Shpërthen dhuna në protestën e opozitës...ku janë Basha dhe Kryemadhi?!! (VIDEO)

Pas dy orëve protestë paqësore para kryeministrisë që ndryshe nga radhët e tjera u mbajt vetëm me tre marshime rreth e qar godinës, me momente të vogla incidentesh duke rrëzuar rrethimet metalike rreth kryeministrisë, lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe aleatët e djathtë, e tërhoqën turmën në një marshim drejt Parlamentit. 

Edhe atje pati forca policore, të organizuara përsakohë opozita nuk kishte bërë publike asnjë skenar të protestës. Basha, Kryemadhi dhe aleatët qëndruan përrreth 15 minuta në qetësi para parlamentit, kur në mesin e kësaj qetësie shpërtheu krejt papritur dhuna. Protestuesit u sulën ndaj kordonit të vogël të policisë që ndodhej në hyrje të parlamentit, duke e çarë atë. U desh hedhja e gazit lotsjellës që turma të shpërndahen menjëherë. Gjatë përplasjes një efektiv i forcave Shqiponja mbeti i palgosur. 

Menjëherë, autobote me ujë, forca të tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën me autoblind në Parlament për të përforcuar sigurinë rreth Parlamentit. 

Por në mesin e gjithë kësaj rrëmuje dhe tentative për të hyrë brenda në Parlament, ata që u 'fshehën' mes turmës, janë liderët politikë. Basha dhe Kryemadhi u zhdukën krejt papritur, ku duket se teksa kanë dhënë ';urdhrat' për dhunë, janë larguar duke i shpëtuar syrit të mediave. Megjithatë, është e pritshme dhe e mundshme që lideri demokrat Basha dhe Kryemadhi të dalin më tej në deklarata dhe të distanciohen nga dhuna...siç ka ndodhur edhe në tubimet e tjera. 


Lajmi kryesor:

Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja