e parë publik se do të kërkojë të drejtën pa kursim
3 Qershor 2023, 12:40 -
Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Greqia: Vendim kundër dispozitave të shtetit ligjor! Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për lënien në burg të Fredi Belerit duke e konsideruar si një vendim që nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe nuk përbën trajtim të drejtë p&
1 Qershor 2023, 15:43
