-
Djegia e mandateve, deputetët e PD-së i bashkohen thirrjes së Bashës
Kryedemokrati, Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike ku po diskutohet propozimi i tij lidhur me djegien e mandateve. Gjatë mbledhjes disa nga deputetët e PD janë shprehur pro propozimit të Bashës. Ndër to janë Flamur Noka, Andon Frroka, Edmond Spaho, Agron Shehaj dhe Klevis Balliu.Noka ka thënë se PD duhet t'i ba
18 Shkurt 2019, 11:40 -
-
-
Ndalimi i protestuesve/ Deputetët e PD sherr me policinë në komisariat, Noka shtyn efektivin (VIDEO)
Deputetët e Partisë Demokratike kanë hyrë forcërisht brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e kësaj të shtune, pas shoqërimit të 20 protestuesve të dhunshëm. Futja e beftë e deputetëve Gent Strazimiri, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu është shoqëruar me momente tensioni. Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie të cilin e ka shtyrë dhunshëm. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të PD.
16 Shkurt 2019, 22:01 -
Dhuna në protestë/ 20 të shoqëruar, mes tyre edhe ish-kreu i Bashkiakes, komunikohen 7 urdhër-arreste (VIDEO)
Pas protestës së dhunshme të opozitës, policia ka nisur shoqërimet e para të personave të përfshirë në përleshjet mes forcave të policisë dhe tubuesve, që përfunduan me shkatërrimin e kryeministrisë. Shtatë prej të shoqëruarve u është komunikuar urdhër arresti për aktet e dhunës dhe ata tashmë do përballen me akuzat. Flamur Noka përplaset me policinë te Drejtoria e Tiranës.
16 Shkurt 2019, 20:03 -
Vendimi për Tahirin/ Noka: Kjo është një goditje e rëndë për reformën në drejtësi
Noka foli për vendimin e Gjykatës së Krimeve të rënda duke e qujatur atë pjesë të skenarit të Edi Ramës për të shfajësuar ish-Ministrin e Brendshëm nga akuzat për trafik droge. Deputeti i Partisë Demokratike e cilësoi vendimin një goditje të rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.
11 Shkurt 2019, 18:46 -
Negociatat, Balla-Bashës: Je anti-shqiptar! Komisioni do të japë dritën jeshile
Gjatë seancës së sotme në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u përfshin në replika të forta për cështjen e Kosovës. Ndërkohë që Balla i ktheu edhe një përgjigje Lulzim Bashës, i cili tha se Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor.
7 Shkurt 2019, 11:48 -
I tha Ulsi Manjës mos na çaj b**ën/ Vasili: Serinë e fyerjeve dhe sharjeve e hapi Rama
Seancën e fundit të Kuvendit, krahas kryeministri Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha, protagonist i fjalorit fyes në Kuvend ishte edhe Petrit Vasili kur iu drejtua me fjalë banale kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja (Lexo
2 Shkurt 2019, 17:02 -
-
PD delegon deputetët për organizimin e protestës, Paloka sulmon ambasadorin e BE-së: Soreca tha se lufta ndaj krimit mbaroi
Pasditen e sotme Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje për organizimin e protestës së paralajmëruar në 16 shkurt. Në mungesë të kreut të PD-së, mbledhjen e ka drejtuar Edmond Spaho, ndërsa janë ndarë deputetët që do të merren me organizimin e protestës.
23 Janar 2019, 17:16 -
-
-
Basha rikthen Nishanin në PD, sposton Ristanin, rikonfirmohen Paloka dhe Spaho (Emrat për Kryesinë)
Lulzim Basha publikoi sot listën e kandidatëve për anëtar kryesie dhe sekretariatet e PD, të cilët do të zgjidhen nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë ish-presidentin Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar.
18 Janar 2019, 15:59 -
-
Lidershipi i PD-së/ Rikthehen Topalli e Selami, lista me 353 njerëzit e kupolës së PD
Tërhiqet Basha, pranon Topallin dhe Selamin në Këshillin Kombëtar, ja lista e fundit me 353 anëtarët ku përfshihen edhe kryebashkiakët, krerët e degëve, deputetët, sekretarët dhe koordinatorët
30 Dhjetor 2018, 07:26 -
Ultimatume dhe fyerje në Kuvend, Byroja 'fal' Berishën për shkak të moshës, përjashton Nokën e Strazimirin
Përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për dy deputetët e PD, Gent Strazimiri dhe Flamur Noka, ndërsa për Berishën dhe Bashën Byroja ka vendosur t'u tërheqë vëmendjen. Ndërkohë opozita ka kërkuar përjashtimin e Ramës, por Byroja e ka rrëzuar këtë kërkesë.
21 Dhjetor 2018, 19:21 -
PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri/ Shtyhet kërkesa për Ramën
Partina Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë për tú shqyrtuar brenda 48 orëve.
20 Dhjetor 2018, 11:51 -
Protesta e studentëve/ Dalin mesazhet, Grida Duma: Bllokojini te “Zogu i Zi” të mos shkojnë në emision/ PD: Fake News
Zbulohet komunikimi i dy deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Flamur Nokës në whatsapp. Sipas komunikimeve, Duma kërkon që “Në vëmendjen tuaj, të keni porosi që të mbahet sa më gjatë Zogu i Zi, që të mos shkojë njeri të Top Show”. Ndërsa Flamur Noka përgjigjet ‘OK’.
11 Dhjetor 2018, 18:47 -
-