-
Kërpaçi: Sistemi shëndetësor pre e grabitjes rilindase! Të ndëshkohen përgjegjësit për koncesionin e sterilizimit
Ish- deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi ka akuzuar ditën e sotme qeverinë socialiste se po grabit sistemin shëndetësor në vend përmes koncesionit të sterilizimit. Kërpaçi tha se përgjegjësit për vjedhjen e këtij koncesioni duhet të ndëshkohen.
22 Janar 2020, 18:12 -
-
Nisma 'Thurje' e çoi në SPAK, ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma 'Thurje', koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Koncesioni është denoncuar në vazhdimësi nga Partia Demokratike. Pas dorëzimit të denoncimit në 24 dhjetor, ditën e djeshme SPAK-u nisi marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen, konkretisht njërin nga denoncuesit, doktori urolog Artan Konin.
21 Janar 2020, 14:32 -
SPAK nis marrjen në pyetje për koncesionin e sterilizimit, mjeku paditës: Sqarova dëmet që sjell (VIDEO)
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas padisë nga nisma 'Thurje' për koncesionin e sterilizimit është vendosur në lëvizje duke nisur pyetjen e personave që kanë dijeni lidhur me këtë kontratë.
20 Janar 2020, 10:17 -
Gati 12 fletë-thirrjet për sterilizimin! SPAK 'mbingarkohet' me dosje për korrupsion policësh me 1000 lekë
12 persona pritet të pyeten nga SPAK në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit të kallëzuar nga nisma Thurje 10 ditë më parë. Pas caktimit të dy prokurorëve kanë nisur veprimet konkrete mbi këtë kallëzim dhe së pari do të pyeten ata që kanë firmosur për këtë shërbim kaluar koncesionarit.
16 Janar 2020, 13:38 -
